Dosja "Gërdeci", Mediu: Provat e prokurorisë s' lidhen me funksionin e ministrit

26 Maj 2026, 20:10Politika TEMA

Dosja "Gërdeci", Mediu: Provat e prokurorisë s' lidhen

Në gjykatën e Posaçme vijon gjyqi për dosjen Gërdeci, ku pas përfundimit të seances ish-ministri i Mbrojtjes Fatmit Mediu i cilësoi si aludime, provat e prokurorisë. Sipas tij në analizën që u bëhet këtyre provave nuk ka asnjë element të veprës penale që lidhen me funksionin e ministrit të mbrojtjes.

“Ne po vazhdojmë analizën e atyre që konsiderohen si prova të prokurorisë që janë tërësisht aludime, që nuk lidhen as me detyrat dhe as me funksion ministrit. Pra tek ideja kush ka përcaktuar kalibrat, si është përcaktuar transporti dhe duhet t'i japësh përgjigje aludimeve të cilat ndonjëherë bëhen më të vështira për faktin sepse prokuroria nuk ka përcaktuar se ç’ akt ligjor ka shkelur ministri apo kush është veprimi i paligjshëm i ministrit. Pra duket sikur ideja e prokurorisë është që domethënë ka një mirësi mbrojtje që ka pasur vetëm njeri. Ky duhet të ishte shofer, duhet të ishte inspektor, duhet të ishte magaziner municioni, duhet të ishte jurist e duhet t'i kishte që të gjitha gjërat, të cilat sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave që është ligji 9.000, ministri në aktivitetin e vetë bazohet tek stafi i ministrisë qoftë ky ushtarak qoftë edhe ky  civil. Për më tepër ka dhe një rregullore në mënyrën se si veprohet për iniciativat që dërgojnë në qeveri apo iniciativat që ndërmerren akte ligjore në ministri. Momenti tjetër që po ashtu krijon një lloj absurditeti është fakti sepse urdhrat administrative të ministrit, se është shumë teknike do merren dhe spostohen nga të gjithë normat e tjera të cilat kanë qenë norma rregullatorë, apo vendime qeverie dhe të cilat janë të detyrueshme për zbatim. Një urdhër ministri sidomos administrativ, nuk zëvendëson asnjë lloj akti normativ, asnjë vendim qeverie dhe asnjë ligj. Kur ligji është përcaktuar për t'u zbatuar, ka përcaktuar se kush e zbaton. Kur vendimi i qeverisë përcakton zbatimin, ka përcaktuar kush janë institucionet që e zbatojnë. Urdhri i ministrit përcakton kush e zbaton dhe kush e ndjek këtë procedurë. Pra jemi në këtë lloj diskutimi. Qëndrohet te kalibrat, transporti, aktet administrative për të gjetur element veprës penale, por që s'kanë asnjë lidhje me ministrin e Mbrojtjes”. (A2 Televizion)

6 Komente

  1. B
    Bake

    Eh Fate Gerdeci tall bythen sa te jete Sali Karaxhici ne krye te organizates kriminale SPAK....... Te vrasesh 26 njerez, te plagosesh 300 njerez dhe te shkaterrosh nje fshat te tere vetem ne Shqiperi ndodh.............. Dhe NEVOJTORE SPAK te denon vetem me kallzim anonim nga Nesti Dado apo Ina Pellumbi (Rama dashnorja e Olcit) ose te denon per nje arke peshku...... Turp. Turp. Turp......... Te dhjefsha Reformen ne Drejtesi dhe SPAKUN e GJKKO o Edi Rama

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      "Aksidentin teknologjik" tani do na e nxjerrin aksident automobilistik.

      Përgjigjjuni
      1. g
        goshi

        Fatmir GËRDECI është koka e krimit...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Vazhdo tall bythen Fatmir me drejtesine e Gites, por po te hyri brenda, me keq do e kesh

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje ish naftetar

            Epo kur u bë politikan i biri i Naxhie- fatorinos. Ah mre Sabri Godo, nga e gjete këtë maskara?!?!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Medi trfikanti, nuk duhet denuar me burg, por duhet varur ne cengel. Nga varret renkojne 26 jete njerzish te pafajshem nga bemat e ketij pushti qe bredh me parate e viktimave.......Dhe thote nuk ishte faji im, ky kodoshi I trafikut armeve.Pak eshte litari per te..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje