Rama reagon për raportin që "nxin" Shqipërinë: Shpifje dhe fantazi, s'ka pasur as dhunë e as sulme ndaj gazetarëve

3 Maj 2022, 12:08Politika TEMA

Rama reagon për raportin që "nxin" Shqipërinë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Treguesit Botëror të Lirisë së Shtypit që radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike.

Kreu i qeverisë thotë në postimin e tij në Twitter se e ka të pamundur të heshtë kur sheh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe “se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes”. Rama shton se në Shqipëri nuk ka as media të intimiduar dhe as gazetarë të penguar në lirinë e tyre.

"Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj", shkruan Rama.

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Treguesi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, "problematike", "të këqija" ose "shumë të këqija", për lirinë e shtypit.

Shqipëria

Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të.

Në raport thuhet se ndërsa pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullimi partiak i medias, integriteti fizik i gazetarëve cenohet nga krimi i organizuar, nga dështimi i shtetit për t'i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore.

Mediat private shqiptare më me ndikim zotërohen nga një grusht kompanish që kanë lidhje me politikanë. Gazetarët përballen me trysni politike që u përkeqësua në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë së COVID-19. Klasa politike, thuhet në raport, kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike dhe se gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t'i diskreditojnë ata dhe kanë vështirësi t’i qasen informacionit publik.

Raporti vë re se e ashtuquajtura paketë anti-shpifje, e cila do t'i jepte shtetit pushtet mbi përmbajtjen e mediave online dhe do të përforconte autocensurën, ende nuk është hequr qartazi nga agjenda politike, megjithëse versioni i saj fillestar është kritikuar nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria dëshiron t’i bashkohet dhe nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Ata që që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht të kërcënuar, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se gazetaret përballen me ngacmime në internet dhe në disa raste me diskriminim me bazë gjinore në redaksitë, një fushë e cila megjithatë ka shënuar përparim. Vetëcensura është e përhapur, por pavarësisht këtij kërcënimi ndaj pavarësisë së tyre editoriale, mediat krijuan një platformë për vetërregullimin etik, e para e këtij lloji në Shqipëri.

Rrjetet e organizuara kriminale nuk paraqesin rrezikun e vetëm për sigurinë fizike të gazetarëve, thuhet në raportin e Gazetarëve pa Kufij. Mosndëshkimi i krimeve të kryera kundër gazetarëve, i kombinuar me përpjekjet politike për t'i diskredituar ata, krijon një klimë dhune që mund të nxisë sulme të reja. Në vitin 2021, gazetarët që mbulonin protestat dhe operacionet e zbatimit të ligjit pësuan disa akte të dhunës policore.

74 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Kujt ia thua, pra mire i thua...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Ja thote Babales, qe te degjoje Salianji, e tja thoje Syrit te Berishes per fantazine e "cunguar" qe ka shypi i lire I hajduteve te Mediut, Metes, Berishes, Tritan Shehut... e me radhe...

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Gazetaret dhe gjithe punonjesit e mediave jane shtypur dhe persekutuar nga regjimi i eger dhe me i egri ne Europe dhe ne bote i Sali Berishes.Policia e Saliut i zhdepte ne dru ose i vriste fare,siç eshte rasti i Dritan Hoxhe,presidenti i Top-channel e shume te tjere. Me ardhjen e Edi Rames dhe qeverise se PS-te te gjithe njerzit e mediave kane rene rehat se nuk i denon dhe i gjykon njeri.

        Përgjigjjuni
      2. F
        F.A.

        Liri shtypi tek ne? E bukur kjo! Këtu është arritur deri atje sa ti mbyllet goja edhe Erion Braçes.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Ndaj po e ka mbyllur Bracja? Mos ia fut kot. Ne Shqiperi villet vrer me tonellate dhe madje mediat shpifin pa pushim duke ditur qe nuk do ti kapi as ligji.

          Përgjigjjuni
      3. S
        Sos

        ESHTE NORMALE RAMA DEGJON VETEM PORDHET E VETA E JO KRISMAT E SE VERTETES

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sahale-Shpellari

          Po pse mor i Sosur, Rama po thot te verteten sic eshte... A s'na thua ke ka futur ne burg Rama, cilin gazetar ka rrahur ne mes te bulevardit apo cilen Gazet e ka djegur e shkrumberuar, sic beri Sa-Hale Breshkari. Prandajmos i jep gojes mor shpellar i Vucidollit. Rama k te metat e tija sic cdokush por nuk mund t'i etikosh shtypjen e medias dhe gazetarise qe per shume nga ne eshte shume e qarte se ne c'nivel eshte dhe ke perfaqson aktualisht, pa permendur ketu nivelin profesinalist te saj qe vertet te peshtiros. Hajt mor tung e na i bo te fala Qoftlargut Sa-Hale Breshkarit kujt mund ti's perkushtosh te gjitha te zexat qe i ka ber jo vetem shtypit/medias dhelirise se fjales por te gjith ketij vendi e populli qe i ka katandisur ne kete derexhe.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahipi

            Te verteten po thote, te verteten qe Shqiperia eshte ne vendin e 107 kurse Maqedonia ne vend te 57. Te verteten te thote se si gazetari dhe redaktori nuk kerkojne dot te verteten por e presin nga celulari i pronarit qe rastesisht eshte edhe ndertues dhe lejen ja jep Rama. Edhe po nuk ishte nertues ( shkaterrues) eshte perfirues koncesioni qeveritar. Te verteten qe gazetari qyqar nese ben nje pyetje qe si pelqen kumanarit internohet per 60 dite . A po televizioni ERTV eshte i lire . I lire ne kuptimin qe Rames nuk i kushton asnje lek.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Po pse mp Tahip, mos do t'ka coj Rama edhe te reduktuar lajmet ketyre gazetarve?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sonila

                Bravo, i ke dhen e pergjigjen e duhur.

                Përgjigjjuni
          2. V
            Vito mashtruesi, shoku i Nikos

            Kryeminister legen !

            Përgjigjjuni
            1. l
              lexuesi

              Kryeministri edhe mund te jete legen, po ti je bolja i familjes!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Endri Fuga ( distributor sufllaqesh te gazeta TEMA

                Nje sufllaqe me qepe per "lexuesin".

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Sufllaqet hanet tek protestat.

                  Përgjigjjuni
                2. s
                  sdjfghg

                  I paske qef shume bolet, te paska marre malli i pa e jo me me i nga!

                  Përgjigjjuni
              2. B
                Bubuzhel Berati

                Kam 31 vite qe jetoje France aty jo qe eshte shtypi lire por super super super i lire qe duhet rregulluar . Gazetari aty flet si njeri i papergjegjshem te flasesh ne France sic flitet aty duhet ta harroshe gazetarine ke burge e gjoba te medha Une kur i degjoje habitem them ne cilin planet jetojne keta . Gazetaria aty jo qe eshte e lire por e çthurur fare cfare eshte ky vende cdo mbremje tema politike Berrisha Berrisha nuk behen ketu gjithe franca ka tre gazetare politike aty jane bere te gjithe analiste dile ne studio dhe trego pallavra

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipe

                  Sakt…

                  Përgjigjjuni
                2. n
                  ngeli z KM duke u marre me shkerdhatat

                  Nji KM kompetent ,e para njiher s'do qendrojnte kaq ne pasivitet gjithe kto 9_vjet ,vs Bandes se Politikes Esadistet e PD LSI dhe do i tregonte Surratin jovetem ne Parlament ,duke ja numeruar Krimet e Vjedhjet e dy themelueseve te Korrupsionit Shteterore [ sali meta ] por edhe Krimit te Organizuar ne Politike e Drejtesi ,poooooor do injoronte cdo pordh te dal nga goja e shkerdhatave te kombit e bente Ligje te Reja duke vendosur Kritere te qarta mbi Mediet e TV-te te shndruara ne Bordello katundaresh e malokesh

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Naim Frasheri

                    Bravo, bravo e madhe, Katunar dhe Malok, shkatrruan Qyteterimin.

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    shqiptar

                    Sa miliarda paska vjedhur ai spiuni serb sali berisha ,ngeli duke porositur e paguar shuma te tmerrshme vetem per te nxire shqiperine.Ptu letyre ai dhe me m..t qelbesirat qe e shkruajn dhe botojne

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kape se iku

                      pirdh pirdh ti. Debil

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Klev

                      Shume e vertet se cthot Z.KM ! po kujt po ja thua

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albi

                        Nuk e ul veten Rama qe te dhunoje gazetare . Po nxirrni lajme tamam se latë nam me keto shpifje .

                        Përgjigjjuni
                        1. w
                          wdfv

                          Rama eshte aq egoist sa do te dije se c`thote dhe komshiu apo komshiu i shokut

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Megi

                          Gazetaret ca nuk bejne per klikime,,zhdervjelltesi pafund

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilsi

                            Te drejte ka.Sot mediat nuk interesohen me per vertetsine e lajmeve po a do shitet lajmi apo jo

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hasan

                              Media dhe gazetaret kane pasur gjithmone lirine e fjales nga qeveria. Kjo gje duket me se miri ku dhe neper media kritikohet si kryeministri ashtu edhe ministrat. Nese do te ekzistonte presion dhe agresion a mendoni se mediat do te vazhdonin me lajme te tilla?

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ardi

                                Nuk ka si te kete dhune dhe shtypje ndaj mediave kur shumica e mediave jane pjella te partive politike dhe cdo dite e me shume Rama eshte ne qenter te shpifje nga me te palogjikshme te mediave kazan e porthaleve qe kemi.

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  redi 10

                                  edhe une mendoj se jane vec shpifje e fantazi.askush nuk ka pune me gazetaret

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lali

                                    A mund ta dim cilet qenkan kto gazetar qe qenkan rrahur e i paskan bere presion?! Gezetaret ketu jan te tmerrshem e po ti ndodhte nje gje e till mir do jua benin ata shkruajn e shpikin vetem per disa para me shume

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bledi

                                      Vetem shpifje kane keta gazetar te mbaruar

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jorgo

                                        Kto mediat kam filluar vetem shpifin sa mos rrine pa pune nxjerrin lajme te rreme

                                        Përgjigjjuni
                                        1. p
                                          pukjani

                                          Gazetaria ne shqiperi eshte zero me xhufke

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            alfred

                                            po si dreqin dalin keta gazetar e bejne viktimen se kuptoj kur asnje gje nuk i eshte bere ne deme te tyre

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              Xhuli

                                              Mediat i ka zaptuar te gjitha pd dhe lsi e postojne kunder qeverise

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Llazi USA

                                                Ty vito mashtrusi shoku i nikos te qifsha moteren nene dhe cfare te permbane pragu i shtepise.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Ergita

                                                  Nuk e kuptoj pse shpifni kaq shume dhe thoni gjera te paverteta, mos u lodhni kot se nuk do e ulni dot figuren e Edit me lajme te paverteta

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Leo Mullet

                                                    Kemi respekt per gazetaret per punen qe bejne po jo deri ne ate faz qe hedhin vrer per lajme qe sjane te verteta.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Ramiz

                                                      Nderkohe qe saliu shkret k ndiku per keq n rolin e gazetarit vjen dita qe gazetarit mund ti ulet pak autoriteti por kemi vene re qe shpesh her gazetaret kritikojn qeverin kjo dmth qe kiria egziston

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        al

                                                        I maroi 60 ditët në riedukim ajo gazetaria apo eshte shpifje? S'ka pasur as dhunë e as sulme ndaj gazetarëve kallashi te shpia e Klodianes ishte nje fantazi Kryeminister injorant

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. C
                                                          Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpe

                                                          Ha ha ceceni flet per klodiana fytyr kalin e saliut. Saliu qe rrahu dhjerokratet e vet,dogji gazeta e makinat e tyre na eshte demokrat i vertete... Rama ka rrah cim peken se la mjeker,ka rrah andi bushatin se e ka shetit saliu kur ishte i vogel ne paris,ka rrah zhejin se luan bixhoz apo lubonjen se shan skenderbeun,sonila mecen se i iku becheti e sa sa salibane

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            al

                                                            Ke ngene dreke? apo rrofte interneti me barkun bosh

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. a
                                                          al

                                                          I maroi 60 ditët në riedukim ajo gazetaria apo eshte shpifje? S'ka pasur as dhunë e as sulme ndaj gazetarëve kallashi te shpia e Klodianes ishte nje fantazi Kryeminister injorant

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Haka Tekizoti

                                                            "Gazetarët pa kufij" me këtë klasifikim që kanë bërë per Shqipërinë të lënë përshtypjen e një organizate gjobëvënëse. Ndryshe s'ka si shpjegohet ajo ç'ka thonë. Këtu shtypi ka aq liri sa me shpërdorimin e saj është shndërruar në organizëm dhune, pikërisht ngaqë ose legjislacioni është jo i duhuri, ose frika e qeverisë për të ndërhyrë i jep zemër të jetë gjithnjë e më agresiv. Kjo organizatë ndofta mbështetet te opinionet e opozitës së kulisave, e cila e ka metodë të luftës për të ardhur në pushtet e rrjedhimisht "organizata" shërben si vegël e saj. Kjo është e turpshme. Po, natyrisht, nëse në kodin moral të asaj organizate egziston kategoria morale e turpit.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Alfred

                                                              Ky eshte pronar I te gjithe mediave. E pame nga borderote! I ka te gjithe ne rresht! Perse do I rrahe rrugeve?! U ka buken e gojes ne dore! I "rreh" ndryshe,me kalem e me defter(liste-pagese),s'ka nevoje te "vrase" duart me shkop apo kamzhik!..'

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Doda

                                                                Dhun nuk ka pasur : gazetaret ne kte vend kan ber siç i ka dash kokrra qefit , bejn denoncime false qe ti bejn presion politikes dhe drejtesis , pastaj gazetaret i sulen politikanve dhe gjyqsorit i bejn presion ose me jep kte qe dua un , ose me jep kaq para , ose ne te kundert te bej nje artikull siç di un dhe te diskretitoj fare , politikani ose biznesmeni esht i detyruar ti japi gazetarit çfar i kerkon ai se ne te kundert nuk ka çi ben , gazetaret ne kte vend jan organizata me e rrezikshme mafioze qe ruhet me fanatizem nga BEja dhe Amerika , ky esht realiteti gazetaris , siç jan ber bashk organizat animatoret televiziv qe behen te ter bashk , ftojn njeri tjetrin ne emisionet e tyre dhe i japin para plus vetes dhe njeritjetrit , jan si sekt , keshtu jan ber dhe gazetaret , kta jan mafiozet me te rrezikshem , ortak jan gjyqtaret dhe avokatet , ortak jan dhe politikanet , ai popull idjot qe voton jan fije fije dhe argetojn llumin shqiptar kta qe permenda me lart , kjo esht shqiperia qe kerkuam .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Gazetaria Shqiptare bazohet e gjithe ne Shpifje

                                                                  Media e Maskarenjeve ne Shqiperi Eshte nji Kazan i tejmbushur me Plehra toksike as qe mundet te behet fjale per Medie ne ate vend . Shiko kush i drejton ato medie ,cilet analiste apo Opinioniste Putana te Bordellos Politike shkruajne dhe bejne gjasme analizat politike dhe kupton se cfar qelb brenda Kazanit

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mali

                                                                    E veshtire te jesh KM Eshte pergjegjesi e madhe I ka thene gjyshi Pilo Ne goje te ujkut tuj hedh valle

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Mali

                                                                      E veshtire te jesh KM Eshte pergjegjesi e madhe I ka thene gjyshi Pilo Ne goje te ujkut tuj hedh valle

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mali

                                                                        E veshtire te jesh KM Eshte pergjegjesi e madhe I ka thene gjyshi Pilo Ne goje te ujkut tuj hedh valle

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mali

                                                                          E veshtire te jesh KM Eshte pergjegjesi e madhe I ka thene gjyshi Pilo Ne goje te ujkut tuj hedh valle

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. N
                                                                            Një qytetar

                                                                            Në të gjithë përcaktimet kanë 100% të drejtë. Kur qeveria e barazon vehten me kriminelët, vjenë në pushtet me ndihmën e oligarkëve dhe mbështetësve të tyre kriminelë, kur gazetarët ndihen të kërcënuar për të thënë të vërtetën nga presioni dhe deformimet propagandistike të qeverisë, kur kriminelë të deklaruar si Berisha ushtrojnë ditë e natë presion me anën e shtypit personal për deformimin e së vërtetës si dhe duke i bërë jehonë me mbështetje skandaloze që japin për të goditur reformën në drejtësi, si i quani ju zoti kryeministër? Shtypi këtu tek ne ka liri të plotë për t'i bërë jehonë ruajtjes së statukosë dhe propagandës për të paraqitur si suksese çdo veprim të qeverisë dhe me kryeministrin në ballë organizojnë sulme kundër mendimit ndryshe me një gjuhë thellësisht denigruese. Pa u zgjatur këtu gënjeshtra lulëzon dhe e vërteta goditet sistematikisht me anën e saj, një gjëndje mjerane, një dhunim i pashëmbullt, i cili ka bërë që shtypi të mos ketë pikën e dallimit nga propaganda, armikja më e madhe e së vërtetës.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              Aron

                                                                              Paske ngrene corben e Saliut, o qytetari dixhital.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                            2. N
                                                                              Na myten

                                                                              E kopsit Mero nje artikull qe te binde te madh e te vogel se Rames dhe Putinit i bien kot me qafe.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. N
                                                                                Një qytetar

                                                                                Koment brilant! Këtu gënjeshtra lulëzon më shumë se në frontin e luftës Rusi-Ukrainë, të cilëve ua do puna t'a përdorin si mjet lufte.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. N
                                                                                Nje Skeptik i Pademshem

                                                                                Keto organizatat nderkombetare nuk kane pune tjeter, or ti, vetem te nxine Shqiperine, atdheun e lavdishem te Shqiponjave qe fluturojne aq lart sa u merret fryma. Keto organizatat nderkombetare te na marrin te keqen, ne si KAR-van qe jemi do te vazhdojme perpara nen udheheqjen e loqendarit Enver, me fal Edvin deri sa te na mbarohet buka, pastaj shohim e bejme.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. G
                                                                                  Gole

                                                                                  Jo mo kot thone!!!! Ne shqiperi shumica e mediave jane te qeverise.Si nuk paska liri per t’i thurur lavde komandantit?????!!!!!!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. L
                                                                                    Lame Duka

                                                                                    Eshte nje rast i mire, ne kete dite te shenuar te lirise se shtypit, per te bere krahasime te nevojshme se ku kemi qene me lirine e shtypit ne fillimet e ktheses demokratike tre dekada me pare, qe quhet edhe koha e sundimit te Sali Berishes, e ku jemi sot. Nuk ka asnje krahasim. Faktet jane sheshit. Cili gazetar iu ndalua Cila gazete u dogj? Cili artikull u hoq nga shtypi? Cili gazetar per opinionet e tij u lincua apo u la pa pune. Organet e quajtura nderkombetare qe merren me indekse e sondazhe, me dokumente e raporte ne kete fushe delikate te lirive univesale, sic eshte liria e shtypit, le te shkruajne cfare tu doje kokrra e qejfit, por ne shqiptaret qe kemi njohur SHIK-un e vitin 1997, qe kemi njohur gazetare te gjymtuar per jete nga organet e demodiktatures, te tjere qe kane ikur nga syte kembet deri ne Kanada e Australi per te shpetuar nga dhuna e atyre koheve, dijme te cmojme drejt realitetin. Po, ka nje te vertete sot - liria e shperdoruar e shtypit eshte sot ne dore te horave, pseudo demokrateve, sharlataneve, te cilet do te vije dita te vihen para pergjegjesise per atentatet qe i bejne demokracise me veprat e tyre te ulta.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. M
                                                                                      Moza

                                                                                      Mos more çfar thoni kështu. Ne kemi gazetarët më të mirë që ekzistojnë në rruzull për të shpifur historira me banale. Lërini babalet të lulëzojnë more amani se mërziten gazetarët pastaj se nuk ja jep rrogën babalja i madh. Mirë na e bëjnë ne se nuk rrojmë dot pa të tillë pseudogazetarë që sa ti shofësh e dallon intelektin që kanë. P.sh.Klodajana Lalën, dy Andat,Zheji që nuk i mer vesh asnjë llafe kur flet, Sonila,Buzhala,etj etj se nuk ja vlen

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. q
                                                                                        qytetar i lire

                                                                                        Nuk mund të kesh media të lirë në kushtet e frikës, pasigurisë dhe korrupsionit.Nëse në media nuk gjen kritikë dhe hulumtime, por vetëm propagandë e miksuar kjo me ‘kacafytje’ ‘debati’ të formatit dy-tre këtej dhe dy-tre andej, do të thotë se ke garantuar spektaklin, por jo domosdoshmërisht shëndetin e pushtetit të katërt.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. U
                                                                                          Un

                                                                                          Pse ka gazetar ne shipri

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. s
                                                                                            sherbimi mendor

                                                                                            PO pse, do me ndaloje Edi Rama mua te mos shaje Qim Peken apo bastardet e tjere? Pika ne bythe se ne koke u ka rene çpejte. Jeni bere te pa imagjinueshem. U kane zili dhe krimbat e tokes.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. x
                                                                                              xoni

                                                                                              Kjo eshte qesharake ose keta idjote qe e kane bere kan dashur te thone te kunderten sepse gazetaret ne kete vend shkelin te drejtat e qytetareve me shkrime e trillime nga me te ndyrat vetem per sencasjon qe tu shiten gazetat... Ka ikur koha kur digjeshin redaksi rriheshin e burgoseshin gazetare por me sa duket keta miope nuk jane vetem te tille por dhe idjot...

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. J
                                                                                                Ju arrasi!

                                                                                                Po dhunë nuk ka pasuar, por kazan, përdhosje, tallje, shpërfillje, presione, kërcënime, dhe deri në orvatje për të miratuar ligje, që të mbyllte zërin kritikëve, ja dhe tani çfar bën, nuk i pëlqen tallet dhe ironizon, po të ishte një rraportim i mir do mburrej, tani fajin ja ka Saliu, se ndërkombëtarët jan qorra dhe nuk shohin.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. T
                                                                                                  Tropoja

                                                                                                  O Ram bythqimi.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. S
                                                                                                    Skenderbegasi

                                                                                                    Edi as ne ender se imagjinon ti drejtohet gazetarit, ne menyren se si gazetari I drejtohet Edit. Tamam gazetar pa kufij, packa se gazetaret shqiptar jane ne nje gare Inteligjence inati te pa perballushme me kryeministrin e tyre. Ndoshta kjo aftesi vjen prej orgjines se hershme te tij si gazetar. Binjaku Donald shprehjen: "Me ler te flas" nga kryeministri e ka mare se si ju lutet gazetarve te vazhdoj arsyetimin ne studiot TV. Eshte me se I avancuar per mos te thene I teperuar ne demokracin mediatike dhe me tej. Jane te pakte gazetaret inteligjent ne Shqiperi.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. L
                                                                                                      Liri nen udheheqjen Berisha-Rama.

                                                                                                      Shtyp i lire tek ne? E bukur kjo! Kur puna ka arritur deri atje sa ti qepet goja edhe Erion Braces, merret me mend se ne c'kufije eshte liria e shtypit tek ne.

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. A
                                                                                                        Aron

                                                                                                        Shume e vertete per keto qe rradhit Rama. Gazetaret dhe mediat jane kthyer edhe me shtypesa dhe genjeshtar se politikanet. Madje mund te them se mediat dhe gazetaret jane shpesh ata qe nxisin shume probleme ne shoqeri per te bere llogje Kavaje. I shikojme shpesh kur nxjerrin genjeshtra per abuzime, por qe ne te vertet nuk jane ashtu dhe e bejne kete te nxisin popullin per te bere lajme. Kur ua ve ne dukje, fillojne dhe ankohen se jane "presekutuar" se u hiqet verrejtje per ato qe bejne.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. p
                                                                                                          pap

                                                                                                          Për ata që ka sy, veshë, por edhe 2 pare mënd në koqe, kokë, desha të them, mjafton të shohësh intervistat nëpër studio dhe përgjigjja e pyetjes së lirisë së mediave në Shqipëri del vetë. Më thjesht akoma, mjafton të kujtoni sjelljen/pozimin e drejtuesve të emisioneve/gazetarëve të ftuar ndaj të ftuarve, qofshin keta edhe "personalitete"!!! Personalisht, them se një pjesë e mediave/gazetarëve nuk meritojnë të quhen të tilla, ne kuptimin e rolit informues dhe edukues të publikut. Kjo, jo thjesht për nivelin mediokër, sepse ai egziston edhe në media/gazetrë të vëndeve të tjera, qofshin këto edhe më të zhvilluarat, por, në rastin e Shqipërise, më shumë, për shkak të arrogancës, tendencës intimiduese, mungesës së theksuar të etikës/edukatës. Kjo, jo cudi, sepse këto të fundit janë zakonisht "mekanizma mbrojtës" për te mbuluar të parën, sidomos në rastin e paaftësisë. Por, që bëhen edhe më të neveritshme për shikuesin kur ato përzihen më shumë se sa duhet me përkatësinë politike, se sa me të qënit realisht i fortë profesionalisht. Gjithësesi, pavarësisht se cfarë anketimet apo investigimet thonë, mendoj se qytetarët duhet të jenë gjykuesit më të vërtëtë dhe më të sakte.....

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. m
                                                                                                            mirel

                                                                                                            Eshte shume e vertete, na prishi shume pune futja e Zenit te Salikadavres ne fushen mediatike shqiptare...

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. T
                                                                                                              Tualet Palla

                                                                                                              E lexuat cfare thone Gjermanet per Edvinin? ZDF: Lufta e munguar ndaj krimit nën Edi Ramën, pengesa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. P
                                                                                                                Popull mut

                                                                                                                Hahah kur lexon komentet ketu thua ca mut populli jemi, puuu tmerrrrrr E kam thene dhe do e them, ne palce ta ndjeni qeverisjen e Rames o popull mut.

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. f
                                                                                                                  franci

                                                                                                                  Jemi vendi me rrumpalle ku gazetaret perdhosin jeten private te popullit me lajme provokuse vetem per te shitur gazetat, shikoni portalet se cfar lajmes dhe shpifjesh bejne.... Vetem shpellaret nuk duan ti kuptojne se e kane hallin te NON GRATA.... Ka ikur koha kur digjeshin redaksi gazetash, ka ikur koha kur tvsh u pushtua nga malokeria e Sali non grates....

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. S
                                                                                                                    Sul Korriku

                                                                                                                    Gazetaret dhe sidomos "analistet" ndjehen te dhunuar sepse: *nuk mund te emerojme më drejtore policie *nuk mund te emerojne më deputete *nuk mund te emerojne më zv. ministra apo drejtore drejtorie *nuk mund te vendosin më per kryetare bashkie * nuk mund te emerojne më njerez neper dogana *nuk mund te shperndajne më diplloma apo tituj shkencore *nuk mund te parkojne më makina ne mes te sheshit Skenderbej *nuk mund te...

                                                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                                                    Lini një Përgjigje