VIDEO/ Plasaritjet brenda PS, PD si pemë pa rrënjë – Ben Andoni për zhvillimet politike

2 Tetor 2025, 13:37Politika TEMA
VIDEO/ Plasaritjet brenda PS, PD si pemë pa rrënjë – Ben

“Brenda Partisë Socialiste ka plasaritje, është çështje kohe të vijë çarja”, kështu e sheh analisti Ben Andoni situatën brenda mazhorancës, e ndikuar ndjeshëm nga procesi i shkarkimit të Erjon Veliajt nga kryetar i bashkisë Tiranë. Largimi me lehtësi prej detyre dhe shkarkimi në kundërshtim me procedurat ligjore, duke shkelur parimet e shtetit ligjor, sipas analistit është sinjal shumë i fortë për secilin prej bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në mazhorancë. Me pak fjalë, është një sinjal për fatin e ngjashëm të secilit prej tyre.

Ai flet për shkeljet ligjore në shkarkimin e kryetarit të bashkisë, por për gjyqin publik që iu bë, thekson “detin e madh” që ka Veliaj për të kaluar si pasojë e akuzave të rënda ndaj tij për korrupsion. Detajet e dosjes së publikuara në media sinjalizojnë rrugë të vështirë, larg pretendimeve për pafajësi.

Përballë mazhorancës, opozita është në një situatë ku ka vështirësi për të gjetur kandidat për bashkinë e Tiranës, gara për të cilën sipas kryeministrit ka nisur. Gjykata Kushtetuese ndoshta e vonon pak, por jo aq mjaftueshëm sa opozita të mund të gjejë një kandidat për këtë garë të fortë. Nuk është koha e pamjaftueshme, por janë metodat dhe stili i vjetër i opozitës, e drejtuar nga një lider që e ka marrë peng, që e lë pa shpresë opozitën.

“Partia Demokratike është një pemë pa rrënjë”, thotë Andoni, ndërsa gjen një kënd nga letërsia për ta gjetur zgjidhjen: 100 burra për të shpëtuar. A gjenden 100 demokratë? Padyshim që janë ata, por rruga e tyre për në selinë e Partisë Demokratike është e mbyllur, çdo shteg është madje i zaptuar.

Ndiqni analizën e Ben Andonit në një intervistë për TemA.

 

6 Komente

  1. Analist

    Boll o.Andon l.......po.u.lodhe shume more Bej hesap nuk ke kohe tebqethesh apo te ruhesh .Te gjithe do i ngjisni rames po.shikoni mo sald hajdutin vrasesin r protestuesve.Andon clodhu nja dy vjet srnte ra bretku.nr pune.Nuk te lexoj me.

    Përgjigjjuni
    1. p
      per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

      Mjaft i trishtuar ky Benko Andonaqi qe me shpirt te plasur nga mallengjimi po e sheh plasaritjen e carjen e shpejte te Partia Rama.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kamberi

        Ore kokloqe lereni more opoziten po merruni me diktaturen qe po instalohet. Edhe putini ka kushtetute, gjykat kushtetuse, gjykata te tjera etj por i komandon vete si i do palla. Me kte merruni jo me opoziten, mbroni demokracine pa opozita ne gop te semes te veje, do dali nje tjeter. Demokracia i duhet popullit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demos

          Haha ju komentues e keni fjalën për diktaturën ku vriten njerëz? Sa mirë të mund të na tregonit ku është instaluar kjo diktatura tuaj imagjinare?

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Analisti I lagjes!!! O zot I madh, na mbro, na meshiro!!!!

            Përgjigjjuni
            1. i
              i ka ardhur koha të largohet

              Rama po bëhet i mërzitshëm. Pa le që është edhe i papërgjegjshëm dhe narcizik i pashërueshëm. Duhet larguar nga Partia Socialiste.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje