Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

25 Dhjetor 2025, 11:03Politika TEMA

Në politikën shqiptare, memoria shpesh është selektive dhe e shkurtër. Por rrallëherë kontradiktat kanë qenë kaq të dukshme, kaq të dokumentuara dhe kaq të papërgënjeshtrueshme sa në rastin e Ervin Salianjit dhe mënyrës se si Sali Berisha e ka ripërkufizuar figurën e tij brenda vetëm një viti.

Në shtator të vitit 2024, pak ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me një vit burg për ish-deputetin Ervin Salianji për veprën penale të kallëzimit të rremë, Berisha e shpalli atë publikisht simbol të represionit politik.

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e

“Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën. Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë”.

Në atë kohë, Salianji nuk ishte thjesht një ish-deputet i dënuar. Ai ishte, sipas Berishës, i burgosuri politik i vetëm në Europë, një dëshmi e gjallë e hakmarrjes së qeverisë ndaj opozitës dhe e vazhdimësisë së një regjimi që, sipas tij, trashëgonte dhunën e diktaturës.

Narrativa u thellua edhe më tej në një tjetër reagim publik të Berishës, ku dënimi i Salianjit u cilësua si sulm frontal ndaj gjithë opozitës.

“Goditja me proces politik e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Është një kushtrim për çdo opozitar, që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij. Kjo goditje, në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve dhe burgosjeve politike, është një kushtrim, është një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë o sot o kurrë”.

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e

Salianji ishte kthyer në kauzë. Në flamur. Në provë se opozita po persekutohej dhe se kushdo që guxonte të denonconte krimin, përfundonte pas hekurave.

Por mjaftoi vetëm një vit kalendarik që e njëjta figurë politike të përjetojë një transformim brutal në diskursin e të njëjtit lider.

Sot, Ervin Salianji shpallet nga Sali Berisha jo më si i burgosur politik, por si armik i demokratëve dhe bashkëpunëtor i krimit të organizuar.

“Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, organizoi me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e njërit prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim, kjo është absolitisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij. Për sa i përketë takimit që thoni ju, kemi pasur informacione jo një por disa të cilat pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hijet kryesore të këtij takimi”. - thotë kryetari Sali Berisha për atë që një vit më parë ishte simboli i rezistencës opozitare.
Kështu nga simbol i rezistencës ndaj krimit, Salianji u shndërrua në bashkëpunëtor të tij. Nga viktimë e regjimit, në rrezik për Partinë Demokratike.

Ky ndryshim i kursit nuk është as i rastësishëm dhe as i pari në historinë e PD. Ai është pjesë e një modeli të njohur të sjelljes së Sali Berishës ndaj figurave brenda PD-së që guxojnë t’i dalin kundër. Mjaftuan vetëm disa takime të ish-deputetit me demokratët e bazës, ku u kërkua përgjegjësi për humbjen e 11 majit dhe ndryshime në lidershipin e partisë, që arsenali i plotë i akuzave të vihej në funksion.

Në këtë kontekst, përjashtimi politik shoqërohet gjithmonë me demonizim moral.

Megjithatë, ajo që bie realisht në sy nuk janë veprimet e zakonshme ndëshkuese ndaj “armiqve të brendshëm”, por paradoksi i hapur publik. I njëjti njeri, me të njëjtën histori dhe të njëjtën çështje penale, përshkruhet brenda një viti si hero dhe si tradhtar, si i burgosur politik dhe si ortak i karteleve.

Tashmë ka pak rëndësi ç’mendojnë demokratët për Ervin Salianjin. Ata që aderojnë zyrtarisht në PD vështirë se do kenë mundësi të votojnë më për ish simbolin e rezistencën ndaj regjimit. Së bashku me të tjerë, Sali Berisha e ka flakur Salianjin në koshin e armiqve të brendshëm të PD. Dhe kjo ndodh në kohën kur çdo element opozitar, parti apo lëvizje qoftë duhet të bashkohet në një front të vetëm për t’u përballur me nje qeveri të sakatuar nga skandalet dhe telendisur nga llumi që e ka pushtuar në 13 vite qeverisje./vna.al

27 Komente

  1. A
    Argita

    Salijanji guxoi te kritikoje politiken e PD se dhe per kete u ndeshkua me perjadhtim nga PD ja nga Berisha. Pra kemi te bejme me denim politik, ate se denonconte para nje viti, Berisha sot po e aplikon vet!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Po me Alimehmetin dhe Aulon Kalane, di gje njeri se cfare u be?

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grigor

        O Kargita, këta janë si Saka Daka, si Muti Kaka. Erë të qelbur vijnë të dy

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Pse kto personat e skandaleve kane gjithnmone emrin GERON e pastaj dalin FIasko.

          Përgjigjjuni
        2. j
          jevgu

          Fshatari Maliqit bukshkal besprem dhe I lig. Maloku I vicidolit te nxorri nga balta e kenetes mor bythgris te solli ne civilizim te dha per te ngrene per te pire te veshi te dha dashnore te vuri floke ne koke te dha para te vjedhesh dhe ti mor vemje ja shperblen malokut me gisht mbrapa kurrizit te krrususr nga krimet. lol. Jazek edepsiz

          Përgjigjjuni
        3. X
          Xhebraili

          Akoma merreni me Berishën, këtë të vdekur të pakallur që vetëm të ha munë dhe asgjë tjetër. Bëhuni më krijues, lëreni të vdekurin në.mbretërinë e tij dhe përkushtojuni të gjallëve.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:",;:"

            Salmut Ramut Brrisha, te qifsha robt e shpise dhe gjithe farefisin deri ne brez te VII o malok i qelbur!

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qafkuqi

              Kush do bast qe ky katnari pas nje viti do jete prape me Saliun. Gjithmone e njejta skeme, i leshon Saiu pellumbat te ngrihen ne xhiro dhe me pas me nji fershellime i mbledh prap . E bukura eshte se ka nga ata qe besojne se ky kokrra e fshatarit do beje ndryshimin. Pikerisht per kte arsye i solli Sala katunaret ne tirane, te zaptojne prona dhe te votojne si dele.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Nuk ka asgje te çuditshme,me veprimet e Berishes.Nanon e futi ne burg, nuk la gjenpa thene per te,por kur e pa ecurinë e PS me Ramen,u takua me te dhe harroi çdo gje e u tërhoq nga çdo deklarim.Pastaj me Meten,armiq,por ne nevoje behej i mire e hoqen dy prokurore bashke.Tani jane bythe e breke.Salianji Megjithëse per momentin nuk eshte nje figurë e lavdërueshme por kushdo mund te ndryshoje dhe ai e pagoi me burg dhe nuk po kerkon te ike Sala por PD te rinovohet me figura dhe me qendrim politik dhe ka shume te drejte.Sidoqofte ai ka te drejte te mbledhje njerez kudo edhe te flase per PD e nuk mund t'a ndali askush,se nuk po i kerkon ndihme kryesive te partise

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tualet Palla

                  Salianji eshte zvendesuesi I EDrames tek Rripjellja. Ta gezoni furçën e bythës së Gridës shokë komunista! Rrofte komandanti ! Nga Lozhani I Surrelit

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Non grata kishte planifikur ta vriste perpara krishtlindjeve por grupi i ekzekutimit me komandat Agron Kuliqin ishin ne tjeter mision

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nga fshati titit

                      Po pse eshte I burgosur politik,ai mori rolin e Spiunit pse duhet te fuste te tjere per te pergjuar kur ai ta Conte ne prokurori qe Fatmir Xhafa ka vellain qe ka Burge per te bere se eshte I denuar por u kthye ne BABALE duke u premtuar edhe para,atyre qe survejonin imitonin pra u kthye ne SHIKAS,ai tani po,cfareveprone cfare I thote MAMA DHIA GRIDA,Salianji eshte pjelle e Saliut me te njejtat vese si ai cfare ndershmerie dhe sinqeriteti ka ky burre ku vetem ka sajuar pislleqe ndaj te tjerve.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miku sala

                        Edhe vete Sueli cuditet se sa i forte eshte

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aleksander

                          Shqiptaret me voten e 11 majit 2025 sali qenit i dhane ner tre, ma te gjatin . E meriton sali qeni.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Babale dje , Babale sot , Babale mot .

                            Ju béni fajtore Bufin komunist kur ka 35 vjet qe ndjek te njejten linje, dhe jo vehten, çudi te shikoshe fajin gjithmone te tjetri. Nuk ishte ky Babale qe doli me shkop bejizbolli kunder Berrishes nuk ishte Po ky Babale qe shkoje te breket e Berrishes.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FATMIRI

                              MOS U MERNI ME KËTË FYTYR MUTIN KY E KA NË GEN PISHTËRSIN TE VJEDHI TË VRASI TË MASHTROJ TË SHPIFI INTIGRAND I PA BES KY ESHTE BURR KURV SIÇ KA PASUR TË JËMËN NJERI QE SKA AS TURP DHE AS NDER

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Në kerkim të pillit

                                Po këto janě punë të brendshme të PD-së, ju çfarë ju shqetson…çfarë meraku ju ka zënë ?!

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Humoristi

                                  Ky asht konflikt katundaresh te babzitur per pushtet!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tarras Lala

                                    Tē dy njė hale jan si Sali Bajga po ashtu dhe Babalja çuni Shegēs nē haurin e lopēs Salinjani i Grida Sumēs.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tarras Lala

                                      A ma hongre Karrrin ?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rrofte Sali Grebenea !

                                        Salianji eshte nje nder ato karakteret langaraqe qe e veshen Berishen me qyrkun opozitar . Sigurisht , te ndihmuar edhe nga segmente pushtetore . Pra eshte nje ndrthurje e miremenduar e plote mistere , sepse heronjte e heshtur te Ramiz Alise nuk kishin perballe ndonje dokudo , por anglo-amerikanet . E ne kete aksion luftarak , ne mbrojtje te plackes dhe te lekures , do te kishte edhe ndonje " Harrese " , edhe ndonje viktime . Salianji , nje fshatar mikroborgjez , me shume pretendime , pas daljes nga burgu , ka pritur te zinte vend ne qoshene e konakut te PD-se dhe Jo nga fundi ... Kjo e ka zemeruar shume Salianjin . Kjo ka bere qe ai te jepte isharetin e levizjes nga rreshti , duke harruar vigjilencen e shpates Berishiane , qe , edhe Tani ne pleqeri , nuk Po e mbyll surin per kete popull .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          K

                                          O komentues,mendoni vetem nje minut dhe do bindeni, kush ka fjet vetem nje nate ne shpellen e Saliut eshte e sigurt qe do gdhihet me pleshtat e tij,dhe aty ndihet rehat.Shembuj,Neritan Ceka,Imami,Gjekmuti,Gay Gazi,etj etj,edhe ky Babale Salianji I doli para me hu jenicerve te Saliut,dhe perseri perfundoj te shpella e tij.Perseri atje do shkoj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            analist

                                            Sali salienj need Jane mut iati mut I bring mut fai qe beri te and.Salianji ka perfunduar. Ai eshte i ndaluar deri ne vitin 2031 se beri montime fallco shift kete profession ka .Nga ana teeter saliu eshte biologjikisht I vdekur se ka moshe shume te made psnvaresisht se duet te ishte Denmark per krimet dhe vjedhjet e pati mbulese te mire dum dumanin dhe besoj se nuke ka per ta gestur gje se ne nuke kami drejtesi e sale krimineli shin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Popi

                                              Nuk thoni shyqyr që është gjallë akoma maloku i Viçidolit? Me çfarë do merremi ne sikur, larg qoftë, të na ikë ke të shumtit ky lloj m...armallate ?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                K O R C A

                                                Ja pra , sa e vertete paska qene ajo qe thoshte i madhi Robert Ndrenika , ne komedine Prefekti , kur i lutej e shoqja per te liruar nga burg nje qytetar i kapur ne proteste : " . . . po nuk mund ta lirojme moj , ai ka dy muaj ne burg dhe eshte bere me komunist se komunistet . . . . . " Edhe Salianjit iu deshen vetem disa muaj burg per tu bere me demokrat se vete kryedemokrati ! Me teper se kaq , nuk ka se cfar na thote z.Berisha !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  M

                                                  Saliu eshte monument"kulture" per ata soj idiotesh si ai nga Rresheni qe tha te du me fort se femijet e mi. Per sa kohe te ket idiot te till Saliu aty do jet,dhe kjo eshte gje e mire,se jo vetem na zbavit,po dhe na ha mutin kur dhjesim.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eri

                                                    Duhet te njorohet Berisha nga me te keqijet me mire Saliani se berisha muli e vokshi se dhe emrat nuk duhet ti shkruaj me shkronja te medha pe ti injoruar

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje