Nga Ylli Pata
Sipas figurës stilistike të Edi Ramës që e ka përdorur rëndom prej dy vitesh tashmë, drejtësia e re, fëmija I ri I shtetit të lindur prej vullnetit të mazhorancës e ka plagosur në shumë vende mazhorancën.
Po sipas Ramës, kjo ka qenë kosto e një procesi shtetformues, një lloj modeli për të treguar se eksperimentet I bjënë në trupin e vet.
Megjithatë, realiteti është përtej metaforave apo edhe stilistikës. Drejtësia e re, përkatësisht SPAK, ka një eskortë politike luxuru, që do të thotë SHBA dhe BE, që I k lejuar të lëvizë fort për ta bërë plagosjen e mazhorancës letale-vdekjeprurëse. Në shkurt, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare arrestoi në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e ka mbyllur brenda në paraburgim, duke e trajtuar si peng, e pas 11 majit hodhi bombën tjetër të madhe, ku ka hapur një gropë të madhe në mazhorancë. Atë të shpalljes si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën ka tentuar ta shkarkojë nga funksioni, ka kërkuar të arrestojë, e në publik ka hedhur një sasi masive municioni për ta denigruar.
Në 2025-n, ajo që Edi Rama e quan fëmija më europian I socialistëve-drejtësia e re, e ka qëlluar dy herë fër zemrës trupin e mazhorancës. Synimi nuk ka dyshim që është rrëzimi I trupit të këtij “përbindshi” politik, për të cilin është I shokuar çdo faktor ndërkombëtar që ka lidhje me Shqipërinë, apo merret me të.
Nëse dikush e mban mend Samitin e BE-së në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit, përkatësisht më 15 maj, skena më epike është kur kancelari I ri gjerman, Friedrich Merz, I drejtoj katër gishtat Edi Ramës, si përkthim i mandatit të katërt.
Pas asaj katërshe të njeriut më të fuqishëm të Europës, shpërthyen teoritë e fantazitë: Katër mandate tiii? Ore si ja bën? Je në metro ti, me katër mandate, ku të çon mushka? Edhe në qofshin thjeshte prodhim fantazie, pyetjet për katrën, Edi Ramës ja kanë bërë të gjithë mediat e rëndësishme që e kanë intervistuar.
Përgjigja ka qenë pikërisht drejtësia, reforma që ka sjellë një revolucion real dhe të vërtetë pas rrëzimit të komunizmit, të cilin edhe pjesëmarrësit e idealeve të dhjetorit e quajnë një lojë pallati.
Nuk ka një rast tjetër ku një institucion shtetformues të godasë kaq fort krijuesin e vet. E kjo goditje nuk ka qenë hapje hetimesh, procese të hapura e një odise gjyqesh, ku politikanët e mazhorancës të përballen me akuzat zyrtare të SPAK.
Jo, kanë qenë masa ekstreme, arreste me burg, regjim I fortë dhe i mbyllur në paraburgosje, situatë jo e barabartë në aksesin e dokumenteve, e mbi të gjitha një process publik denigrimi.
Jemi prej shkurtit të këtij viti e deri më sot, kur mazhoranca është nën rrethim nga SPAK-u i Altin Dumanit.
Përballë kësaj situate, mazhoranca ka fituar zgjedhjet parlamentare pa hedhur asnjë katapultë me zift të nxehtë kundër organit që e lindi, përveç disa shigjetave të shkurtëra në kohë të caktuara.
Ndërkohë që pas sulmit të fundit, përkatësisht rastit Balluku, mazhoranca hapo betejën me SPAK, duke e dërguar në kushtetuese. Por SPAK tentoi t mbyllë betejën brenda vitit, duke hapur fantazmagorinë e AKSH-it, ku bashkë me ramet e kompkjuterave llogariten edhe milionët e çokollatave, apo me tenderat e sfotwereve, qindra mijëra eurot e verave të shtrenjta. Ku apartamentet pësojnë një lëvizje numrash më keq se në krizën e 2008 në Wall Street dhe paratë në bankat e huaja lëvrisin si ari i John Mçgow në vitin 1992.
Së paku deri në ditën e Krishtlindjeve, nga kjo betejë palët mbahen në këmbë, por beteja e fortë pritet pas gjelit t detit.
Ta mendosh, nuk ishte kot ai deliri në panelet e panumërta që thonin se Rama nuk e ha dot gjelin e detit. Betejë që u kthye në epike, po në 2026 ka gjasa të marrë përmasa dramatike.
SPAK dhe GJKKO jane pasardhes te denje te SHIKU-t te Gazidedes. Bejne gjithcka ne mbrojtje te familjes kriminale Berisha. Muajin tjeter behen 15 vjet nga krimi shteteror i 21 Janarit,trimoshat e SPAK Kraja dhe Dumani nuk paten kurre guxim e deshire te ngrejne akuze ndaj Berishes. Braho do jete nje fotokopje e keqe ketyre dy te pareve. Eshte turp qe Rama mburret me kete "reforme ne drejtesi".
Rama e meriton, se vet e bëri këtë m... në pjatën e PS's. Tashti të marr lugën dhe ta hajë. Por unë kam dyshim që e gjitha është një lojë e tij në bashkëpunim me Saliun. Antarët e PS dhe PD janë toça, ashtu siç është i gjithë populli shqipfolës.
Nuk do e besoj qe pushtetin qe te jep populli ne demokraci ta rremben prokurori dhe gjykatesi se eshte tamam grusht shteti i nje grupi te caktuar horrash kriminele. Nuk e di ne se voten e popullit e çvlefteson grupi i kriminele !
Me pelqeu shkrimi! Jam I bindur qe ne Spak dhe GJKKO egziston nje bande e konsoliduar berishiste,faktet jan te panumurta,por kryesorja eshte lincimi I socialisteve dhe per nje arke sardeleje,dhe Mos hetimi I krimeve te shumta te Sali hales.
Do i rruani Bolet. Anadhistet e Skapi i Dumdumanit e i keteij karspaliut tjeter te pakten deri ne 2030.
Lufta qe Saliu I ka shpall qeverise nepermjet kriminelve te tij ne Spak nuk do ket asnje ndikim te votuesit shqiptar. Sa me shume Spaku godet qeverin me artifice ligjore,aqe me shume shqiptaret e votojn kete qeveri.Keshtu ka qene deri tani keshtu do jet dhe ne te ardhmen. SpakSaliu han mut kot,pdrejtesia e tyre shton votat per PS.
Aspaku do te haje koken e tij jo te qeveris Rama , me lojrat qe po ben kerkon destabilizimin e Shqiperise per nje 97 te dyte .Qeveria e PS me Ramen ne krye nuk ka per tu rezuar se populli e kupton qe eshte d'ora e saliut .
Jane turrur te bejne shpifje nga me te pabesueshme eksponent te p dreqit opinioniste gazetare e thashethemexhi per te bere pis cdo njeri pjese e qeverise e administrates e cdo gje te ndertuar ne kete vend vitet e fundit por njerezit nuk jane as shurdhe e as memec e shikojne dhe e prekin permiresimin e jetes
A ka drejtë Kryeministri apo Ministri i Drejtësisë ti kërkojë Llogari SPAKut pse hetimet ndaj kriminelit Berisha nuk mbyllen dhe të gjykohet.
Shqiptaret sic nuk bindeshin nga denimet e shikut te gazidedes dhe drejtesis se plepave ashtu nuk binden dhe sot nga LINCIMET qe Spaku i Saliut po bene kunder zyrtareve socialist. Kete e treguan zgjedhjet e 11 Majit ku SaliSpaku mori nje goditje fatale nga shqiptaret.
Nese ka nderhyrje nga SHBA dhe Europe atehere nuk kemi drejtesi te pamvarur ...
Rama po te beje zgjedhje te parakoheshme merr 95 mandate . Futi nje qeveri teknike per nje muaj zgjedhje grant 95 mmandate
SKAP/SPAK/KAPS/SKARP,po imiton por pa sukses me metodat e ish Sigurimit të Shtetit të kohës së Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut.
Si prokuroret e SPAK ashtu dhe gjyqtaret e GJKKO jane te prekur nga reforma ne drejtesi. Per ata, sistemi i Saliut kishte avantazhe te medha; ata mund t'i mbushnin thaset me rryshfete kurse sot jo. Qendrimi i tyre eshte hakmarrje ndaj mazhorances qe e inicioi, e mbeshtei dhe e mbeshtet reformen ne drejtesi. Edi Rama duhet te rezistoje ndaj presionit te tyre, keshtu do te hyje ne histori si ndertuesi i shtetit te vertete demokratik. Ai ka mbeshtetjen e shumices dermuese te shqipetareve dhe te nderkombetareve.
spak ti vere gishtin kokes te jap drejtesi qe mezi e presin. shqiptaret. jo te mbroj nje kriminel si sali berishen qe ka ber 1001 te zeza
Banditet kriminel te Spakut si Dumani-Dado do vij nje dite qe do japin llogari per te gjitha krimet qe po bejn me urdher te Saliut.
Ky fytyr pa fytyr si dum dumani, luan aq bukur me berishën si dy aktorë kundershtare, nder kohë që ky, kraja e noteri e ndonjë tjezer, janë të betuarit e berishës, këtë lë të pullasin e gërthasin sa të duan njerëzit, që i komandon rama. Do vijë koha shpejt nëse mendoni se nuk ka ardhur, ku të mësoni që dumani e tjere janë kokrra e berishes.
Mender prokuroret e Spakut dhe mender gjyqtaret e GJKKO duhet te dine se asnje krim nuk mund te mos ndeshkohet. Keta kriminel te Sali qenefit sot mund te mbeshteten te ndonje nderkombetar,po duhet te din se vulen perfundimtare e jep populli.Shqiptaret sic e dhan vulen ne 11 Maj ashtu do e japin me thell edhe ne zgjedhjet e ardhshme.
Posi jo re, populli ne kembe partia ne balle me shokun Rama ne krye cajm cdo bllokade, a ju krypsha trute brekgrisurit e zones se pare operative do hahen me Ameriken qe vepron nepermhet Spakut. Yttt
Ju si gazete PSE nuk shkruani per koreupsionin me qeveri? Sepse Jeni gallate e shekullit 21
Ore mos ka vjedhur ndonjë çikë kjo Balluku?
Spaku ka një nivel të ulët profesional dhe është fora e Saliut
Ka të drejtë Salushi kur thotë skapi i partisë. Po cilës parti?! Saliu mashtron popullin me guxim sepse e din se nuk i bën gjë se është skapi i vet krejt që i ka prodhuar Argita me Gazideden. Salushi tallet se e din se nuk e këpusin në mes drejt e në shtëpinë me dhomë të ngushtë atë por do të çojnë Ramushin me Ramushët dhe Ramushet e tijë në këtë vend.Rama bëri një vërr në ujë.Ai duhej të hapte shkollën e plepave të tijë siç e bëri Salushi në 1992. atëherë do ishte i qetë.Kështu që t'a mbajë në kurriz tani dhe t'a gëzojë Rama se po ja fusin të gjithë në burg me qytetarin dixhital të salushit, bardhës, e gjith sajesave të pderrave që e kan vrarë këtë popull dhe dalin e kakarisin si gjeli në majë të plehut. Bravo Rama që vrau veten me dorën e vet.
Supozohet (dhe dihet) qe SPAK-u eshte femije e mikut tone te madh, Daj Semit, por sic shihet po na del dobic i fosilit qelbash hajduto-kriminel, psikopatit tipik malok, Sali qenit dhe gjithe malokerise tribale mesjetare...(!!!???) Konkluzionet jane tuajat (per ata qe kane sadopak mend)...
Te gjitha keto qe ben SPAKU ndaj PS eshte 100% dora me e zee e kreminelit profesionist SALI BERISHA kjo nuk do as mend as kalem.Populli te rije zgjuare se humbja e vigjilences se popullit do marre me qafe shqiperine dhe dhe do ktheje nje 97-te te dyre me me shume shkaterrime dhe me me shume viktima.
Asnje gjë nuk siguron ky raport. Problem do të ishte po mos ti jepej ndihma shendetsore, por që të thuhet moren pjesë ose jo shumë police ky është absurditet. Është policia pergjegjese per sigurine, pergatit planin e masave, shoqerimin, numrin e mjeteve etj. Se mos i kerkojne llogari policise perse i vure prangat Lali Vjedhesit? Nëse ndodh ndonjë gjë policia është pergjegjese. Sa per diagnozen e Lali Vjedhesit ajo shenohet në kartelen e Lali Fikut që e ka burgu. ISH gruaja e Bushatit është perpjekur të bëje një sherbim më shumë per Lali Fikun! Në Strasburg koqet e Meros do të marrë Lali Fikut!
Nuk e di se çfarë ashendenti ka Rama, por si shenja e gaforres sado që ka 12 vjet në pushtet do të ngelet gjithmonë një "romantik". Pushteti nuk është poezi dhe ai edhe pas 12 vjetësh nuk po e kupton. Dëshira e mirë jo-gjithmonë sjell rezultatet e pritura. Ku është sot "profesor" Xhafa që e mbante veten si "babai" i reformës në drejtësi, kur Dum-Dumani (sipas Saliut) e kompani po bëjnë raprezalje mbi pozitën (në shumë raste edhe pa-prova) mbi bazën e atyre ligjeve që hartoj "profesori i madh" dhe për krimet shtetërore (si Gërdeci dhe 21 janari) askujt nuk i hyn ferra në këmbë?