Analisti Preç Zogaj ka bërë një rezyme të hollësishme të zgjedhjeve të 11 majit, ku PS doli forcë fituese me 83 mandate, ndërsa PD mori vetëm 50 mandate duke pasur një diferencë të madhe votash me partinë në pushtet.
Në emisionin “Trialog” në RTSH, Zogaj theksoi se zgjedhjet nuk patën surpriza të mëdha dhe se rezultati ishte i parashikuar qartazi dhe se për këtë, sipas tij, ndikoi kriza e opozitës, që ka pasuar pas vitit 2021.
“11 maji nuk kishte surpriza ishte parashikuar qartazi fitorja e PS me shumë diferencë dhe ishte parashikuar qartë rënia e PD në lokacion me Partinë e Lirisë, ishte parashikuar qartazi suksesi relativ i disa partive të vogla, që jo se nuk bënë surpriza, por si rezultat i sistemit zgjedhor nuk u futën në parlament. E reja e këtyre zgjedhjeve që ka ndikim të drejtpërdrejtë te rezultati i zgjedhjeve është kriza e opozitës. Nëse opozita nuk do kishte hyrë në krizë pas vitit 2021, në bindjen time opozita do shkonte drejt fitores”, tha Zogaj.
Ai beson se nëse opozita do të kishte qëndruar e bashkuar dhe pa krizë pas 2021-shit, ajo mund të kishte pasur mundësinë për të fituar zgjedhjet.
“Këto ishin zgjedhje që kishin dhe parregullsi, kishte të ëmbla por edhe të tharta më shumë sa i takon raporti të OSBE/ODIHR-it. Por fakti është se raporti i OSBE mbetet një raport i ngjashëm më shumicën e raporteve që ka bërë për zgjedhjet në Shqipëri, por nuk është se bëhen qëndrime dhe kancelaritë nuk kanë mbajtur qëndrime kundër këtyre zgjedhjeve. Në 2021 nuk mund të flasim për një krizë por për prishje të opozitës nga Sali Berisha për problemet e tij, ishte faktori numër një që çoi në këtë diferencë kaq të madh mes PD dhe partisë fituese”, tha Zogaj.
Sa te jenë nëpërkëmbë ish bashkëpuntorë te sigurimit të shtetit qe kanë marrë në wafe jetë njerzish, si puna jote o Preç, qe janë dhe të pagytyre dhe dalin e na japin mënd nuk bpn hajër ky vënd
U rite s'u poqe , ngele gjithe jeten koke loqe....
Ti thuash vetes poet dhe te jesh nje lepires i rendomte i qeverise sikur nuk shkon apo jo.Historikisht shkrimtaret dhe artistet kane qene opozitare te regjimeve por ky eshte opozitar i opozites,jo se ka ndonje rendesi se cfars derdellit Preci, por te vihesh ne sherbim te nje bande hajnash qe po e rrjepin kete vend sic po dalin faktet dita dites dhe ti kundervihesh popullit opozitar eshte e turpshme per cdo njeri dhe dyfish e turpshme per dike qe i thote vetes poet.
Po kush te mbidhet coat e m.tit ato do qelbi n boten dhe si afrohet njeri.Ato qe ne fjalet e para qe thone tregojne se jane te etur per pushtet pra as nuk jua ndjene per te zhvilluar vendin por per te perfituar prandaj dhe votohen ata qe jane ne pushtet