U zgjodh Avokat Populli, Shabani: S’e trazova unë politikën, deputetët opozitarë që firmosën për mua s’kanë dhënë mbështetje pa e ditur

24 Dhjetor 2025, 15:33Politika TEMA
U zgjodh Avokat Populli, Shabani: S’e trazova unë politikën,

Endri Shabani, i cili u zgjodh Avokat Populli mes tensioneve, tha se nuk ishte ai që e trazoi politikën. Sipas Shabanit, situata e tij u përdor për të bërë zhurmë.

Në një intervistë për News 24, ai theksoi se garoi me firmat e deputetëve demokratë, ndërsa u zgjodh me votat e marra nga socialistët dhe parti të vogla.

“Nuk e kam trazuar unë politikën, ata kanë qenë të trazuar dhe në një situatë konkurrence përdoret një person apo një rast. Dhe nuk besoj se jam aq i rëndësishëm apo roli i Avokatit të Popullit sa të ndodhte kjo zhurmë. Gjithsesi kaloi dhe çështja është të fokusohemi të puna.

Unë kam garuar me firmat e PD dhe aktorët e tjerë opozitarë, dhe jam votuar nga partitë që ishin në sallë, PS dhe disa partitë e tjera të vogla dhe dy tre parti të reja në sallë votimi ishte i fshehtë dhe se di se kush ka votuar pro apo kundër por qartaz PS në bllok ka votuar pro meje.

Unë jam propozuar nga PD dhe partitë e tjera opozitare, 35 më kanë mbështetur dhe jam votuar nga PS dhe partitë e tjera të vogla. Kandidaturë më konsensuale zor se do të gjejnë.”, theksoi Shabani.

I pyetur për faktin se deputetët demokratë tërhoqën firmat, ai shtroi pyetjen se “mendoni se të gjithë nuk e kanë parë emrin e tij?” Sipas tij, të gjithë kanë firmosur me vetëdije.

“Nuk kanë kërkuar ndjesë të gjithë. Mendoni ju vërtet se 35 deputetë të opozitës nuk kanë parë se për kë po firmosin. Mund të kenë ndodhur dinamika të brendshme që unë s’i di. Ata kanë pasur një kandidat të tyre, Adriana Kalanë, ajo është aktiviste e PD dhe mund të kenë pasur atë si preferencë.

Ata kanë firmosur më shumë se një kandidat. Mesa kam parë kanë firmosur për shumë kandidatë. Unë i jam drejtuar të gjithëve, edhe PS, dhe më thanë që nuk firmosim dot për askënd. Më thanë që kemi vendosur që t’ia lëmë opozitës. Më pas ne do të zgjedhim. E vetmja mënyrë që ne të garonim ishte të kalonim përmes filtrit të PD.

Jam mirënjohës se pa firmat e tyre nuk do të garoja dot. Askush nuk kanë firmosur pa e ditur. Ndihem keq edhe për presionin që janë detyruar të mbajnë për një gjë që s’kanë bërë gabim. Në letër që në krye te herëspërmendet emri im.”, shtoi ai.

4 Komente

  1. P
    Popudh

    Ty te lumte b...tha, sigurove nje vend pellumbash per disa vite te mira. Kerko e gjej edhe ndonje pune te dyte se kete te Avokatit te Popul;lit edhe po te shkosh nje here ne 6 muaj ne zyre sa per te mos marre zyra myk, nuk prishe asnje pune pasi ai institucion nuk ka kurrfare roli as kurrfare vlere pervecse te punesoje "opozitare te thekur" si puna jote. Tung.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dorehiqu o legen

      Nuk ka person me te papershtatshem per Avokat Populli se sa nje kryetar partie. Dorehiqu e vendosni nje qe ka dhene prova ne betejen per te drejtat njerezore!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malua

        Po ti c’u lodhe kot?!Jo fushat,studio televizive,me the te thashe.Mire ajo po dhe disa ndoshta dhe une ndonjeher,mund te te kene votuar,normal cun i ri pse jo mbase ka ndonje mendim ndryshe.Ti thoje o vlla une dua ndonje post cte jete mos na lodhje as ne as veten,keshtu duket edhe sikur te iken vota huq per 4 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aliu

          Avokati I popullit nuk I duhet asnjeriu se vetem per popullin nuk rshte. Lere pastaj kete shashtimenon me boje te zeze.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje