"Djathtas 1912", partia e parë që deklaron votën pro për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK

21 Dhjetor 2024, 16:29Politika TEMA

"Djathtas 1912", partia e parë që deklaron votën pro

"Djathtas 1912", deklaron mbështetjen, edhe me votën tonë pro në Kuvendin e Shqipërisë, çdo nisëm ligjore që synon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK.
“Djathtas 1912”, e mbështet fuqimisht të gjithë veprimtarinë e SPAK-ut, në këto 5 vite ekzistencë të këtij institucioni, pavarësisht kërkesës së opinionit për veprime ligjore më të vendosura. Për ne, SPAK mbetet i vetmi institucion që mundet dhe lufton korrupsionin në këtë vend.

Sot që flasim, 70% e opinionit publik e inkurajon dhe e mbështet SPAK-un.

Edhe pse në 33 vite, Shqipëria ka dështuar në barazinë para ligjit, institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, janë shpresëdhënëse, ndaj dhe ne i mbështesim ato në mënyrë të pakushtëzuar për sa kohë do të sjellin një standart të ri në vënien e drejtësisë në vend!

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Po prisni o të uruar se mbase nuk nxirrni asnjë deputet nga zgjedhjet e 11 Majit!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Ka vetem nje detaj fare, fare te vockel, sic i thone andej nga Korca. Kjo parti ka ... zero deputete ne Kuvend.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje