Dita e Bashkimit të Gjermanisë, mesazhi i ambasadorit gjerman në Tiranë: Qendrojmë pranë Shqipërisë në procesin e pranimit në BE

3 Tetor 2025, 08:41Politika TEMA
Dita e Bashkimit të Gjermanisë, mesazhi i ambasadorit gjerman në

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ka bërë një deklaratë në kuadër të Dirës së Bashkimit të Gjermanisë.

Sot 35 vjet më parë, më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës gjermane në Tiranë, Karl Bergner shprehet se Gjermania qëndron fort pranë Shqipërisë, si një partner afatgjatë, duke mbështetur reformat kyçe, forcimin e institucioneve, shoqërinë civile dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe evropianë.

“Gjermania qëndron pranë Shqipërisë në procesin e pranimit në BE bazuar në meritë. Ne e mbështesim Shqipërinë në reformat e nevojshme dhe në forcimin e institucioneve të saj, promovimin e shoqërisë civile dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Këto janë gjithashtu pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, siç kam mundur të mësoj në shumë biseda. Ata presin, për shembull, bashkëpunim konstruktiv në parlament, respektimin e ndarjes së pushteteve dhe institucione të pavarura gjyqësore.
Dhe ata presin vazhdimësinë e luftës kundër korrupsionit, dhe në këtë pikë dëshiroj të shpreh respektin tim për SPAK-un dhe shumë anëtarë të tjerë të gjyqësorit, të cilët punojnë çdo ditë për shtetin ligjor, dhe i rezistojnë korrupsionit dhe presionit publik. Nuk mund ta vlerësoj mjaftueshëm performancën e tyre.
Megjithatë, mbështetja gjermane nuk kufizohet vetëm në anëtarësimin në BE dhe në fushën e të ashtuquajturave “themelore”. Ne duam që Shqipëria të jetë një vend i qëndrueshëm dhe i begatë që u ofron qytetarëve të saj një jetesë të mirë. Popullsia shqiptare dëshiron që rritja e fortë ekonomike e viteve të fundit të arrijë edhe tek ata, të ashtuquajturit “njerëz të vegjël”. Prandaj, Gjermania mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes organizatave zbatuese GIZ dhe KË. Me 37 vite të këtij bashkëpunimi Gjermania është donatori dypalësh më i madh dhe më jetëgjatë në Shqipëri”, shprehet ambasadori gjerman.

Lini një Përgjigje