Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot ndaj propozimit të fundit të qeverisë për të ashtuquajturin shqyrtim të investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si një nismë të vonuar, të pjesshme dhe larg standardeve euroatlantike që Shqipëria ka detyrim të zbatojë.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se kërkesa për një mekanizëm real dhe funksional të screening-ut të investimeve të huaja ka qenë prej kohësh e qartë nga partnerët strategjikë të Shqipërisë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Sipas saj, propozimi aktual i qeverisë nuk i përgjigjet as seriozitetit të momentit dhe as rreziqeve reale me të cilat përballet vendi.
“Shqyrtimi serioz i investimeve të huaja nuk është një ushtrim formal, por një domosdoshmëri për sigurinë kombëtare, mbrojtjen e të dhënave dhe orientimin strategjik të Shqipërisë,” u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se vitet e fundit kanë nxjerrë në pah abuzime serioze me të dhënat personale të qytetarëve dhe bizneseve, si edhe skandale të rënda në institucione kyçe të shtetit.
Deputetja demokrate vuri theksin se Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq historik: ose zgjedh rrugën europiane, me rregulla të qarta, transparencë dhe investime nga vende mike e aleate, ose rrezikon të rrëshqasë drejt marrëveshjeve të errëta, pa standarde dhe pa garanci sigurie.
Duke krahasuar nismën e qeverisë me rregulloren e Bashkimit Europian për screening-un e investimeve të huaja, Tabaku evidentoi se propozimi qeveritar kufizohet në mënyrë të pakuptimtë vetëm në sektorin e medias, duke lënë jashtë sektorë jetikë për sigurinë kombëtare, si infrastruktura portuale, teknologjia e informacionit, sistemet kritike softuerike dhe industria e mbrojtjes.
“Shqipëria nuk ka nevojë për ligje ‘sa për të kaluar radhën’, por për një legjislacion të fortë, të besueshëm dhe në përputhje të plotë me standardet e BE-së,” deklaroi Tabaku, duke theksuar se vetëm një qasje serioze dhe transparente mund të garantojë sigurinë kombëtare dhe të forcojë orientimin euroatlantik të vendit.
Në përfundim, Tabaku riafirmoi angazhimin e opozitës për të mbështetur një kuadër ligjor modern dhe gjithëpërfshirës për shqyrtimin e investimeve të huaja, që mbron interesin publik, sigurinë kombëtare dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. (A2 Televizion)
Tabakun e mban Barrdhi afēr, se po tē ishte pēr PD-nē, as nē listat e hapura tē 11 majit nuk do figuronte.
C’do me thene nje ‘Ligj Serioz’ per investimet e huaja????Si duket jeton me kumrite o patushe TABKHONE….zgjidhjet jane disa….o promovon investimet e huaja….duke futur edhe token(shteterore) me zero qera…. o duke bere nje ligj SERIOZ per investimet e huaja,por duhet te besh VEZEN e Frances e Gjermanise….ose shatra patra,ose sic bejne vendet e terco mondos…zgjidh e mer O TABAKHONE….!!!!????
Po kur Fazllici na merrte pjese ne mbledhjet e keshillit te sigurise kombetare kjo patriotja ku ishte ?
Ja paskeni bere qejfin me kete foton. Nxirrni ndonje me aktuale, jo kur ishte pjeshke.
O Jorida hajdutja, po Usa cfare roli ka per ligjin e investimeve te huaja? Ne Usa nuk ka pas asnjehere nje ligj te tille!
Kjo po , është politiqene exelente , gjynah i madh që nuk ja varin fare !