Ish-deputetja demokrate, Oriela Nebijaj, ka deklaruar se duhet të bashkohen të gjitha forcat opozitare dhe të ketë një reagim konkret pasi korrupsioni ka prekur majat.
Nebijaj u shpreh se të bërit bashkë është një mision historik në këtë moment, më shumë se sa ardhja e njërit apo tjetrit në pushtet.
"Si mund të jetë një strategji edhe më e mirë? Për mendimin tim që të gjitha opozitat siç u bënë bashkë për kandidatin e bashkisë, të bëheshim bashkë edhe në këtë moment, ku për mua misioni është pak më historik, sesa ardhja e njërit apo tjetrit në pushtet.
Njeriu sidomos kur hyn në politikë e bën edhe një gjë që s'lidhet drejtpërdrejtë me interesin e vet, por përderisa s'ndodh, kam përshtypjen që kjo është arsyeja pse nuk ndodh.
Duhet të bëheshin bashkë edhe dilnin atje të katërt krahë për krahu dhe të thonin ja ku jemi, hajdeni na u bashkoni. Nuk ka rëndësi pushteti, ka rëndësi që ky pushtet ka vajtur aty ku s'mban më. Kaq. Qytetarët mund të ishin treguar më të gatshëm për të reaguar."-tha Nebijaj në emisionin "Off the Record" që moderohet nga Andrea Danglli.
Bobo kur të jep mend Ori. Po a e di ti more gazetar që thua ish deputetja, kjo zonjusha mori para si deputete për 4 vjet dhe nuk ka vajtur në Parlament po ti mbledhësh bashkë ditët jo më shumë se një muaj? Prandaj mbajini fjalët dhe përdorini siç duhet.