Deputeti i Bundestagut: S’bëhet fjalë për krime kavalieriteti, Berisha nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK

28 Tetor 2023, 11:37Politika TEMA

Deputeti i Bundestagut: S’bëhet fjalë për krime

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU ka bërë sërish deklarata të fortë për çështjen Berisha.

Mes të tjerash zyrtari gjerman tha se nuk do të takonte një person si Berisha, që ka një akuzë të tillë për të, deri sa të shprehet gjykata.

“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. Që të kemi një PD të fortë shpresoj. Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë të takohem me njerëz të cilët para se unë të takohem me njerëz, do të doja të mos kishim akuze konkrete. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie. Nëse një parti është e gjykimit që do të duhet të kishte një kryetar tjetër.

S’kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Ai ka përshtypjen se thotë; jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia, do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj. Njerëzit në një vend presim që një parti të zgjidh problemet e veta por edhe të njerëzve. Në fund të ditës, qytetarët thonë; nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidh dhe problemet tona. Uroj për PD çdo të mirë. Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Por mendoj se një nga sfidat më të mëdha, do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika.”, tha deputeti.

10 Komente

  1. c
    cfar derdellit ky Kurva e Doris Pack !

    hahahahah ka ardh me i remby noj dot Eurosh Mutit salih qe k ngel rruges si Muti ne Shi. po kur na e japin edhe si gjoja "Lajm" pelltjet e ktij Plehre Toksike ! hahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deutsche Albaner????????????????

      Wer mit Sali Berisha kontakt hat,ist gena so eine Kriminel, anderes kan man nich denken.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        E Ka thene qarte:Eshte procedure e GJYQESORIT...NUK DUHET te perfshihet politika(Sic Berisha po mundohet ta beje).Me qarte se kaq...

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Duk ndjekur nje interviste direkte te Bershes ne News24,verej se Sali Berisha eshte ne deoresion te thelle dhe çrregullime te renda te personalitetit.Pas padise qesharake dhe mashtruese qe gjoja beri ndaj z.Blinken ne Paris,ai kercenoi me nje fytyre te deformuar njerin nga personalitete e CDU-se z. Gunter Krichbam se do e padise per shpifje.Kjo per arsye se ai ka “hedhur balte”dhe ka shpifur ndaj “liderit historik”.Ne fat zoteria tha se :”Akuzat ndaj SPAK-ut jane absurde.SPAK-u duhet lene i qete te punoje.Ndaj z.Berisha ka akuza te renda per korrupsion dhe perdorimin e shtetit per perfitime personale.SPAK duhet lene i qete te punoje dhe nuk duhen bere presione politike.Imuniteti nuk eshte privilegj per t’iu shmangur drejtesise”Se ku jane shpifjet e ish “mikut te madh”te Berishes,kete e di vetem Berisha.Se ku eshte “Turpi” i z.Krichbaum dhe perse duhet t’i vije turp atij se ka mashtruar shqiptaret.Ku e kuoton Berisha qe ky zoteria i shikon shqiptaret si jashtokesor?! Duket qarte qe Berisha eshte ne Depresion te thelle dhe nuk kontrollon dot me fjalorin duke sulmunar kedo qe i del para.Kjo tregon se ai ka prekur fundin! Ne Shkoder thone:Rujna zot nga ment e krese.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          po hajde fol me vagabondin Muli horri qe ben garipin ne mes te Tiranes duke hyre me force ne drejtorine e policise per te penguar arrestimin e naziskineve nga Mamurrasi qe me urdher te tij dogjen me molotov deren e kryeministrise para 3 vitesh gjate pordhestave rrugore te shpellareve te vicidolit.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Nje parti qe nuk zgjidh se ke ka sekretare te pergjishem te vetin,nuk i del koha te merret me elektoratin!Aktualusht jane tre sekretare te pergjithshem ,qe bejne be rrufeve se vetem une jam,e tjeret jane” NUL!”

            Përgjigjjuni
            1. K
              Keshilla e dites

              Berisha lexo per Al Caponen! Kaq!

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza

                Salehu e hodhi dhe gjermanin ne gjygj Po si nuk ka turp dhe genjehen derdimenet e salehut ????

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  O mut , Sala eshte nen HETIM , dhe jo akuze e FUQISHME nga SPAK. Dhe po hetohet per korrupsion PASIV. Nuk futet ke akuzat e FUQISHME kjo. Se sa denohet robi per kete e pame te ministri Tahiri . Po ju infekton politika albanese edhe ju demek te drejtet europiane.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cubi

                    Sali. Sic e the dhe vete ne konference shtypi me gazetaret qe u kishe bere vete ti pyetjet hidhe ne gjyq kete gjermanin qe ben der der der per ty. Gjej ndonje avokat te forte si ai qe gjete per Blinkenin dhe e ke te sigurte qe ai do e shqyrtoje pas nja 10 vjeteve. Deri atehere eshte e sigurte se ke vajtur ne gop te sheqeres. Keshtu i humb gjurmat rrena dhe ti mbetesh lexhende.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje