Meçe: Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal, Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja në PD

24 Dhjetor 2025, 13:30Politika TEMA
Meçe: Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal,

Analisti Arben Meçe u shpreh se Sali Berisha duhet t’i hapë rrugë ‘rithemelimit’ të Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, ai theksoi se lëvizja e Ervin Salianjit është një zë që pasqyron situatën e vështirë në PD. Më tej theksoi se Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal.

Sa për protestën, Meçe tha se nuk arriti të mblidhte njerëz, duke treguar edhe braktisjen e madhe të popullit opozitar dhe militantëve.

“Salianji, në vetvete është një zë që pasqyron situatën brenda militantëve të PD. Brenda strukturave të PD. Nëse është një pasqyrim i atij realiteti që gërryen nga brenda PD. Rrugëtimi i Salianjit është një debat më tej pastaj. Pra ai po vepron brenda një strukture të mirë-organizuar…

E gjithë përpjekja për të identifikuar personat që janë pengesë, është një debat i madh që duhet të flitet. Ai ashtu si gjithë ato persona që këto kohët e fundit kanë ngritur shqetësimin në PD gjithë shqetësimin e shpie deri të Flamur Noka. Duke patur parasysh që një PD në situatën ku është një problem i madh për demokracinë, jo vetëm për partitë”, tha ai.

Më tej Meçe tha se skenari i Salianjit ende nuk dihet, ndërsa shtoi se po tenton të riorganizojë struktura të reja në PD.

“Problemi kryesor që ka PD nuk është Noka, Flamur Noka është derivat i problemit. Pasi problemi kryesor janë të gjithë. Salianji e vetmja gjë që mendoj se mund ta bëjë është që të rritë përmasën e dukshme të opinionit të militantëve të PD dhe nëpërmjet tyre të rrisë presionin”, tha ndër të tjera ai.

4 Komente

  1. A
    Ah qena te paguar

    O Arben Mece or qen bir qeni o te shkerdhefte Kina robt.Po si nuk thua nje fjale per megahajdutet e PS te denje per Guinnes??Te kapur totalisht ne prase ne duar me miliarda,me droge me mafie ,me rrembime personash etj.Po thuaj more mut muti qe duhet rrezuar me cdo kusht qeveria soc.qe po sundon me dhune dhe vjedhje tani ,lere Saliun qe ka 13 vjet i lsrguar nga KM.Te bjere ky qen i zi me bucat e veta dhe ta marre dreqi pastaj ,nuk ja jep njeri Saliut 81 vjec.Po te nderrohet gjella e shpifur e soc.pastaj te behet cfare te doje,POR duhet ike qeni zi te clirohet vendi

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje grup emigrantesh nga Kanadaja

      O z.Arben Mece, e dime qe Saliu te vret, po a te shkon nderment edhe qe Rama po vret shqipen, kulturen, artin dhe historine tone me neglizhencen e tij madheshtore. Saliu vret disa njerez, por Rama po vret cdo gje shqiptare vec njerezve. Prandaj po munde kerkoi Sokol Balles te organizoje nje diskutim per te kuptuar pse Rama nuk mundet te leshoje ne internet sinjalin e RTSh ashtu qe ne dy milione emigrante, te rritur e femije, te ndjekim ne shqi kulturen, artin dhe historine shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bufi dhe drejtesia jane nje...

        Lirohen nga gjykata terroristet e PD qe tentuan te digjnin institutionin e kryeministrise..... Kjo eshte drejtesia qe enderonim , kerko arrest per mos barazi ne tender , dhe liro terroristet ......

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Hajdutet e PS , qe i akuzon pd -ja e ngriten Shqiperine nga gropa e zeze qe i beri pd me saliun ne krye .Rama as ka vjedhur , vrare dhe shitur Shqiperine .Pd po plas nga inati qe Shqiperia do te hyje ne BE.Populli i dha 83 mandate ndersa ju po digjni , shkateroni dhe krijoni babale , nuk e digjni dote Shqiperine , pd parti fashiste antishqiptare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje