VIDEO/ “Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Nuk dini çfarë kërkoni! Në Komisione doni kohë, sot flisni ndryshe

16 Prill 2026, 10:40Politika TEMA
VIDEO/ “Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Balla u shpreh kritik ndaj opozitës, duke thënë se kërkesa të tjera ka pasur në mbledhjet në Komisione dhe qëndrime të ndryshme mban në seancën plenare. Gjithashtu Balla i është përgjigjur akuzave ndaj Gardës së Republikës, duke thënë se çdo shpifje ndaj saj është e ulët.

“Nuk e kuptova se si të kërkosh në Komisione më shumë kohë dhe të vish këtu të thuash ndryshe, por ky është shembulli i rastit, kur nuk dinë ç’kërkojnë. Por unë kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Ajo që u tha këtu nuk është e vërtetë, punonjësit e Gardës së Republikës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë. Dhe çdo shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët, ajo i shërben autoriteti të shtetit, pavarësisht nëse sot je në pushtet, apo opozitë. Pra i qëndroj propozimit tim, është praktikë punë dhe kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”, tha mes të tjerash ai.

1 Komente

  1. B
    Bënët Bëci-KM në hije.

    Tualet i mbylli motra call centerat konkurrente. Po ? Bravo po pse shalët vazhdon ti mbajë hapur.!! Ke kap ndonjë orë të re o trangull teqeje ? .. Po ta fut Gonxhe sa krahu . Ka koleksioni e orëve më të shtrenjtë. Fevziu ra në depresion kur ja pa. Ke ngel shume mbrapa o kooperativist. Puneso skifterin Placent Ndreca qe te kapësh vehteh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje