"Është fakt që PD në 35 vjet nuk e ka rrëzuar dot asnjë herë qeverinë me protesta"

26 Dhjetor 2025, 08:40Politika TEMA
"Është fakt që PD në 35 vjet nuk e ka rrëzuar dot

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestat e PD. Në një lidhje skype për emisionin "Frontline" në Report Tv, ai ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka arritur asnjëherë, në 35 vite, të rrëzojë një qeveri përmes protestave.

Spahiu u shpreh se protestat e zhvilluara gjatë vitit 2025 kanë qenë ndër më të voglat që ka organizuar PD-ja ndër vite.

Spahiu kritikoi mungesën e entuziazmit në protestat e PD-së, duke i krahasuar ato me një funeral, ndërsa vlerësoi protestat e organizuara nga partitë e vogla.

‘Po të bëjmë një tablo protestat e 2025 kanë qenë protesta me të vogla të PD. Nuk ka ndodhur që një qeveri të rrëzohet nga protestat e PD. Çdo qeveri që do të kishte këtë bilanc negativ në 2025 ajo duhet që të rrëzohet dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Po sikur Rama të japë dorëheqjen që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, a është e gatshme që PD të fitojë zgjedhjet, apo mund të fitoi Rama më thellë.

Unë shoh tek një protestë entuziazmin, të shohësh protestat e Lapajt, Shehajt dhe Qorit kanë më shumë entuziazëm, protestat e PD janë si funeral dhe s’ka entuziazëm dhe shpresë. Shkohet pa program dhe pa platformë. Më të qarta janë partitë e vogla, kurse tek PD bëhet e njëjta gjë del Berisha flet. Njerëzit lodhen dhe s’kanë më entuziazëm, ata mund të jenë besnik po është besnikëri nga halli. Duhet rotacion politik në Shqipëri’, tha ai.

Spahiu e ka cilësuar vitin 2025 si vitin e kombëtares kuqezi, duke theksuar se futbolli ishte i vetmi element që i solli gëzim shqiptarëve.

‘Ka vlerësim objektiv dhe subjektive. Objektivisht do thonim që Shqipëria është shumë dinamike dhe brenda një viti ata që fitojnë mund të jenë edhe humbës. Unë do të thoja se në gjysmën e parë të vitit 2025 ka dy fitues të mëdhenj. Fitorja e Kombëtares është një arritje historike në Shqipëri që përfaqësues të Shqiëprisë dhe Kosovës të pretendojnë pjesëmarrjen në një kompeticion botëror, ku miliarda shikues do të kenë mundësi t’i ndjekin. Nëse realizohet, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme', tha ai.

1 Komente

  1. r
    robi

    Po kesaj radhe ishte vertet qesharake kjo pordhesta e vicidolit. Doli krrici I faros me dy gishta lart, ose bukuroshi I Tiranes dhe bente thirrje per arrestime te antareve te qeverise duke marre rolin e prokurorit ushrarak ne nje grusht shteti. I qan zemra te shkretit te beje nje grusht shteti si ne Cad te Afrikes dhe te beje krrici arrestimet dhe ekzekutimet e radhes. Aq fytyre e urryer eshte kjo monster e shpifur e Vampirit 82vjecar te vicidolit. Dhe pordhesta deshtoi si gjithmone dhe do deshtoi perseri se populli shqiptar ja ka vene kryqin nje here e pergjithmone duke e lene si mjeran Vampirin 82vjecar ne mes te 112 trushplareve te paguar te Kurbinit. Foltorja e vicidolit nuk vjen kurre ne pushtet bile as ne 2047.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje