Ermal Hasimja, një nga kandidatët e mundshëm të përfolur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, tregoi si e priti propozimin për betejën e kryeqytetit, reagimet dhe këshillat e miqve. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar emri i tij për kandidat, Hasimja tha në A2 CNN se ajo që e ka nxitur për të marrë seriozisht këtë propozim, kanë qenë reagimet e shumta të miqve të njohur e të panjohur, pavarësisht prirjes së tij.
“Kam marrë një lloj konfirmimi që emrat janë propozuar dhe po diskutohet në forumet përkatëse dhe kjo është gjendja për momentin. Kam patur gjithmonë një prirje gjatë këtyre viteve, por nuk kam ndjerë kushtet e përshtatshme. Nuk kam patur shumë kohë të mendohem e reflektoj për atë që po ndodh.
Ajo që më ka nxitur që ta marr seriozisht këtë gjë është reagimi pafund i miqve të njohur e të panjohur që më kanë komunikuar mbështetjen e gatishmërinë për t’u angazhuar, përfshirë edhe shumë njerëz të medias. Dhe kjo ishte një lloj nxitje e inkurajimi”.
Krahas atyre që e kanë mbështetur ai thotë për A2 CNN se ka patur edhe nga ata që e kanë këshilluar për vështirësinë e kësaj sipërmarrjeje politike.
“Ka edhe plot nga ata që kanë qenë në pozita të ngjashme me mua apo që do të donin të ishin, që kanë ambicie e dëshirë, por kanë atë merakun se politika të bën pis, por ka nga ata që shprehin vështirësitë e kësaj sipërmarrjeje. Prandaj është e nevojshme të ketë qartësi më të madhe për mua e për këdo që do t’i propozohej kjo lloj sipërmarrjeje”.
Duke pranuar vështirësitë për shkak të kohës së shkurtër dhe përballë një mazhorance, për të cilën thotë se ka ndërtuar një sistem patronazhist dhe klientelist, Hasimja thekson se diferencën e bën kandidati, teksa shton se opozita ka shanse reale.
“Koha e shkurtër është sipërmarrje e vështirë për këdo, por dikush duhet ta bëjë. Këto nuk i ndryshon dot por e vetmja gjë që është në dorë të kandidati është integriteti, bagazhi që ka dhe aftësia për të bërë fushatë. Askush nuk ka vendosur gjë as ata që vendosin, as unë, që do them fjalën përfundimtare.
Është e vështirë jo vetëm për kohën e shkurtër, por se shumica ka ndërtuar një sistem patronazhimi e klientelist që është e vështirë t’i mposhtësh dhe mund të gjendesh te paradoksi që njerëzit të pëlqejnë, por votojnë aty ku kanë detyrimin apo ku duan të ruajnë vendin e punës.
Vështirësitë janë, por nga ana tjetër konstaton se opozita nëse bëhet bashkë e vetmja gjë që e dallon fitoren nga humbja është kapaciteti i kandidatit për të tërhequr kandidatin gri. Ky është variabli i ekuacionit që duhet të përcaktohet. mendoj që ka shanse reale”.
Hasimja.... Keshilltari i Berishes........ Ben dhe si intelektu--Hale.... Dmth gjoja nga shoqeria QIVILE...... As 10 %ske per te mare or Hasime
Dy pyetje: 1) si e ka mbiemrin e vajzerise gruaja e ketij? 2) a eshte financuar nga Soros per shkollimk edhe kur hapi UET bashke me H Cili dhe Kajsien?
I mirē është , po ka bērē shkollēn e Berishēs , gjē qē mund ta penalizojē nē zgjedhje . Nē fakt ai punoi pak kohē me të , nuk e di arsyen e largimit , po nqse e ka larguar Berisha , vēshtirē se do ta pranojē si kandidaturē .
Nese ka interes birisha e afron prape edhe sikur armik ta kete. ne kete rast nuk besoj se behet fjale per nje arrmik, por birisha nuk pjerdh per moral sepse eshte prishur qe kur u rekrutua nga UDB-je ne rinine e tij.
Ne politike nuk futesh per te punuar me turne; e pate nje here kete shanc dhe u terhoqe, tani vazhdo te vegjetosh sidoqe eshte normale ta provosh, por thuaj edhe ndonje fjale per ata qe do perfaqesosh. Elektorati gri nuk eshte aq naiv sa te shpresoj vetem te vlera e kandidatit, sic ti pretendon..etj. etj.
RUAJE INTEGRITETIN, MOS U BEJ KOMERDARE SHPETIMI PER DESHTAKET E OPOZITES. HUMBJEN DO TA FATUROJNE TY.PER ÇDO ANGAZHIM TE MEVONSHEM DO TE VENE EMRIN " HUMBESI " MENDOJE MIRE DHE REFUZOJE.
Hasime e bir Hasimje mos kasolle ku na mblodhe ?! Në dere te halese hasimese!!
Vagina qe pjell hajvane eshte gjithmone me barre. Nje tjeter gomar...
Kush e quan te mire kete hasimene, mund te beje krushqi me te. Por sa per kryetar bashkie ne Tirane po I bini shume ne qafe. Maksimumi qe ky mund te beje eshte te punoje si pergjegjes tek gjelberimi dhe pastrimi I kryeqytetit.