“Djali do të pyesë ti ishe ministre ku e kemi vilën?” - Klajda Gjosha: Jam krenare që...

26 Dhjetor 2025, 20:02Politika TEMA
“Djali do të pyesë ti ishe ministre ku e kemi vilën?”

Ish-ministrja Klajda Gjosha ka ndarë një rrëfim personal në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

Gjosha u shpreh se shpreson shumë që fëmijët e saj t’i bëjnë një ditë atë telefonatë të mëngjesit, ashtu siç ajo ia bën nënës së saj çdo ditë.

Ndërsa Bogdo, me nota humori, aludoi se ata mund ta “qortojnë” për zgjedhjet e karrierës, Gjosha theksoi se, pavarësisht se kur do të ishte bërë ministre, nuk do t’u kishte ofruar fëmijëve luksin apo pasuritë materiale.

Ajo tregoi se gjatë gjithë periudhës si ministre ka qenë shtatzënë dhe më pas ka marrë djalin e saj, Luisin, kudo me vete, në takime dhe udhëtime pune.

Gjosha: Unë do të uroj dhe do të shpresoj shumë që të dy ata nesër të ma bëjnë mua atë telefonatën e mëngjesit, ashtu siç ia bëj unë mamasë sime çdo mëngjes. Do të shpresoja shumë.

Bogdo: Kam përshtypjen që s’do t’a bëjnë. Do ta shpjegoj dhe pse. Do thonë: Si  u bëre ministre që pa lindur ne. Kur na duheshin anije dhe makina të shtrenjta, ti rri kot. Si arrite t’a keqmenaxhosh kaq keq karrierën si ministre? Ne na duheshin miliona.

Gjosha: Kurdo që të isha bërë ministre, nuk do t’ua kisha dhënë dot ato gjëra. Uroj shumë që të paktën Luisi t’u rikthehet videove të mia dhe të më shohë me atë barkun shtatzënë që e merrja me vete. Edhe kur Luisi lindi, unë isha ministre dhe e kam marrë kudo me vete si çantë shpine. 

Kam shumë foto duke hipur në avion dhe nëpër takime ku e kisha me vete, sepse isha e detyruar ta merrja. Është shumë bukur që ka ndodhur kështu dhe jam krenare që e kam bërë kështu.

6 Komente

  1. A
    Alpet

    Mos e rruaj karin thuaji cunit, se ka dyqan ne bllok qe kushton sa tre vila

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bake

      Qe ke vjedhur kjo dihet po ti ka mare shumicen Likja edhe kjo dihet....... Se Likja deputetet dhe ministrat i kishte me bordero ku ne krah ju vinte %per secilin

      Përgjigjjuni
      1. E
        E D

        O Alban mos e vrit menjen se i ka sistemu gjonat kjo. Ka qen më e zgjut se të tjerët. Ska pas nevoj me bo vila.Klajda ka punu me laps !!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ja mban !

          Po ate vilen tek kodra e dillit, KD - 2 qe na osh qi nona ta bonim sa ma t bukur me urdhen dhe interesimin direkt t Gentjan Suls, çe bone? T kujtohet kur vije gjth pordh te shifshe punimet, t kujtohet si boje turit kur sun u knaqshe? E mjera Shqypni, krejt hajnat tuj fillue tek Salmuti, Flamuti, Ilirmuti e qer pas hajnis dalin n mexhlis e betohen se sun kan hor mut t njom, por vetem t that, pra sun kan vjeth.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Po kush tha që nuk ka Klajda vilë? O Klajda tregoi gazetarit sa dyqane ke në emër të mamasë, nuses së dajës, asaj Ema Çokut? O gazetaruc mos u mallëngje nga varfëria e Klajdës. Këto janë të gjitha të kaluara në shkollën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Këto nuk kanë dhe turp, të zhduken e mos flasin, ti hanë parat e hajdutllëkut e të qepin gojën dhe mbase njerzit do ti harrojnë bëmat e kësaj me TENDERAT.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Problem i madh te paska zene; do t'a pyese djali se ku e keni vilen!? Epo do ti thuash qe kapot i futen ne burg dhe historia e partise u dhje fare. Ishte me kollaj te perfundoje ne qeli se sa te blije vilen.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje