Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. Të pranishëm janë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët, teksa tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së. Ai foli edhe për Diellën dhe për sulmet kibernetike të Iranit.
"Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt.", tha mes të tjerash Rama.
Samiti vjen një ditë pas takimit joformal të Këshillit Evropian, i cili gjithashtu kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe mbrojtjen evropiane.
Pas diskutimeve të djeshme, udhëheqësit morën pjesë në një darkë të organizuar nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg.
Ky takim i Komunitetit Politik Evropian pason samitin e gjashtë që u mbajt më 16 maj në Tiranë, me temën "Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët".
Po vraponi me sume..... hahahaha!!!!
Normal, kur e thote kete nje mendje e semure rende, nga mentalitetet dhe dashuria per veten, ben qe kjo mendje te ngaterroje drejtimin e kontinenteve, dhe ne vend te Europes, shkon drejt BABALLAREVE turko-arab, duke pare gjendjen e mjerueshme, qe e ka katandisur kjo mendje e gjymtuar, kete vend.
Mire thote ......po vrapojne njerezit!
Para se të vrapojmë duhet të kalojmë pengesat në pragun e derës të rrethuar nga një komunitet që pret ti vi shteti te dera për t'ja zgjidhur hallet dhe problemet, ndërkohë harron detyrimin dhe përkushtimin që duhet të ketë si një qytetar europian.Përndryshe, një hap para dy mbrapa!
Ha ha ha ,nuk thote ne po vrapojme drejt gropes.