Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rrëzuar zyrtarisht pretendimet e deputetit demokrat Eno Bozdo, i cili tha sot nga selia blu se “Shqipëria ka marrë zyrtarisht nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë një paralajmërim të fortë për përjashtimin e saj nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, një institucion ky shumë i rëndësishëm i financuar nga BE”.
Ministria bën të ditur se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë vendim i Bashkimit Europian apo i organeve të tij ndaj Shqipërisë në lidhje me sektorin energjetik.
Në një deklaratë për mediat i cilëson dezinformimin keqdashës dhe lajme tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjetik.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për dezinformimin keqdashës dhe lajmet tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjitik.
Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë.
Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik. Diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar posaçërisht për të asistuar vendet jo-anëtare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet e vendeve te BE.
Shqipëria, është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, vlerësim i reflektuar qartë në raportet ndërkombëtare përkatëse. Përpjekjet për ta paraqitur vendin si problematik janë të rreme dhe dashakeqe.
Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë të mbajtur javën e kaluar, janë identifikuar masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare (të këtij Traktati) deri në korrik 2026. Në rastin e Shqipërisë, kërkesa konsiston në përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me Rregulloret e BE-se, një proces normal dhe i planifikuar, për të cilin projektligji dhe aktet e tjera janë përfunduar, publikuar për konsultim publik dhe disa të miratuara. Paraqitja e kësaj procedure si “ndëshkim” apo “përjashtim” është manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i pastër, i qëllimshëm, dhe i koordinuar ndaj sektorit energjitik shqiptar.
Deklaratat dhe shkrimet e publikuara në orët e fundit përbëjnë shpifje të qëllimshme, me synim baltosjen e një prej sektorëve më të suksesshëm të Shqipërisë. Ky sukses është i dokumentuar qartë edhe nën Kapitullin 15 të negociatave me Bashkimin Europian, ku sektori i energjisë konsiderohet ndër fushat me progres real dhe të matshëm.
Theksojmë me forcë se në asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë nuk përmenden ndëshkime apo shkaqe për mospërmbushje detyrimesh për TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetin e interkonjeksioni apo të tjera. Përfshirja e tyre në këto lajme përbën një manipulim të qëllimshëm, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe synon vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në fushën energjetike dhe në procesin e integrimit europian, duke realizuar qartazi planin dashakeqës të faktorëve të ndryshëm që janë aktive në këto momente.
Institucionet përgjegjëse nuk do të tolerojnë keqinformimin dhe do të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për dezinformim publik dhe baltosje, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe vijimësi të reformave në sektorin energjetik.
Duke qene se politika e opozites prej kohesh ezhte mbeshtet mbi fantazi keqdashese per vendin, eshte e nevojshme qe mazhoranca te sqaroje te verteten nepermjet prononcimeve te here pas hershme. Ky lajm I genjeshtert u la disa dite pa u kundershtuar e doemos qe krijoj bindje te gabuara tek njerezit.
Qe kur dolen ne media, kuptohej qe kishim ne benim me nje shpifje. Kush ta haje, i befte mire, futi dhe nje gote Belinda nga pas...misioni u krye,! Marrje, si me degjon?
Po kur del ky Ennnnnnnnnnno Bozovici, buzvici i vicidolit , ish.zv. ministri I Foltores qe ne kohen e tij ketu e 16 vjet me pare jepte licenca per gjoja Hece qe ishin vija uji Malore apo perrenj qe kishin uje 3-7 dite pas ndonje shiu ne Mal pastaj ktheheshin ne vija uji qesharake sa per te pire uje dhite kurse mbi 8 muaj ne vit nuk kishin asnje pike uje. Ky Ennnnno hunderri ishte ai qe shiste licencat ne ministrine e energjise se asaj kohe dhe sot hunderri me vrap doli sikur zbuloi Ameriken dhe filloi te kakarise . Nuk ka faj I ka lidhur duart Vampiri me dosje korrupsioni ketyre hunderrave te pavoutuar por te futur ne parlament nga lista e mbyllur. Do ti ktheje Reston Vampirit 82vjecar me 27akuza mbi kurriz ne grahmat e fundit ne politike.
Kujtojne se u be deri kos dhe secili i fut nje genjeshter parlamentare,dikush 300 apartamente e dy skafe,dikush tre miljon euro vere nga ato 30000 qe pi Rama.Kishte ngelur Enno me dy n mbrapa te tjereve dhe i fut nje tymçe
Pas vitit te ri krrici I faros me dy gishta lart I dehur nga vera e vitit te ri do dale ne shqup me kollaro me dy gishta lart dhe do ti beje 300 apartamentet ne 3000 apartamente, shifren 1.2 miliarde euro te vjedhur do ta beje 12 miliarde euro, shifren 230 milione euro te Agasit do ta beje 2.3 miliard euro e keshtu me radhe. Por shqiptaret nuk jane budallenj qe te besojne marrezite dhe cmendurite ne kufijte e marrezise te ketyre te marreve qe 24/7 ecin me moton: shpif shpif se dicka do ngelet.
HIDHENI NE GJYQ KETE QEN QE DEZIINFORMON PUBLIKUN,KETE ME 2 NN.
Shpresoj qe Enno(me dy N)Bozdo te bej nje padi per gazeten"Tema" se e ka shkruar emri me nje"N"dhe jo me dy.