Deputeti i PD, akuzë qeverisë: Ujë ka por i mban HEC-et me gjysëm kapaciteti

20 Nëntor 2022, 17:42Politika TEMA

 

Deputeti i PD, akuzë qeverisë:  Ujë ka por i mban HEC-et me

 

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mban hidrocentralet me gjysëm kapaciteti për të blerë energji nga jashtë. Deputeti i PD, Helidon Bushati, ka sjellë argumentet e tij mbi akuzën që shtron.

Postimi i Bushatit

????Kur paratë e shqiptarëve i “merr lumi”.

Sot do të shkonte shumë shprehja,natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit.

Lind pyetja;

????Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det,  e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune❓

???? Si mundet të shfrytëzosh  200MW nga Komani që ka 600MW dhe 150MW nga Vau Dejës që ka 250MW❓

????Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim  i pronës publike.❌

 ???? Kapacitetet e prodhimit prej 850MW (600MW në Koman me 4 agregatë dhe 240MW në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MW, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.

Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës.

 Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks!

Mund edhe  të “fshihesh" pas këtij  arsyetimi dhe nuk merret  kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.

Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është  ose trimëri  e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.

�???? Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë  vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det.

 

8 Komente

  1. I
    Inxhinjeri.

    Helidon je komplet idjot konsultohu me pare pastaj pirdh.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      7 x 7 = 42000000 euro????????????

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        Po qe se skane ku ta shesin. Shiu mund te vazhdoje dhe can digen si i behet o specialisti per gjithshka o kari i PD??? KONTRATA PER BLERJE MUND TE JETE E DETYRUSHME. TI SI KAR I ZGJUT NE PARLAMENT MUND TE KERKOSH SQARIME.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Këta hajdutët e korruptuar non grata të PDsë,nuk janë të besueshëm edhe sikur të jem i sigurtë që kanë të drejtë.Zakonisht ,këta dhe e vërteta jetojnë larg njëra tjetrës.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prind

            Lexoni ne faqen e Kesh, kishin blere energji edhe per sot, pra jo qe nuk prodhonin por importonin dhe derdhnin ujin qe solli natyra. Drejtori Kesh na tregonte perralla si te mbyllnim deren e frigoriferit dhe sa llampa te mbanim ndezur. Sikur gjithe shtepite te mbanin hapur deren e frigoriferit gjithe vitin , serish nuk do harxhohej aq miliona sa derdhi sot brenda nje dite ai. Fytyre karagjozit qe nuk di te lidhe as dy fjali, i kane varur ne qafe sektorin me strategjik te ekonomise se vendit, si ujkut melcite. Turpi i vendit, turp i Rilindjes ky karagjoz .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti i vertete

              Je kompleti paditur. Si projektues i tyre, Komani dhe Vau i Dejes nuk kane rezervuare, sidomos ato 4 metra to Komanit qe permend kuotat ti mbushen per disa ore. Po keshtu edhe Vau i Dejes. Kaskaden e shpeton shirat ne Kosove (Drini i Bardhe) dhe me tej pjesa e Drinit te Zi. Mos be politike se je qesharak. Po te flet nje ish projektues i tyre. Lere KESH te beje punen e tij. Ose shko ne SPAK e prokurori qe po vjedhin. I peshtire sepse dizinformon. Do te paraqesesh cdo gje si korrupsion, kur ka inxhiniera qe i kane bere keto pune.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bardha

                Keta idiot perfaqesojne Shkodren prandaj tallen gjithe shqiptaret tani me Shkodren se shpike filozofe te rradhe e te papare si ky krapi

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liu cin kun

                  A ka kush ne kujtese per nje Bushat sagllam???

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje