Ish-kandidatja për deputete e PD-së dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV përplasjen që pati me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Kuçana tha se kishte paraqitur një rezolutë, e cila, sipas saj, nuk u mor në shqyrtim nga drejtuesit e mbledhjes.
“Unë i kërkova kryetares së Këshillit Kombëtar të më jepte fjalën për të paraqitur rezolutën, që më pas t’u kalonte anëtarëve për votim. Ajo kishte vetëm rol rregullator, por refuzoi ta lexonte, edhe pse e kisha depozituar 24 orë më parë.
Rezoluta përmbante tre propozime kryesore.
Pika e parë kishte të bënte me hapjen e Partisë Demokratike dhe dëgjimin e zërit të protestuesve. E dyta ishte ngritja e një fronti intelektual dhe një fronti studentor, jo domosdoshmërisht me anëtarë të PD-së. Pika e tretë ishte ‘çmulizimi’ i Partisë Demokratike.
“Mulizimi’ është një fenomen që duhet luftuar. Është një model pa meritokraci, ku është krijuar një grup servilësh dhe, nëse nuk të ‘bekon’ Flamur Noka, nuk bën dot karrierë në Partinë Demokratike.
Nuk kam asgjë personale me zotin Noka. Por në aspektin politik, mendoj se ai e ka përmbushur misionin e tij dhe duhet të kishte ndjekur shembullin e Edi Palokës.
Partia Demokratike ka nevojë për reflektim pas zgjedhjeve dhe për t’u afruar më shumë me protestën qytetare.
PD duhet të dëgjojë zërin e sheshit dhe të reflektojë ndaj protestës. Ajo që po ndodh nuk është ripërtëritje, por riciklim”- tha Kuçana.
Po ty kush ta ka vene doren ne plage qe ishe kandidate per depudetet? Kush te paska "bekuar" moj e kozmait!
Oj ti debile prostitute, Saliun e urdheron UDB E KGB. Flamuri eshte i rekrutuari gozhde ne trurin e Saliut nga udb e kgb! Njeriu nuhat ndopak jo si ti bibe! Ti e mbron per tropojan, po akoma nuk e ke kuptuar qe ai nuk eshte tropojan por serh e SERBOSHNjak?! Nese se ke KUPTUAR sje per politike, ik e qihu se ndoshta aty i duhesh me shume shoqerise!
Ta kanë bërë mir ty o KUÇEDËR surrat mushkonjë se na ke çar trapin nëpër studjot e tenxhereve!
Semundja shqiptare eshte se te gjithe flasin pasi e pesoĵne. Ne kete rast nuk ka asnje pergjegjesi vampiri non grata I cili vepron barbarisht mbi te tjeret, duke perdorur Mulin, Kellicin, Balliun etj. Mire tu behet se aq meritoni.