Nga Ylli Pata
Nuk jemi as në vitin zero në fakt, e as në ditën “D”. Pavarësisht se masa dhe numrat e zullumit të pretenduar ndryshohen në mënyrë fantazmagorike, në modelin e revolucionit në laborator, jemi në një klishe.
Me fjalë të tjera; ka një pjesë opinioni që mendon se qeveria dhe mazhoranca nuk është gjë tjetër veçse një bandë kriminale, ku vetëm grabit e vjedh gjithçka. Ka një opinion tjetër që ndan qëndrim të kundërt, madje rreket të argumentojë se një fëmijë i kësaj mazhorancës, drejtësia e re, i është qepur mazhorancës për ta dëmtuar me denoncimet që ka çuar në SPAK opozita që në fillimin e ndërtimit të tij. Kjo natyrisht me ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët shihet qartë e shikojnë një stabilitet politik jashtë kufirit të tyre, përkatësisht në mandat të katërt, si një zhvillim “jashtë standardeve”.
Nejse ky është konteksti, fakti është se në serinë e hetimeve të mëdha që ka nisur SPAK ndaj mazhorancës qeverisëse, është aktivizuar skema e njohur e një reagimi në opinion, i cili është i ashpër pore dhe shumë i ndarë. Për ta ilustruar sa i ndarë është ky opinion mund ta ilustrojme thjeshte; të gjithë këta që riciklohen në këto fushatat revolucionare janë të njëjtët që më 21 janar 2011 kërkonin të dënohet Edi Rama e jo Sali Berisha.
Gjithsesi, situata është në këtë fazë: ka një opinion që mendon se kemi të bëjmë me një zbulim skandali që meriton një përmbysje. Ndërkohë nga ana tjetër ka një opinion që mendon se kemi të bëjmë me një përpjekje për të realizuar përmbysje, kur në realitet faktet nuk korespondojnë.
Kush e ndan këtë në një shoqëri normale; së pari dhe ligjërisht gjykata, me vendimin e saj të formës së prerë. E së dyti një reagim qytetar që imponon ndryshimet vibrante në vend.
Ne po përjetojmë fazën e një drejtësie, e cila është lindur dhe mbështetur nga shumica qeverisëse që ajo i është vërsulur. Nga ana tjetër, të gjithë bijtë e revolucioneve me numra disa shifror kanë qenë jo thjeshte kundërshtarët, por edhe më shumë se kaq. Mjafton të përmendet fakti se për këtë grup njeriu referencë ishte Adriatik Llalla dhe një ndihmëse e tij, e cila në vitin 2016, me një operacion “fshesa” largoi disa deputetë, me synimin për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Në shtatorin e vitit 2017, ndodhi rasti Tahiri. Ku Lulzim Basha i kërkoi Kryeprokurorit ta arrestojë ish-ministrin e Brendshëm dhe ai e bëri. E çoi kërkesën në Kuvend, duke e akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”. Me një fjalë akuza më e tmerrshme që sikur e kemi dëgjuar shumë këto ditë për ca gjëra të tjera. E ne e pamë që Tahiri, Beqja, Koka, Bllako e shumë të tjerë lanë mandatet dhe postet politike, por nuk patën një dënim proporcional me akuzat. Megjithatë, kjo është punë që nuk ka lidhje me frymën, me logjikën me moralin.
Në fakt këtu është problemi, moralistët e revolucioneve të ricikluara, a janë sfiduesit e Edi Ramës dhe siç e quajnë ata “banda e tij”. Ka një rrugë, të ndërtosh një ekip apo një klasë që të sfidojë edhe moralisht këtë “bandë”. Ndërkaq, ideologjia sunduese që nuk resht së ricikluari është “teoria e tre bandave”.
Megjithatë edhe ky është muhabet i vjetër sa herë shfaqen solsticet revolucionare, pasi jemi realisht në një situatë së paku të mërzitshme.
Edi Rama është në mandatin e katërt, e ku një ndryshim pushteti konsiderohet gjëja më normale në botë, pasi po sfidon kohën. Po për ta bërë ndryshimin duhet sfiduar Rama jo ricikluar apo siç thuhet rotacioni i rekuzitës së teatrit që rrëzoi vetë Edi Rama…
TemA
po ik o ylli patoku, qenke rikthyer serish ne qarkullim
Ky shtet ka rën, absurditete e cmendurira korrupsioni ne cdo qeliz te tij, Blendi Gonxhe dhe iktk po transpormojn godinat te ndertuara pa leje sikur te ishin monumente kulture! Shteti BE! Doli boja e turpit
Bravo Ylli! Me se fundmi dikush pati inteligjence te kuptoje qe shteti shqiptar eshte kapur nga drejtesia qe drejtohet nga nderkombetaret. Mesa duket keta te fundit desherojne qe ta bejne Shqiperine lesh e li. Te gjitha veprimtarite e SPAK jane te lidhura me kete qellim te nderkombetareve. SPAK, nuk eshte me nje element shqiptar. Eshte marre peng dhe nese nuk ndalohet, politikanet shqiptare do te perfundojne se Hashim Thaci, qe me presion (ose me mire me kobure ne koke) miratoj specialen dhe perfundoj ne burg. z. Rama, nese nuk e kthen SPAK ne Shqiperi ju dhe te gjithe ata qe duan nje Shqiperi te pavarur do te jeni ne burg. Banditet dhe kriminelet do te sillen ne pushtet. Kjo shpjegon edhe pse Berisha, i dhendri, i biri dhe e bija nuk preken as me pupel. SPAK i stergjat proceset ndaj tyre dhe nuk bene asgje, sepse kushtu jane keshillat e ustallareve qe kane pas.
Ke bluar dhe analizuar , ke trazuar , por lëmësh e ke bëra. Gazetar Pata, jo i kthjellët .
Duhej nje artikull per opozitën keto dite se nga ato po na vjedhin. Spaska mbaruar pune gruaja Patokut me drejtorin dhe i paska dhene urdher te bërtasë kunder opozites se ajo bërtet me.padronin nw hotel.
"Bravo" Evlati jem, un ja kom çqyer gopin satom qy t polli toj.
Këto superkorrupsione që po ndodhin, rrjedhin apo e kanë burimin te emërimet(me qitje të largët) që bën Rama duke peshkuar ca sapo të dalë nga adoleshenca në poste që kanë firma që lëvizin miliona €. Pra ka vendosur persona që nuk kuptojnë çdo të thotë të firmosësh një dokument
Këto superkorrupsione që po ndodhin, rrjedhin apo e kanë burimin te emërimet(me qitje të largët) që bën Rama duke peshkuar ca sapo të dalë nga adoleshenca në poste që kanë firma që lëvizin miliona €. Pra ka vendosur persona që nuk kuptojnë çdo të thotë të firmosësh një dokument
i gjati e beri shqiperine si karabina, tani do te bej shtetin, por eshte shume e veshtire
Poshter komunizmi, enderon shtetin rrumpalle, hajdut e vrases te ish komunistit, tashme kriminel, Sal Vuk Karaxhixhit
Qenke kar me zile or mik, partia e Rilindasit eshte themeluar nga Enveri me shoke ne 1941 dhe ti pellet Sali komunisti. Zgjohu shoku!!
Titulli i thote te gjitha.
NE. QOFTE. SE. JEMI. NE. DEMOKRACI. RICIKLIMI. ESHTE. NE. DESHIREN. E. SOVRANIT PAVARESISHT. SE. DO. APO. NUK. DO. OPOZITA. NE. KUSHTETUTE. NUK. ESHTE. PER CAKTUARA. DOMOSDOSHMERISHT. KOHA. E. RROTACIONIT. SEPSE. NDRYSHE. NUK. DO. TE KISHIM ZHGJEDHJE POR DO TE KISHIM. RRADHE QEVERISESE
Ver ndonjë pikë me shume se pak ke vënë. Cili sovran thua o anadollak, kur populli ka votuar i lire pervec se ne 2005 dhe 2013 dhe çuditërisht te dyja heret ka pas rotacion. Idiot i padobishëm.
Revolucionet. I BEJNE masat PARTIA I udheq
Kur niveli i gazetarise eshte ky, ku faktet i quan opinione dhe e kunderta, cfare mund te presesh nga fshatari i thjeshte se qytetari nuk egziston me.
Mire e ke ti Pata, por ben nje gabim te ´´vogel´´pragmatik: Rama, qe cfaqet tere kohen si amalgam diabolike e vazhdimesise te islamizmit pushtues shperfytyrues osman, nderthurur me filozofine e vec ´´sukseseve te pafundme`` te bllokut koleka, me kodoshllekun e gjeopolitikes, te gjitha keto thjesht, per te mbajtur fronin.Dhe ne keto vite te pafundme te sundimit te tij, ai tejkalon dhe paraardhesine e tij Berisha, Persa i perket bemave anti demokratike dhe antishqiptare shoqeruar me nje diplomaci shume me djallezore nga Rama, si nje klloun profesional se nga Berisha.Prandaj duke qene se te dy keta, vazhdojne te kene perpara, nje mase populli te pergjumur dhe te pa formuar dhe qe nuk mund te zgjohet, ahere nga te dy te keqijat, do zgjedhur me e vogla,Berisha.Dhe kete meriton nje kope si e jona, ne momentin aktual.
Shkurt muhabeti,nuk mer dot pushtet as me dhune se jemi ne 2025, as me vota te lira se jeni ma zi se keta dhe me zi se ata qe ishit.