PS ndez motorët për zgjedhjet në Tiranë, Rama mbledh nesër strukturat

2 Tetor 2025, 21:20Politika TEMA
PS ndez motorët për zgjedhjet në Tiranë, Rama mbledh

Ndërsa Erion Veliaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Sipas burimeve të gazetares Elja Zotkaj, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 16:30 në Hotel Tirana strukturat politike të Tiranës, në një takim ku pritet të marrin pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetët e kryeqytetit që kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme.

Takimi synon koordinimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 9 nëntorit.

1 Komente

  1. T
    Turi

    Kush do te perfundoje si lali Eri. Le te behet kanditat i ketij banditi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje