Deputetët, edhe kuponin 75 euro për pasaportë me lekët e buxhetit. Të tjerëve u paguhet qiraja në Tiranë

24 Dhjetor 2025, 10:14Politika TEMA
Deputetët, edhe kuponin 75 euro për pasaportë me lekët e

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore.

Sic rezulton nga dokumentet e siguruara nga Report TV, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.

Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor)

Ani Dyrmishi

Arian Ndoja

Eno Bozdo

Erjon Mile

Kiduina Zaka

Klevis Balliu

Marjana Koçeku

Skënder Pashaj

Zeqine Çaushaj

Zija Ismailaj

Por kompensimi për pasaportat diplomatike nuk është i vetmi që është kërkuar nga deputetët. Të dhënat e siguruara nga Report TV pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike.

Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.

Pagesat për qiranë (Tetor)

Antoneta Dhima PS          350 Euro

Fadil Nasufi PS                 350 Euro

Hatixhe Konomi PS          350 Euro

Bledi Çomo PS                 116 Euro

Erion Mile PS                   350 Euro

Erjona Ismaili PS             290 Euro

Genti Lakollari PS            300 Euro

Ledina Alolli PD               210 Euro

Ramion Kurti PS              338 Euro

Zeqine Çaushi PS            361 Euro

Niko Peleshi PS               350 Euro

Gerta Bardeli  PD            350 Euro

Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat e siguruara nga Report TV tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro.

14 Komente

  1. K
    Keshilltari

    Sipas artikullshkruesit deputet nuk duhet te vishen te hane te kene shtepi etj.Pasaporta diplomatike per deputetet jepet sipas ligjit dhe me mbarimin e mandatit dorezohet pra ja jep shteti per ta perfaqesuar ate.Po te vezhgosh trajtimin per parlamentaret ne vendet Evropiane ato jane 5-6 here me te larta se te parlamentare tane.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sekretar Loni

      Po pensionet o këshillkar sa janë? Apo çu qi tëmën pensionistëve, se e kanë rrugën për në Qabe.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Respekte

        per Sekretar Loni.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Liku

        Mire e ke ti. E ku dalin 170 mije leke ne muaj telefon po te marresh hot-line cdo nate

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !,;::"!?

          Bo boooo , na keputet shpirtin me keto lajme per "deputetet e pervuajtur " Sevap , sevap kane bere me keto kompesime !!! Une them ngrini dhe nje mense anash parlamentit me 2 vakte ne dite falas per ta.....!!!..... ore ka ndonje vend ku mund te sjellim ushqime , rroba. ...ndihme per deputetet ???!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bum. Bum

            Kë ke në parlamet që I qake hallin ? Ndaj jemi ku jemi

            Përgjigjjuni
          2. M
            Muzaka i Ri

            Ore,djalo. Kujt i thua Eno ti o tutkun ??. E ka Enno, me dy "n". Alber, Aaalber ,pa "t" në fund.????????

            Përgjigjjuni
            1. t
              toma

              Nese te gjitha keto shpenzime jane teparashikuara me ligj, artikulli eshte tendencioz dhe pa asnje vlere informimi per publikun. Nese shpenzimi i nje deputeti eshte ne kundershtim me ligjin, atehere organet perkatese duhet te vihen ne levizje, pasi deputeti nuk eshte i "paprekshem" si mbreterit e koheve me pare. Kuptohet qe "qyli" i ka palqyer dhe i pelqen shqiptarit. Prandaj, shumica e deputeteve qe jane akoma me mendesi komuniste, zhvasin sa me shume ne arken e shtetit. Dhe pensionistet, marrin 100 € shperblim. Kurse disa deputete, shpenzojne ne Rogner, me shume se ai shpreblim vetem per dy gota whisky. Prandaj, artikulloi eshte pa asnje vlere, pr vetem per te bere "bujë" e trembur publikun.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Kam pare nje wc tek tregu Dinamo,si ja bejne deputetet ,a mos marrin fature se kushtonte 20 leke nje urinim.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cubel Breca

                  Sistem I dhjer!!!!!!!!!!!!!!!!! Sistem hajdut.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Ketyre duhet jo ti burgosesh por duhet grumbulluar dhe diku ne mes karaborunit ti plasesh eshte shume pak

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malua

                      Ky Çomo psh duhet mbeshtetur se eshte treguar kursimtar,ka ecur ne ritmin e popullit do ket marre me qera ndonje dhome ne fshat,hallall.Kurse keta te tjeret jane hiena te vjetra,kane nje jete me kto marifete ju ka dal mire me punet e shtetit,ca jane ca Nasufra,pa lesh me lesh a Pelesh ca eshte ai lakrori Korces.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Ms.

                        Keta nuk Jane deputetet , keta nuk Jane perfaqesues te votuesve , Po ushtare te nje organizate mafioze qe Po I gerryen edhe kpcken ketij mileti . E nese KY milet nuk behet koshient per kete gjendje , mafia e misionarit madheshtor , Sali Berisha me gjithe dishepujt e tij qe nuk Po I nxenes burgjet , qindin do t'i punoje .

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Misa

                          Te gjithe deputetet,jane me prona ne Tirane.Pse duhet te marrin rimbursim qeraje?Mund te jete e ligjshme por jo e moralshme.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje