Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një shtesë objekti duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në kryeqytet. Veliaj argumenton se dekreti nr. 350, datë 1.10.2025, është nxjerrë në kundërshtim të hapur me nenin 115 të Kushtetutës, pasi ai kishte ushtruar të drejtën e ankimit brenda afatit 15-ditor, duke pezulluar automatikisht efektet e shkarkimit.
Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se Presidenti nuk kishte kompetencë kushtetuese për të shpallur zgjedhje në një moment kur vakanca e postit ishte ende e pezulluar ipso jure nga ankimi në Kushtetuese. Sipas tij, ky veprim i kreut të shtetit jo vetëm që shkel garancitë proceduriale që i njihen një të zgjedhuri vendor, por edhe cënon drejtpërdrejt demokracinë përfaqësuese dhe sovranitetin e qytetarëve të Tiranës.
“Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është një mandat personal, por shprehje e sovranitetit qytetar. Shfuqizimi i tij pa vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese është një cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe autonomisë vendore,” – thekson Veliaj në padinë e depozituar.
Ai paralajmëron se zbatimi i dekretit presidencial rrezikon të prodhojë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: organizim zgjedhjesh mbi një vakancë të pavërtetuar ligjërisht, konsumim të burimeve publike dhe krijim të një fakti të kryer institucional që as Gjykata Kushtetuese nuk do të mund ta rikthente.
Në këtë kuadër, Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të pezullojë menjëherë efektet e dekretit presidencial dhe të garantojë respektimin e afatit kushtetues katërvjeçar të mandatit të dhënë nga qytetarët e Tiranës.
Sipas tij, çdo ndërhyrje e parakohshme nga pushteti qendror do të krijonte precedent të rrezikshëm për rrëzimin politik të kryebashkiakëve të zgjedhur me votë popullore./TemA
Më poshtë, e plotë:
SHTIM OBJEKTI DHE SUBJEKTI TË INTERESUAR
Duke qenë se ditën e djeshme, rreth orës 16:00, Presidenti i Republikës, në shkelje flagrante të garancive kushtetuese që kërkuesi gëzon ndaj shkarkimit si i zgjedhur vendor, sipas të cilave, në rast se Kryetari Bashkisë ndaj të cilit është marrë një vendim shkarkimi, e ankimon vendimin e shkarkimit brenda 15 ditësh në Gjykatën Kushtetuese, vendimi për shkarkimin pezullohet dhe Presidenti i Republikës mund ta caktojë datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse vetëm në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, me urgjencë, paraqesim shtimin e subjektit të interesuar dhe objektit të kërkesës së depozituar në Gjykatën Kushtetuese, në të cilin kundërshtojmë shkarkimin nga detyra e Kryetarit të Bashkisë, duke shtuar si më poshtë vijon:
OBJEKTI:
Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
* * *
1. Në lidhje me legjitimimin për kërkimin e shfuqizimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, vlerësojmë të theksojmë se z. Veliaj nuk po e kundërshton këtë dekret si një votues dhe as si një formacion politik i prekur nga data e zgjedhjeve, si p.sh. në të drejtën e tij për të zgjedhur ose për t’u zgjedhur; por e kundërshton atë në kuadër të garancive kushtetuese të nenit 115 të Kushtetutës, që kërkuesi, si i zgjedhur vendor, i gëzon në procedurat e shkarkimit nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë.
2. Pra kërkuesi e kundërshton dekretin si një akt të dalë në shkelje të garancive kushtetuese që ai i gëzon si i zgjedhur vendor në procedurat e shkarkimit, një ndër të cilat është garancia kushtetuese e parashikuar në paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës, sipas të cilave në rast se Kryetari Bashkisë ndaj të cilit është marrë një vendim shkarkimi, e ankimon vendimin e shkarkimit brenda 15 ditësh në Gjykatën Kushtetuese, vendimi për shkarkimin pezullohet dhe Presidenti i Republikës mund ta caktojë datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse vetëm në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese. Në rastin konkret, siç do të argumentohet në vijim, Presidenti i Republikës, përmes këtij dekreti që cakton datën e zgjedhjeve ka cënuar garancinë kushtetuese që kërkuesi, si i zgjedhur vendor, gëzonte në rast shkarkimi. Më konkretisht, të drejtën që, për sa kohë kërkuesi, brenda 15 ditësh nga shkarkimi i tij si Kryetar Bashkie ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, Presidenti nuk mund të caktonte datën e zgjedhjeve, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk kishte shqyrtuar ende kërkesën dhe nuk kishte vendosur lënien në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kërkuesit nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese, pyetur nga mediat në datë 30.09.2025 ka konfirmuar se në përputhje me Nenit 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja e mëtejshme lidhur me zgjedhjet në këtë bashki “pezullohet automatikisht”.[1]
3. Dekreti i Presidentit që cakton datën e zgjedhjeve në një bashki ku vendimi i shkarkimit është pezulluar në bazë të nenit 115/2 të Kushtetutës, përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese të qeverisjes vendore, si dhe në integritetin e mandatit të një organi të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët me votë demokratike, si shprehje e ushtrimit të sovranitetit qytetar. Autonomia vendore, siç garantohet në nenin 13 të Kushtetutës dhe në aktet ndërkombëtare për vetëqeverisjen vendore, nuk është një atribut abstrakt, por realizohet konkretisht përmes përfaqësimit legjitim që ka një individ i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë për të ushtruar funksione publike në nivel vendor. Në këtë kuptim, Kryetari i Bashkisë nuk është thjesht një funksionar që mban një post administrativ; ai është shprehja institucionale e sovranitetit qytetar dhe mishërim i drejtpërdrejtë i demokracisë përfaqësuese. Për këto arsye, mandati i tij gëzon mbrojtje të posaçme kushtetuese përballë ndërhyrjeve të parakohshme të pushtetit qendror. Pikërisht për këtë arsye, neni 115 i Kushtetutës sanksionon pezullimin ipso jure të efektit të shkarkimit deri në vendimin të Gjykatës Kushtetuese, si një garanci materiale dhe proceduriale për vazhdimësinë e përfaqësimit vendor dhe për të ndaluar çdo ndërhyrje të njëanshme (interventus unilateralis) që do të zëvendësonte një mandat ende të papërfunduar. Në këtë kuadër, Kryetari i Bashkisë, si mbajtës legjitim i një mandati kushtetues ende të pashfuqizuar, ka jo vetëm një të drejtë, por një interes kushtetues superior dhe të privilegjuar për të kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim ruajtjen e përmbajtjes dhe kuptimit real të mandatit gjatë fazës së pezullimit. Dekreti i Presidentit, që synon të prodhojë pasoja juridike sikur mandati ka marrë fund para shprehjes të Gjykatës Kushtetuese, krijon një gjendje fait accompli (fakti të kryer) që zbraz mandatin nga substanca e tij kushtetuese, duke cenuar ipso facto të drejtën e komunitetit për të qenë i përfaqësuar nga zgjedhja e bërë përmes votës.
4. Neni 115 i Kushtetutës, duke sanksionuar qartë pezullimin ipso jure të efekteve të një vendimi për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë deri në shqyrtimin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, vendos një barrierë kushtetuese absolute ndaj çdo akti që paracakton zhvillimin e zgjedhjeve vendore në njësinë përkatëse. Presidenti, përmes dekretit objekt shqyrtimi, ka vepruar sikur kjo garanci të mos ekzistonte, duke e injoruar atë dhe duke e trajtuar shkarkimin si të përfunduar në një moment kur ai ishte pezulluar ipso jure nga vetë norma kushtetuese. Duke shpallur vakancën mbi bazën e një akti të pezulluar (vendimi i Këshillit të Ministrave), Presidenti e ka shndërruar dekretin e tij në një akt nullus effectus– juridikisht të pavlefshëm dhe pa pasoja. Ky veprim përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në garancitë kushtetuese të një të zgjedhuri me votë të lirë, duke cenuar njëkohësisht: (i) të drejtën themelore për të mos u shkarkuar arbitrarisht dhe për t’iu garantuar një shqyrtim i plotë nga Gjykata Kushtetuese përpara se shkarkimi të prodhojë pasoja të pakthyeshme (due process of laë); dhe (ii) të drejtën për të mos ndërprerë një mandat të prodhuar nga sovraniteti i qytetarëve të Tiranës me një afat kushtetues katërvjeçar, duke cenuar kështu edhe parimin kushtetues të “check and balance”, i shprehur në këtë rast përmes respektimit të kufijve të autonomisë vendore.
5. Në këtë kuadër, legjitimimi i kërkuesit për të kundërshtuar dekretin e Presidentit nuk mund të vihet në diskutim. Ai nuk është një qytetar i zakonshëm që shpreh pakënaqësi për një datë zgjedhjesh, as një parti politike që kërkon avantazh elektoral nga afatet e zgjedhjeve; por është Kryetari i Bashkisë i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, i cili gëzon një status kushtetues të posaçëm dhe mbrohet nga një garanci e qartë juridike kundër ndërhyrjeve të parakohshme të pushtetit qendror në procedurat e shkarkimit. Mandati i tij nuk është një privilegj personal, por një ius proprium populi – një e drejtë e vetë sovranit qytetar, që nuk mund të cënohet pa vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, dekretet presidenciale që cenojnë drejtpërdrejt këtë garanci nuk janë thjesht të paligjshme, por akte contra Constitutionem (antikushtetuese), sepse godasin në zemër vetë demokracinë përfaqësuese – bazën mbi të cilën ngrihet dhe mbahet i gjithë sistemi ynë juridik. Ato bien ndesh me frymën dhe preambulën e Kushtetutës sonë, që përcakton qartë se shteti shqiptar ndërtohet mbi parimet e demokracisë, të ndarjes e balancimit të pushteteve dhe të sovranitetit popullor. Cenimi i kësaj baze nuk është një shkelje formale, por një deformim substancial i asaj që jemi dhe synojmë si shoqëri demokratike.Në rradhë të parë vlerësojmë të sjellim në vëmendjen e Gjykatës Kushtetuese se përmes Opinionit nr.959/2019, datë 14.10.2019 të Komisionit të Venecias “Mbi fushën e kompetencës së Presidentit për caktimin e datave të zgjedhjeve” në Republikën e Shqipërisë, miratuar nga Komisioni i Venecias, në sesionin e tij të 120-të plenar, lidhur me vendimmarrjen e mësipërme të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, në faqen 17, footnote nr. 35, Komisioni i Venecias, me fjalë tjera, rekomandon që Gjykata Kushtetuese pas konstituimit të saj, të mund ta rivlerësojë sërish vendimmarrjen e mësipërme të vitit 2017, lidhur me karakterin e dekretit të Presidentit për caktimin e zgjedhjeve. Më konkretisht:
Pasi të jetë konstituuar, Gjykata Kushtetuese mund të ketë gjithashtu rastin të vendosë nëse do të mbështesë vendimin e saj të vitit 2017, sipas të cilit caktimi i datës së zgjedhjeve është një akt administrativ individual, apo nëse do të arrijë në përfundimin se ky është një akt normativ, kontrolli mbi të cilin bën pjesë në kompetencën e saj.
6. Në këtë kuadër, legjitimimi i kërkuesit për të kundërshtuar dekretin e Presidentit nuk mund të vihet në diskutim. Ai nuk është një qytetar i zakonshëm që shpreh pakënaqësi për një datë zgjedhjesh; nuk është as një parti politike që përpiqet të fitojë avantazh elektoral nga afatet e zgjedhjeve; por është Kryetari i Bashkisë i zgjedhur me votë popullore, i cili gëzon një status kushtetues të posaçëm dhe i cili është i pajisur me një garanci të qartë juridike që e mbron nga veprimet e parakohshme të organeve të tjera të pushtetit, në procedurat e shkarkimit. Prandaj, dekretet e Presidentit, kur cenojnë drejtpërdrejt këtë garanci, janë akte që bien ndesh me vetë arkitekturën kushtetuese të balancës së pushteteve dhe të mbrojtjes së të drejtave të zgjedhura popullore, të cilat garantohen nga neni 115 i Kushtetutës.
7. Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin dhe dekreti i Presidentit për caktimin e zgjedhjeve nuk janë dy akte të pavarura, por dy hallka të së njëjtës çështjeje kushtetuese. Vendimi i parë (shkarkimi) është shkaku juridik, ndërsa i dyti (dekretimi i zgjedhjeve) është pasoja e drejtpërdrejtë e tij. Nëse vendimi i Këshillit të Ministrave është i pezulluar ipso jure nga neni 115, paragrafi i dytë dhe i tretë, atëherë edhe çdo akt pasues që presupozon vlefshmërinë e tij është, po ashtu, i pezulluar ose i pavlefshëm. Kjo krijon një lidhje organike (connexité) ndërmjet dy akteve, e cila nuk mund të copëzohet në gjykata të ndryshme. Nëse vendimi i Këshillit të Ministrave shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa dekreti i Presidentit shqyrtohet nga gjykatat administrative, atëherë kemi rrezik të vendimeve kontradiktore dhe një situatë juridike të pakoordinuar: mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë shkarkimin, ndërkohë që gjykata administrative të lërë në fuqi dekretin për zgjedhjet, duke çuar në një realitet absurd ku një Kryetar Bashkie i rikthyer në detyrë përballet me zgjedhje të reja tashmë të shpallura.
8. Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë është nxjerrë në një moment kur kompetenca kushtetuese e Presidentit nuk kishte lindur ende. Neni 115 i Kushtetutës nuk i jep Presidentit një kompetencë të përgjithshme dhe të pakushtëzuar për të shpallur zgjedhje sa herë që një organ vendor shkarkohet nga Këshilli i Ministrave; përkundrazi, ai e lidh këtë kompetencë në mënyrë të qartë dhe kumulative me dy rrethana: (i) mosushtrimin e së drejtës së ankimit brenda afatit 15-ditor; ose (ii) lënien në fuqi të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese. Në mungesë të këtyre kushteve, kompetenca e Presidentit është non nata – ende e palindur juridikisht. Në rastin konkret, Kryetari i Bashkisë e ushtroi në afat të drejtën e ankimit dhe kjo aktivizoi pezullimin ipso jure të efektit të shkarkimit. Ky pezullim është i menjëhershëm, absolut dhe i pavarur nga çdo vlerësim i mëvonshëm. Për rrjedhojë, vendi i Kryetarit të Bashkisë nuk mund të konsiderohet vakant dhe kompetenca e Presidentit për të shpallur zgjedhje nuk ka lindur. Çdo dekret që presupozon të kundërtën është kundra Kushtetutës dhe juridikisht pa efekte.
9. Shkelja bëhet akoma më e rëndë në momentin kur Presidenti, duke nxjerrë dekretin, ka marrë rolin e një autoriteti që përcakton kompetencën e gjykatave dhe raportet mes juridiksionit kushtetues dhe atij administrativ, duke vlerësuar në mënyrë të njëanshme se ankimi i Kryetarit të Bashkisë ndaj vendimit të shkarkimit nuk i përkiste Gjykatës Kushtetuese, por një gjykate tjetër, dhe për këtë arsye ai vijon me caktimin e datës së zgjedhjeve. Kjo qasje është ultra vires dhe në kundërshtim flagrant me parimin e ndarjes së pushteteve. Kushtetuta nuk e ngarkon Presidentin me funksione interpretuese apo gjyqësore për të përcaktuar organin kompetent të shqyrtimit; ky rol i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar sikur vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi, duke shpallur vakancën dhe nxjerrë dekret për zgjedhje të reja, Presidenti ka uzurpuar atributet e Gjykatës Kushtetuese, duke vetëvendosur se kjo gjykatë nuk është kompetente – një gjë që Kushtetuta nuk ia lejon. Asnjë organ i pushtetit, sado i lartë në hierarki, nuk mund të marrë vendime që bien ndesh me efektet që lindin ipso jure nga norma kushtetuese dhe që janë rezervuar për interpretim vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
10. Në këtë kuadër, dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti për Bashkinë e Tiranës nuk është një akt teknik, por një akt me efekt konstitutiv për përfundimin e mandatit ekzistues dhe nisjen e një cikli të ri përfaqësues. Për këtë arsye, ai nuk mund të ndodhë kurrsesi në një moment kur mandati në fuqi mbrohet ende nga pezullimi ipso jure i parashikuar në nenin 115 të Kushtetutës. Caktimi i zgjedhjeve për një bashki ku vijon të ketë një subjekt të mbrojtur nga ky efekt pezullues, siç është z. Veliaj, është një akt që sfidon drejtpërdrejt parimin e përfaqësimit demokratik, duke ndërhyrë në marrëdhënien juridike midis zgjedhësve dhe të zgjedhurit, marrëdhënie që mund të prishet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, dekreti presidencial që shpall zgjedhjet pa konsumuar procedurën e kontrollit kushtetues, cenon natyrën substanciale të zgjedhjes demokratike dhe është, në thelb, një akt i rëndë antikushtetues, pasi godet garancitë strukturore të shtetit të së drejtës, të demokracisë përfaqësuese dhe të autonomisë vendore – vetë bërthamën e rendit kushtetues.
11. Në këto kushte, zbatimi i dekretit të Presidentit, përpara se Gjykata Kushtetuese të ketë vendosur mbi ligjshmërinë e shkarkimit, rrezikon të prodhojë pasoja të rënda, të parikthyeshme dhe me ndikim të gjerë, që prekin jo vetëm pozitën institucionale të një të zgjedhuri vendor, por edhe interesat shtetërore, shoqërore dhe të qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e fundit me mandat kushtetues katërvjeçar. Krijimi i një vakance të pavërtetuar ligjërisht dhe organizimi i një procesi zgjedhor mbi një bazë juridike të kontestuar minon legjitimitetin e zgjedhjeve, shkakton konfuzion institucional dhe vendos Gjykatën Kushtetuese përballë një situate fait accompli, duke e bërë të pamundur rikthimin e status quo-së që Kushtetuta kërkon të garantojë përmes pezullimit automatik. Pasojat e mundshme janë:
(1) Organizimi i zgjedhjeve në një bashki ku nuk ekziston vakancë juridike do të ishte një proces nullus effectus, i paqëndrueshëm juridikisht, që do të cënonte integritetin e sistemit zgjedhor dhe do të vinte në dyshim çdo rezultat të dalë prej tij.
(2) Institucionet shtetërore, përfshirë KQZ-në, do të detyroheshin të shpenzonin burime njerëzore, administrative dhe financiare për zbatimin e një dekreti potencialisht antikushtetues, duke prodhuar dëm publik të pajustifikuar.
(3) Qytetarët e Tiranës do të përballeshin me një proces zgjedhor të imponuar politikisht, mbi një mandat ende në fuqi, duke cenuar besimin në rendin kushtetues dhe duke krijuar pasiguri politike e institucionale, përfshirë rrezikun e anulimit të mëvonshëm të zgjedhjeve si të pavlefshme. Çdo ndërhyrje që synon ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë përpara përfundimit të tij bie ndesh me parimin e demokracisë përfaqësuese, sepse i mohon komunitetit të drejtën për t’u përfaqësuar nga zgjedhja e bërë prej tyre në vitin 2023, kundër vullnetit të tyre të shprehur tashmë për një afat 4-vjeçar. Ky vullnet është pjesë e sovranitetit popullor dhe nuk mund të anashkalohet nga vendime të njëanshme të pushtetit qendror, pa një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
(4) Vetë Gjykata Kushtetuese, nëse nuk pezullon menjëherë dekretin, do të gjendej përpara një realiteti të kryer ku edhe një vendim i saj shfuqizues nuk do të mund të rivendoste gjendjen e mëparshme, pasi procesi zgjedhor do të kishte prodhuar pasoja të pakthyeshme, përfshirë zgjedhjen e një kryetari të ri.
(5) Nëse lejohet kjo praktikë, krijohet një precedent i rrezikshëm: zëvendësimi i një të zgjedhuri vendor përmes zgjedhjeve të reja, përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi vlefshmërinë e shkarkimit. Një mekanizëm i tillë e shndërron procedurën e shkarkimit në instrument politik, në kundërshtim me parimin e separatio potestatum dhe me arkitekturën mbrojtëse të nenit 115, duke cenuar jo thjesht një mandat individual, por vetë rendin kushtetues dhe demokracinë përfaqësuese.
Ky rast do të krijonte gjithashtu një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm: do të mjaftonte një masë sigurimi personal ndaj çdo të zgjedhuri vendor për të justifikuar shkarkimin e tij nga detyra, duke prodhuar një mekanizëm të institucionalizuar ku tre organe – Këshilli Bashkiak, Këshilli i Ministrave dhe Presidenti – ndërhyjnë në mënyrë të koordinuar për të larguar një të zgjedhur lokal. Një praktikë e tillë do të krijonte perceptimin publik të fajësisë për një person ende të pafajshem dhe do të sillte cenim të rëndë institucional të parimit të prezumimit të pafajësisë, i cili është një prej gurëve themeltarë të due process -procesit të rregullt ligjor
Eh more lali , e thashe para ca ditesh. Po te mos ishe ankuar , sot ne gjykaten e larte do ishe liruar te pakten arrest shtepie dhe do ishe prane djalit e gruas, Nuk kam asgje kundra deshires tende per beteje , por nuk e ke kuptuar qe kundra mbretit me aq pushtet sa ka , nuk mund te besh dot asgje.Duhet ta kishe kuptuar , qe kur mbreti lajmeroi shkarkimin dhe madje kishte zgjedhur edhe zevendesuesin , se kjo pune kishte marre fund.Sa harxhon energji me kete beteje , me mire perkushtoji betejes me drejtesine per akuzat qe te kane ngritur.Kisha edhe nje kuriozitet : Gjykata ka bllokuar llogarite e tua e te gruas , pronat....etj, Si i paguan avokatet e sidomos avokatet e huaj qe kushtojne nga 1000 euro ne ore ???!!!!
Ia paguan i vellai, eshte milioner! Se do te vesh ne dyshim pasurine e te vellait, para duhet te me shpjegosh pasurite e Saliut, Zenit, Argjites dhe Ramovicit ...
Nuk ve ne dyshim asgje.Thjesht bera nje pyetje. Por nese do mendimin tim gjithe politikanet nga e majta dhe nga e djathta e kane perdorur pushtetin si nje lope qe e kane mjele sa u ka dashur qejfi dhe kane furnizuar me qumesht veten e familjaret kurse popullin e kane furnizuar me shu...n e lopes.
problemi osht qe kan fut ne burg ate qe jeton ne nji apartament dhe jo ata qe kane mega vila, keshtjella e miliarda! Ata kane qeveris e po qeverisin, bojn kulla 30 katshe, shtojn paret dhe tallin bythen me ne!
Kir e paske kuptue sistemin
Edhe nje fakt tjeter per parregullsine e ketij Dekreti te Presidentit: ----- Presidenti i Republikes Dekretoi Zgjedhjet e pjesshme Vendore dje, date 1 tetor 2025, dhe u shpall sot ne 2 tetor 2025 ne Fletoren Zyrtare. ----- Zgjedhjet, sipas Dekretit te Presidentit, do te mbahen ne date 9 nentor 2025, pra 39 dite nga firmosja e Dekretit. ----- Pyetje: a shpallet Dekreti per Zgjedhje te pakten 45 dite perpara dates se drekretuar per Zgjedhje? ----- Pra, 45-39 = 6 (ose 8) dite, te pakten, ne shkelje te afateve Ligjore?!
Bravo Erion dhe avokatet. Kjo eshte beteje prej shtetari. Dhe po e ben ne menyre me shembullore - me ligj dhe koncept te larte politik. Do ia dalesh.
he mor bythqir spo e perballon dot o kurve, po kur na binit qe ishim juajit ne ku ishit ju qifsha grate
Dy dur per nji kok jane! Pra Mbretit dhe kelysheve te mbretit do ua thyj turijt ne Strasburg!
Ore Kiri, shiko Semiramiden se ja shpartalluan duke ja hapur dhe ngritur kembet! Mos na trego se është milionet vellait i Lali fikut. Edhe mamin milionere e ka se i beri dasmen? Po ty dasmen kush ta beri Semiramida? Erion zdromsi kerkon të shkoje ne Gjykatën Penale si kryetar Bashkie, jo si Erion Fiku! Ndërsa juve te tjereve që permendni Straßburgun, lexojini se ç'farë gjykon, pastaj flisni. Mos na beni si Manjani edhe Ju.
Romeo shpirt, Kiri osht amshor meshkujsh, jom pri Elbasoni, bythkat e tua me ti kap i her prishem krejt, kur do e lejm i takim o shpirt
Po pse o Erion , do t'a lëmë Tiranën edhe 2 vjet të tjera pa kryetar bashkie ?! Që tani Tirana ka filluar të qelbet .
Mos u sorollat kot or Eri Lali Velia, po ngule thelle kazmen aty te Kryeministria / kot po i bie pra atij Bamke Samarit, kur burgun e ke prej Ram Gamorit /
Di ky hajduti ipso jure! Clepto jure, po.
jo, di ti bythqim qe sodit kullat e miliardat e atyne qe ju kan qi nonat per 35 vjet!
Kullat, te kane hyre ne bythe, ty dhe motres.
Dekreti i Zgjedhjeve per Tiranen duhet ripare nga Presidenti.Ne qoftese Gjykata Kushtetuese eshte ende e pavarur duhet te flase,qofte edhe me miratimin e shkarkimit nga Keshilli i Ministrave. Vakumi i krijuar tregon se ja kemi kaluar edhe diktatures,kur partia vendoste per cdo gje.A do te behemi ndonjeher shtet ku ligji te ushtroj forcen e tij apo do te vazhdojme ne shkelje te ligjit.
Te pakten beje nje beteje ne jeten tende, kjo eshte beteje per demokracine e shpartalluar ne kte vend. Beje deri ne fund, ktheja borxhet tiranes e shqiperise, coje deri ne fund o djale e me tvertet do kesh mirenjohje me pas e do mbahesh mend per mire.
Kt sikur e kishte aq meeak tiranen dhe qytetaret sa tani do me nejt me zor kryetar bashkie e me e majt peng gjith qytwtin....te jepte dorheqjw vet po te ishte icik fisnik po ca ti kerkosh kti qe bo burg pse ia q..grun te tjeret. Mir ti bohet haku i gjith atyne qe la rrugve e perdhunoi ntiran
Thone se Korbi-korbit nuk ja nxjerr syte..te shohim a vlen kjo dhe per Sorosianet!
Ala do me nejt kryetar o lali,mos qaj per tiranen, shif haĺlin tat e tregohu mo dinjitoz se e ke ul fare...
Gjithmone kam qene fan i E.Veliaj dhe dakort me te gjitha analizat e M. Bazes. Por rrethanat vertetojne se vertete ka shume vend per vrejtje lidhur me procedurat etj. por dhe shume fakte qe sic thote populli E. Velia e A. Xoxe "kane lyer gishtin". Kaq me mjafton per te mos qene dakort me ate. Tani po vepron njelloj si Berisha me kredon " nuk do te dorezohem"....Strasburgu ndoshta do te jap te drejte per procedurat por politikisht e ke mbyllur rrugen e politikes....
ironia e kesaj eshte qe ky shkerdhata ka bere nje mal me gjera antiligjore dhe tani antiligjerisht po e zbythin....vafsh e mos u kthefsh e i marrsh te gjithe majtas djathtas me vete .....
E tregoi veten Erion opinga që vetëm socialist nuk është. Me këto çfarë bëri e tregoi veten që është një hajdut me eksperiencë dhe me ato që po bënë kërkon të heqin vëmendjen e elektoratit nga ajdutëlleqet e tij dhe ta kaloj te PS. Tirana do kryetar nga zyrat e Bashkisë dhe jo kryetar nga burgu, populli ka nevoja imediate për jetën dhe jo dashuri për një ordiner.. Tirana do zgjedhje do punë do menaxhim. Erioni e ka shoqatën e vezve, kur të mbaroj dënimin te drejtoj atë
Vëllai Kit, qeke prej Elbasoni, dhe na e majke veten per hamshor. Ore Kar, elbasonllijte per dylbera jan major, jo per Käfers! Meqe më thua shpirt, hajde me gjithë Kirin t'jua shoartalloj semen! Ta mbani me qepë e me kripe një muaj se do t'ju dhemb në shpirt e ne bythe. Pederaste me fustane. Po ke edhe te tjere nga fisi mi sill. Se mos harrosh edhe Semiramiden dhe Kastro Zison, mi sill edhe ata more dylbera Elbasoni.