1. Kushtetuta në nenet 27 e 31 të saj, garanton shtetasit e këtij shteti se, cilido që gjendet nën akuzë ka të drejtë themelore të njihet HOLLËSISHT me akuzën dhe të ketë mundësi të MBROHET efektivisht. Ata kanë të drejtë të komunikojnë LIRSHËM dhe më KONFIDENCË me mbrojtësin ligjor.
Çfarë ndodh realisht në gjykatën post-reformë:
a. Shtetasit arrestohen, pra humbin lirinë, pa akuzë fare.
b. Shtetasit nën akuzë duhet ta blejnë me para tekstin e akuzës dhe materialet që e shoqërojnë atë.
c. Shtetasit nën akuzë, në paraburgim dhe pa para thjesht nuk kanë mundësi të njihen fare me asgjë nga dosja kundër tyre.
c. Shtetasit nën akuzë dhe në paraburgim, megjithëse kanë para nuk i lejon siguria e burgjeve të njihen me dosjen.
d. Shtetasit nën akuzë dhe të paraburgosur kur sillen në gjyq kyçen në kafaz të blinduar, ku nuk komunikojnë dot me avokatin.
Këto i ndodhin të gjithëve sot, jo vetëm VIP-ave. Këto të fundit duhet të bëjmë "shyqyr" që gjenden në këto kushte për të kuptuar se ç'u bëjnë të tjerëve, të zakonshmëve...
2. Neni 42 i Kushtetutës, ndër të tjera garanton shtetasit e këtij shteti se kanë të drejtë të gjykohen nga një gjykatë E PAANSHME.
Nuk po risjell në vemendje këtu ligjet që e vendosin realisht prokurorinë mbi gjykatën, as praktikat intimiduese të SPAK ndaj saj. Por po ndalem në një aspekt të frikshëm ligjor antikushtetutë e antidrejtësi:
Gjykata sot ka të drejtë me ligjin proçedural që të akuzojë shtetas, jo me akuzën e ngritur nga prokurori si palë në gjykim, por me një akuzë tjetër që do gjykata.
Pra me pak fjalë gjykata, që duhet të jetë e paanshme nga palët bëhet njëra palë, në këtë rast bëhet edhe akuzuese. I pandehuri është pala tjetër, i cili nuk ka më përballë prokurorin por gjykatën?!
Tani, a mund të jetë e paanshme një gjykatë që edhe akuzon edhe gjykon akuzën që ngre vetë?!
Edhe kjo praktikë gjendet sot në raste të ndryshme, e cila mbështetet në ligjin proçedural, por nuk ka asnjë lidhje me gjykimin e rregullt sipas Kushtetutës.
Konkluzionin nxirreni vetë...
Po c konkluzion te nxjerrim ne.Drejtesia nuk behet sipas ligjit por sipas maliqit pra te themi se ka marre m.ti shalet eshte pak
Ha ha ha , Ylli ka lexuar komentet ne portale dhe ka nderruar objektin e artikullit , nga "mbrojtje per Vip-at" ka kaluar ne " mbrojtje per te tere"..... nejse reflektim pozitiv per tu vleresuar nga "Europiani" i ri !!!
Këto shënime tregojnë se juristët shqiptarë nuk kanë kulturën minimale se si funksionon një Shtet Ligjor. Gjykata duhet të jetë e shkëputur nga Prokuroria dhe nuk është notere e Prokurorisë sikurse ndodh në Shqipëri!
Kjo eshte mender reforma qe beri Rama e qe po ja sheh hajrin. Klyshat e Argites jane kaq te paskrupullt sa as denjojne tu afrohen krimeve te perbindshme te mafiozit non grata. Kjo drejtesi banditesh duhet vene sa ne pare para ligjit, ndryshe ata do vazhdojne te denojne per inate kundershtaret e mafies.
Ligjbërësit e reformës kan bërë një reformë duke i kosideruar engjëj gjykatësit dhe prokurorët që kaluan vetingun duke harruar që këta mund të jen pak më të mirë se ata që u skualifikuan pra këta jan djaj dhe ata djaj me brirë
O cna cave majen e palloshes ,more sherdhate,para dite dhe pasdite.