Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë ekskluzive për Top Story me Grida Dumën foli për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.I pyetur nga Grida Duma se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim të vendimit, Begaj tha se do të mbrojë vendimin e tij presidencial në çdo rast.
Presidenti Begaj komentoi edhe zgjedhjet për kreun e ri të SPAK dhe BKH.
Pjesë nga intervista në “Top Story”
Grida Duma: Ju thoni që unë kam ndjekur gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën, dhe kjo nuk bie në konflikt me Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të marrë një vendim. Unë bazohem tek vendimet thoni ju dhe jo mbi gjykimet në proces. Por në rast se Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim, çfarë do të shkaktonte kjo?
Presidenti Begaj: Ju mendoni se mund të ketë një konflikt institucional midis legjitimitetit të zgjedhjeve?
Grida Duma: Së pari, a do të pezullohen? A ka konflikt institucional? Cilat do të ishin variablat?
Presidenti Begaj: Unë nuk mund të aludoj mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është në të drejtën e saj të zbatojë detyrimin ligjor. Ajo që ne sigurohemi kur nxjerrim një akt është që të marrim parasysh çdo pretendim dhe, nëse ky akt i Presidentit do të shkojë në një instancë ankimore apo ligjore, për të mbrojtur qëndrimin tonë në çdo rast.
Grida Duma: Që do të thotë, përsëri jemi brenda ligjshmërisë, në gjithë zinxhirin, në logjikën tuaj.
Presidenti Begaj: Jemi brenda ligjshmërisë.
Grida Duma: Jemi përsëri në momentin kur BKH dhe SPAK do të kenë zgjedhje. Pak dihet që ndoshta krerët e tyre do të kenë një përqindje shumë më të vogël të peshës që kanë pasur dikur në instancat e tyre, sepse prokurorët e tjerë kanë po të njëjtën peshë. Megjithatë, duket sikur kreu i këtyre institucioneve përcakton edhe frymën e tyre.
Ka pasur një analizë të thellë në media, një konflikt, jo interesi, por një konflikt kompetencash midis BKH dhe SPAK. Dhe mbi të gjitha, shqetësimi i madh është, a kemi sigurinë që vërtet po avancojmë në depolitizimin dhe mungesën e influencës politike në këto dy instanca të drejtësisë?
Në fakt, drejt apo jo drejt, z. President, sepse unë besoj se drejtësia ka më shumë hallka sesa vetëm SPAK apo BKH që merren me politikën, por që janë “koka e peshkut” në njëfarë mënyre… Në qasjen tuaj, a do të jetë i depolitizuar ky proces?
Dhe, a ka një rol të mundshëm të nënkuptuar apo të kuptuar të Presidentit të Republikës për të balancuar në kushtet ku kemi një çekuilibër politik midis pozitës dhe opozitës, sa i përket numrit sasior të aktorëve në Parlament? A bëhet roli juaj edhe më i rëndësishëm?
Presidenti Begaj: SPAK dhe GJKKO janë institucione që kanë dalë nga reforma në drejtësi. Unë bashkohem me vlerësimin e qytetarëve që SPAK është një institucion i cili ka besueshmërinë më të lartë në vend dhe ka dhënë rezultate që ndihen në publik përsa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Patjetër që SPAK-u nuk është i vetmi që duhet ta bëjë këtë punë. Në vendin tonë janë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, të cilat duhet të kryejnë të njëjtin mision. Kërkohet bashkëpunim, bashkërendim dhe një qasje e përbashkët për të arritur rezultate akoma më të prekshme.
Unë mendoj që zgjedhja e drejtuesve të rinj të SPAK dhe BKH ka një rëndësi të veçantë dhe kjo zgjedhje duhet të bazohet në meritë, profesionalizëm, integritet dhe dinjitet. Unë jam mbështetës i reformës në drejtësi, mbështes pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe besoj fort që zgjedhja e tyre do të bazohet në meritë.
Nga ana tjetër, mendoj që reforma në drejtësi duhet të shndërrohet tashmë në një drejtësi funksionale, në një drejtësi që të jetë e drejtë për të gjithë njerëzit, në një drejtësi që ka një procedurë ligjore të rregullt sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim kanë edhe institucionet që, sipas ligjit, janë vetërregullues të sistemit të drejtësisë. Dhe në asnjë rast nuk ka ndërhyrje politike. Nuk ka asnjë rol të Presidentit të Republikës për të ndikuar në përzgjedhjen apo ngritjen në detyrë të dikujt që është pjesë e institucioneve të drejtësisë.
Top Channel
Kjo histoiri e Véliaj eshte per te mbushur kohen televizive , gazetat , portalet , avokatet dalin ne kazanet televizive per te shitur veten si njerez te ligjit njeri i bie patkoit tjetri gozhdes , inxhinjeri ne pensions flet me kompetenca mbi jurispondencen , rroja i parking i rrevoltuar ne studioi disa jurist i kane thene qe u shkel kushtetuta haaa humore. Ligji eshte i thjeshte mungone tre muaj largohesh ...zoterinje gjitholloge béni zhurme per mungesen e rrugeve ne fshatrat , mungesen ujit energjjise elektrike mjekut pse lodheni per asgje
Mungoi per faj te tij?eshte pa arsye. Ta zeme eshte semure per 4 muaj...duhet shkarkuar? Ore kot qahemi me Enverin.po shikoja ata keshilltaret bashkiake. Tepke si komiteti qendror me Kadriun. Po kta jane me te keqinje. Se ata I fusnin brenda , kta thjeshte marin nganje cope.
Edhe nje fakt tjeter per parregullsine e ketij Dekreti te Presidentit: ----- Presidenti i Republikes Dekretoi Zgjedhjet e pjesshme Vendore dje, date 1 tetor 2025, dhe u shpall sot ne 2 tetor 2025 ne Fletoren Zyrtare. ----- Zgjedhjet, sipas Dekretit te Presidentit, do te mbahen ne date 9 nentor 2025, pra 39 dite nga firmosja e Dekretit. ----- Pyetje: a shpallet Dekreti per Zgjedhje te pakten 45 dite perpara dates se drekretuar per Zgjedhje? ----- Pra, 45-39 = 6 dite, te pakten, ne shkelje te afateve Ligjore?!
Bravo! Qenke 'i zoti' në aritmetikë! Tani, ose nuk di të lexosh pra të kuptosh atë që lexon (këta quhen analfabetë funksionalë) ose ke harruar arithmetikën e klasës së tretë, kur llogaritë nga ajo moshë ende bëhen me gishta. Atëhere, nuk ka asnjë shkelje nga ato që mund t'i zbulosh vetëm ti!!! Siç i llogarit edhe ti ato do të zhvillohen 39 ditë pas dekretit, që do të thotë jo më herët se 30 ditë, pra jo 29 ditë e më parë dhe jo më vonë se 45 ditë, pra jo 46 ditë e më pas etj. Shkurt: 39-ta a është më e madhe se 30-ta dhe më e vogël se 45-a?! Si thua!
O Shvejk e Ke dhjetë edhe kësaj here
Interviste e dobet. Me gjate pyetja me koment se pergjigja.