‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

26 Dhjetor 2025, 09:00Politika TEMA
‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën:

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

Sipas saj, hetimet e reja synojnë të zbardhin përgjegjësitë reale të ngjarjes, pavarësisht zhdukjes së një pjese të provave, dhe të vendosin lidhjen shkak-pasojë mes aktorëve të përfshirë.

Gjikondi theksoi se, sipas bindjes së saj, fijet e çështjes çojnë te familja Berisha dhe se rastet “Gërdeci” dhe “Partizani” përfaqësojnë shembuj të ndikimit direkt ose indirekt të ish-kryeministrit Sali Berisha në pasurimin e familjarëve, duke i bërë thirrje SPAK-ut të tregojë kurajo dhe të identifikojë publikisht përgjegjësit.

“SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme. Të mos harrojmë që kanë vdekur 26 persona të pafajshëm. Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha, të gjitha strukturat kanë qenë në funksion të Shkëlzen Berishës. Më në fund po merret guximi për t’i dhënë emër dhe mbiemër asaj tragjedie. Ne e dimë që shumë prova janë zhdukur, kamerat dhe sistemi i monitorimit. Prokuroi mendoj që do jetë i aftë të bëjë lidhjen shkak-pasojë.

Nuk ka qenë aksidentale vdekja e zotit Trebicka që ka qenë dëshmitar për “Gërdecin”. Berisha ka lidhje indirekte dhe ka dijeni me atë që ka ndodhur me fëmijët e tij. “Partizani” dhe “Gërdeci” janë dy raste flagrante që Berisha direkt apo indirekt ka ndikuar në pasurimin e familjarëve të tij, duke vënë në dispozicion shtetin për përfitime personale. SPAK duhet të ketë kurajon dhe t’u vërë emrin personazheve përgjegjës për këtë ngjarje”, tha Gjikondi.

11 Komente

  1. V
    Vala

    Pa trajtim nderkombetar, kjo ceshtje do haje edhe ca dhjetvjecar te tjere e s'do te zbardhet kurre. Klyshat e Argites ne drejtesi s'do guxonin kurre te deklarojne te verteten, sic beri gjykata amerikane ku Zeni shkoi per lesh, dhe u kthye I qethur.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"'!?,

      Nese besimi se Spak mund ta zgjidhe kete ceshtje eshte zero , atehere si mendoni a ka ndonje gjykate tjeter ne Shqiperi qe mund ta beje , apo shpresa e pergjithshme eshte zero ???

      Përgjigjjuni
      1. L
        LIKU ZHAPIKU QUKAPIKU PD

        O Liku, o K@r, a kupton çfare po thua... apo futja kot? SPAKu .. a ka ndonje gjykate ne Shqiperi. Po ceo loqkë gjykate eshte SPAK?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli do i lutet Spakut te arrestoje Ed Ramen

        Familja famekeqe vrastare dhe nongrata e Saliut eshte e vetmja qe ka imunitet nga Kushtetuta Shqiptare. Ky imunitet ruhet me fanatizem nga Spak dhe Gjkko.

        Përgjigjjuni
      3. k
        k

        Kur një familje e degraduar dhe hajdute maloke,arrin të vjedhi ,vrasi,korruptoi dhe shkatërroi një shtet të tërë,dmth se ai popull meriton gjithë të keqen e mundur që fati i mallkuar i ka dhënë.

        Përgjigjjuni
        1. @
          @.

          Po na thuaj ti ne ç’far populli ben pjesë. Po mjaft me keto thenie se na hapet barkun. Largimi nga vendi jot nuk do te thot që je me i zgjuar nga te tjeret por thjesht ke ber Nje zgjedhje që te esht dukur me e mira kaq. Por ama nuk te ben me pa faj se ky populli që ti akuzon. Ndoshta ne që kemi ikur kemi fain me te madh. Kaq per sot o k dhe lere popullin ne hall te vet.

          Përgjigjjuni
        2. r
          rezi

          Kjo dihet por vetëm SPAK nuk di gjë...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Dita kur do te themi me plot gojen qe drejtesia po funksionon tek ne do te jete kur te arrestohen fillimisht te gjithe prokuroret dhe gjygjtaret qe kane shmangur apo fallcifikuar dosjet e Gerdecit dhe 21 janarit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Kete gje vetem amerikanet mund ta bejne, dhe ahere me te vertete do jete shpetimi yne.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vleshte

              Shikoje foton! Ka bo baba Cun! - " thote Sala".

              Përgjigjjuni
              1. F
                Foto qe flet shume

                dhe fyen 26 viktimat.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje