Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi kanë kërkuar që ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të paraqitet në Komisionin për Burimet Natyrore për të dhënë shpjegime, pasi po diskutohet për buxhetin që do ti jepet ministrisë së saj.
Gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Bardhi tha se Kuvendi nuk mund të miratojë fondet për një ministri, kur drejtuesja e saj është “person i pandehur për vjedhje të fondeve publike”.
“Ne duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do ti japim ministrisë përkatëse. Kemi një akuzë të prokurorisë që 50 mln euro janë vjedhur vetëm me një projekt. Ministrja të vijë të na bindë si do i besojmë ne menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova që vetëm në një projekt janë vjedhur 50 milionë euro” deklaroi Bardhi.
Ndërkohë, Këlliçi ka kërkuar shtyrjen e seancës në Komisionin për Infrastrukturën, për shkak të mungesës së ministres Balluku.
“Ministrja prej 2 javësh është me statusin e të pandehurit me një akuzë zyrtare nga SPAK. Sa kohë kemi të bëjmë me një situatë vetë rregullorja nuk na jep alternativë në rast të mungesës së ministrit. E vetmja alternativë që kemi është të riskedulojmë në një moment tjetër orarin dhe ditën kur ministrja të vijë dhe të relatojë për pr. buxhetin.
Nuk i jepet e drejta zv.ministres për të përfaqësuar rolin e titullarit për prezantimin e pr. buxhetit. Zbatoni rregulloren dhe do të keni normalitetin.”, tha Këlliçi.
Nuk jepet llogari para rrugaceve
Rrugacja dhe gangosterja baxhelle ballukja nuk jep llogari…
Ermal, ke nene, moter, grua, ke femer ne shtepi apo i ke derguar ne Dubai?! Duket se çfare morali keni qe nga shprehjet qe leshoni; jeni per tek xhamat ju si familje.
Thẽrrisni Faro_ pordhẽn ne raport . Do dhiteni se qeshuri .
Po keta nuk jane deputete, jane te emruarit e Saliut si niperit e Karaxhiçit. A, ç'na bere moj Shelqere, tu befte helm ajo rroçke qe polli keta!