I gjithë diskutimi për zgjedhjet në Tiranë, po a ka PD kandidatë në 5 bashkitë e tjera?

2 Tetor 2025, 10:35Politika TEMA
I gjithë diskutimi për zgjedhjet në Tiranë, po a ka PD

Presidenti ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, por debati politik është përqendruar thuajse tërësisht te Tirana.

Pyetja që shtrohet është nëse ka Partia Demokratike kandidatë për 5 bashkitë e tjera, që janë: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik?

Situata duket e zymtë. Pas rezultatit shumë të dobët në zgjedhjet e 11 majit, strukturat lokale të PD janë thuajse inekzistente.

 Ish-deputeti Lefter Maliqi deklaroi një ditë më parë se është gati të garojë në Berat, duke nënvizuar se aty nuk ka asnjë demokrat që pranon të marrë përsipër kandidimin.

Por duket se problem nuk është vetëm Berati, sepse e njëjta situate shfaqet edhe në degët e tjera.

Ndërsa gjithë vëmendja është përqendruar te gara në kryeqytet, realiteti politik i opozitës në terren është i trishtë, ndërkohë që nuk ka qenë asnjëherë që PD të mos ketë kanidat për të kandiduar në zgjedhje lokale, seps enuk marrin përsipër garën./nl/TemA

3 Komente

  1. K
    Kajmakeria e Rilindjes

    Pyetja qe TemA nuk ka as mandat ta mendoje e as dore ta shkruaje - po pse jane ne zgjedhje te parakohshme 5 bashki Bashkia Tirane? Sepse brenda tyre kane patur Kryetare HAJDUTE e qe ne 9 nentor kane paturpesi te kerkojne ti zevendesojne me ca tjere HAJDUTE.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cubi

      Mos u beni merak se do ti gjejn deri sa te vijn zgjedhjet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lutfi

        Detyra e opozites eshte te vije ne pushtet e per kte duhet te kete kandidat per kryeminister e ministra e kryetar bashkish etj, ne cdohe e cdo moment,kurdoqefte e sidoqofte, ne demokraci apo autokraci. Nese nuk i ka ateher ne gop te semes te ike e te shporret se populli prodhon opozite tjeter te gatshme per te luftuar, votuar e per te marre frenat e qeverisjes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje