Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut! Të respektohet në ligj dhe në praktikë

24 Dhjetor 2025, 12:45Politika TEMA
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoninë e

Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u ndal në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Sipas Spiropalit, puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare, veçanërisht në studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike.

Gjuha shqipe, tha Spiropali, është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar.

"Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik. Ajo na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti. Në çdo shkronjë mban kujtesë, dritë dhe sakrificë që ende jeton", thekson Ministrja e Jashtme.

Postimi i Spiropalit:

Vizita në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup është një ndalesë me peshë të veçantë në rrugëtimin e kujtesës sonë kombëtare.

Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella - nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera - gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb.

Puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike e bëjnë atë një shtyllë të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar. Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik. Ajo na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti. Në çdo shkronjë mban kujtesë, dritë dhe sakrificë që ende jeton.

10 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahhahahahahahaahahah Elisa hahahahahahahahahaahahahahah

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një banor I Tiranës

      Çfarë ka për të qeshur o nastradin efendi rrotë kari ? Elisa Spiropali ka mbaruar 13 vjet shkollë deri në të mesmen me medalje ari . Ka përfituar si studente e shkëlqyer një bursë për në SHBA , ku përfundoi universitetin dhe dy mastera . Elisa zotëron tre gjuhë të huaja dhe bën nga një nastradin çdo mëngjez aty ku shkon mbreti në këmbë . Spiropali është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte shëmbullore . Hajt , të fala satëme , motrës dhe ndonjë vajzë apo mbesë të bukur po pate o nastradin i bythës .

      Përgjigjjuni
    2. P
      Paco

      Po tani albini do merzitet kjo eshte klasike vv vari leshte

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leli

        cili institut mbikqyr perkthimet e udhezimeve, apo manualeve te pajisjeve dhe makinerive te ndryshme? Pasi keto manulale shkojne ne shtepite e cdonjerit perj nesh, dhe mund te perbejne rrezikshmeri per shendetin nese perkthimet jane te mangeta. Duhen standarte rigoroze per ruajtjen e gjuhes.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Romeo

          kjo locka ngeli rrugeve,se cfar ben nje zot e di si duket ka dijeta te majme

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ramadani

            Po kush e degjon Elisen aman, ca lajmesh jepni

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Kot ngaterrojet Eliza me keta talibane qe vet e kane braktisur shqipen

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eliza ne boten e cudirave

                I nxorri leket e operacioneve plastike elisa me kaq foto sa po ben lart e poshte.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dukagjini

                  Me e mira

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Po cflet moj e nderuar!? Pse jeni kaq inferiore ndaj Politikës Maqedone? Si ministre e dini fort mire qe gjuha Shqipe nuk është gjuh zyrtare ne Mq. Këtë e dine edhe zogjtë e maleve! Eshte turp per Ju dhe qeverine e Shqiperise qe ka lene pa mbrojtje politike mbi 500.000 Shqiptare te Maqedonisë. Vini ne Maqedoni vec per peshqeshe lekësh e Dukat, jepni per turpin e Juaj deklarata te rejshme. E ti Munika dhe lloj jot ua marshi te ligat Talibanve, keta Taliban kan luftu ne shekuj ta gezojsh ti ate Shqiperi ku jeton. Zoti Ju maroft

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje