Deputetët e opozitës, ata të Rithemelimit dhe mbështetës së Gazment Bardhit kanë bllokuar sallën ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Të gjithë ligjvënësit janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit.
Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj i ka zënë karrigen Enkelejd Alibeajt.
Deputetet qe kane bllokuar Komisionin:
Albana Vokshi
Lindita Metaliaj
Ervin Salianji
Asllan Dogjani
Gazment Bardhi
Edmond Spaho
Flamur Noka
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Elda Hoti
Luan Baçi
Saimir Korreshi
Bledion Nallbati
Petrit Vasili
Dhurata Cupi
Isuf Cela
Fatmir Mediu
Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar te thirrur nga Gazment Bardhi deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Në një komunikim shkurt për mediat, Blendi Klosi teksa doli nga mbledhja tha se “këta kanë bllokuar karriget”.
Pyetje: Ta kanë zënë vendin?
Klosi: Mua ma ka zënë vendin? Mua ma ka dhënë vendin populli. Ata kanë zënë karriget, le ti mbajnë karriget.
Lini një Përgjigje