"Rama nuk ikën me molotov", Lapaj: Nuk është koha të mendojmë për partinë, por të luftojmë për të çliruar Shqipërinë

24 Dhjetor 2025, 09:36Politika TEMA
"Rama nuk ikën me molotov", Lapaj: Nuk është koha

Adriatik Lapaj, deklaroi se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me molotov.

“Kur para 16 ditësh nisa me një karrige të dilja këtu te Kryeministria, ju jeni dëshmitarë që asnjë protestë nuk ishte në qytet, edhe pse vendi po dëshmonte një nga vjedhjet më barbare që mund të imagjinohej. Në këto 16 ditë që kanë kaluar është rritur intensiteti i të gjitha grupimeve politike, por edhe grupeve shoqërore në organizim të aktiviteteve qytetare përballë hajdutërisë. Është intensifikuar debati publik dhe është kthyer në qendër të vëmendjes reagimi për këtë çështje.

Unë mendoj që tashmë i gjithë fokusi dhe vëmendja publike është orientuar aty ku duhet dhe presioni tashmë duhet të rritet. Që do të thotë se nëse nisi me një njeri, i cili ka dalë këtu për të shprehur revoltën e vet dhe mosdakordësinë e vet dhe pastaj të tjerë u bashkuan për arsyet që ata mendojnë që situata nuk është normale në Shqipëri dhe vullnete të ndryshme janë bashkuar, u arrit që dita-ditës të shtohet numri i atyre që rrinë këtu 24 orë dhe atyre që protestojnë dhe ditën e shtunë ne patëm dhe protestën e parë të madhe të thirrur, ku kanë marrë pjesë rreth 2 000 qytetarë dhe unë mendoj që në ditët në vazhdim do të rritet edhe më shumë intensiteti i protestës dhe ne sigurisht që shumë shpejt do të publikojmë datën tjetër të protestës së dytë, e cila besojmë do të jetë më masive dhe ka vend që grupime të ndryshme qytetare, por edhe politike, të reflektojnë dhe të bashkohen këtu në shesh për një qëllim të përbashkët”, tha Lapaj në A2CNN.

“Ne mund të mos e duam njëri-tjetrin, por e vërteta e madhe është që ka një kohë për t'u zënë, ka dhe një kohë për t'u bashkuar kundër një të keqe më të madhe. Koha kur mund të më sulmojnë mua si Adriatik, edhe ata që janë në opozitë, nuk është tani, është më vonë. Sot është koha që secili të shtrijë dorën dhe të bashkohet në një front të madh qytetar kundër hajdutërisë së madhe që ka kapur vendin”, shtoi Lapaj.

Sipas tij, “nuk është koha të mendojmë për partinë, por të luftojmë për të çliruar Shqipërinë”.

“Kjo bëhet vetëm me bashkim të madh qytetar, që të kenë mundësi që të vijnë këtu edhe socialistë. Qeveritë ikin me qëndresë, nuk ikin me kapsolla apo me Molotov 2-orarësh. Duhet qëndresë dhe duhet të bindet popullsia që e kanë seriozisht”, theksoi Lapaj.

8 Komente

  1. P
    Për motërqirët e 100 sahanëve

    Thuaj kë ke kandidat për kryeministër ! Ferid Bejlerin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Ketij qelbesire I duhet treguar vendi, se po qelb bulevardin. Boll I degjuam pordhet.

      Përgjigjjuni
      1. p
        poshte komunizmi

        talibanet do clirojne shqiperine nga evropianet

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kopi

          E po kur i duket vetja i madh dhe ketij hajduti e sherbetori

          Përgjigjjuni
          1. U cfilit i ziu për ….. popullin e tij .

            Ky e nxjer vetë veten ZBULUAR , ditën e parë protestoi kunder Shaban MERIMAGËS , kur u zgjodh AP me firmat e GABUARA të PD-së , pastaj u kujtua që para 7 muajve Rama j’u kish vjedhur zgjedhjet , nashti thotë , mos mendojmë për partinë por për FAREFISPARTINË babin mamin TEZEN , dajën , hallën , xhaxhanë , vjerin, vjerën e farefisin . Të shogun çdo nxerë në vazhdim..

            Përgjigjjuni
            1. s
              shaba

              Nuk iken me Molotove dhe, po me se..? Po me Karrigen tende te Barbonit thua se largohet Rama..!? Mbetet per tu pare, na thuaj kush fshihet mbas teje dhe pse tani dole me karrige???

              Përgjigjjuni
              1. D
                DANl USA

                Ngeli Shqiperia te shpetohet nga njerez fekale si ti o lyrash.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gëzuar Tiku

                  Shiko Endrin ti atë bëj mos u bëj si lypsar atje mes bulevardit? Endri urt e butë tigani plot kurse ti llap llap ngele. A vjen tezja të të sjelli ndonjëgjë për të ngren të paktën se vendin ja sigurove?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje