
Nga Ylli Pata
Kush e ka prezent atmosferën e frikshme, terrorizuese të 26 majit 1996, në të gjithë njësitë e banuara në vend, e kujton se në atë maskaradë nuk u përfshi korpusi politik i Partisë Demokratike.
Në territor për të frikësuar, masakruar e dhunuar njerëzit e opozitës, nuk ishin personazhet publikë të mazhorancës së asaj kohe.
Shumica e kontigjentit brigatist të dhunës, ishin hordhi të krijuara në fshehtësi nga xhepa të errët të shoqërisë.
Njerëz të dhunshëm, xhagajdurë të territoreve që ishin kontrabandistët më të mëdhenj, personazhet të egër që vinin nga xhepat e korruptuar të administratës; tatime, dogana, porte, një pjesë e tyre pak muaj më pas pushtoi gjykatat e prokuroritë, duke u emëruar gjyqtarë, prokurorë e hetues. E vite më pas u kthyen në “elitën” e pushtetit gjyqësor që kalbi vendin me vendime që i nxinë jetën njerëzve.
E mbi të gjitha një njësi e madhe brigantistësh me xhupa të zinj, që ishin “pjesë e devijuar” të shërbimit famëkeq informativ Gazidede-SHIK. Persona të etur për gjak, që ngjanin me aradhët e Nexhipit te “liria a Vdekje” që e solli Bimbashi nga Janina me moton: “Allahu kërkon kurban”.
E fiks si bashibozukët e Nexhipit të filmit, xhupëzinjtë gazidedas, rrahën për vdekje gazetarin Bardhok Lala, Erion Braçen, Servet Pëllumbin, gazetarin e Zërit të Popullit në Dibër Abdurahim Ashiku, kreun e PS-së, të Bulqizës, Muharrem Kola që e hodhën në kanal etj, etj.
26 maji nuk kishte episode, ishte një plan i tërë i hartuar me kujdes në të gjitha detajet e tij. Numri dy i Partisë Socialiste Franceze, që në atë kohë drejtonte qeverinë franceze e pa vetë, madje edhe e pësoi dhunën e tmerrshme.
I shoqëruar nga gazetari Plator Nesturi, politikani i lartë francez erdhi i terrorizuar në selinë e degës së PS-së së Shkodrës, ku kishte rënë kuja. Pasi një numër i madh aktivistësh e komisionerësh ishin plasur tek famëkeqja “dhoma numër 5” e komisariatit të Shkodrës. i cili drejtohej nga një personazh që mbeti edhe sot afër Sali Berishës në mbrojtjen e afërt.
26 maj ’96 ishte një “21 janar i madh” që u aktivizua si operacion i gjerë ndëshkimor për të trembur e terrorizuar opozitën, por edhe pjesën intelektuale të PD-së.
Të cilët pas asaj mënxyre u larguan avash-avash nga ai vend dhune, ku shikoje vetëm brigatistë që shanin e kërcënonin. Kjo vihet re thjesht po të shikosh korpusin e deputetëve të PD-së të asaj kohe. Që për imazhë Sali Berisha i zgjodhi nga arti, kulture, shoqëria dhe katedrat universitare. Asjë pej atyre deputetëve nuk është në PD, por çau ferrën me të katra se u trondit nga ajo mënxyrë që ndodhi vetëm 4 vite pas “ndryshimit të madh” të 22 marsit.
Por ai 26 maj, nuk infektoi vetëm Partinë Demokratike, por pjesë të tëra të politikës shqiptare, që herë pas herë përdorëshin metoda të importuara dhe klone të xhupzinjve në zgjedhjet brenda partive apo edhe në atë kombëtare. Brigatistët u kthyen në një forcë determinante në politikën shqiptare, e cila hyri në sistemin e ri me intelektualë e profesorë.
Ai virus shikohet në mënyrën e deklamimit publik në rrjeti e sidomos panele televizive, ku logjika e argumenti është shpallur armik. Mjafton të shikosh ish-policët e ish-gjyqtarët me sy të kuq që shajnë mbarë e mbrapsht. Siç bëri Gjin Gjoni me ambasadorët, që sipas tij, Edi Rama i gjen dashnore, prandaj sillen ashtu. Ndaj shoqëria nuk do t’ja dijë për këtë politikë, sidomos gjenerata Z, e cila i dha fitoren Peter Magyarit në Hungari.
TemA
Cfar virusi mor aman kanceri thuje
1992-1997 Saliu instaloj nje shtet fashist, shiku i Gazidedes pa e tepruar mund te them se ishte Gestapo hitleriane e komanduar nga krimineli i luftes Herman Geringu. Mos u mashtroni nga Saliu,qe nga halli tani mban shenim dhe kur flet Jenisheri.
Ne fjaline e fundit ja futi kot...ça lidhje ka Orbani me Saliun?!?!? As dreqi me te birin nuk kane lidhje me ate fare njeriu
O Ylli precedenti me i rrezikshem, qe fitoi legjimitet nder vite, ishte vjedhja, tjetersimi i votes (fenomeni Ruzhdije). Loni
Zoti Pata , si te gjithe ushtaret , kapterret e deri Tek gjeneralet e asaj " Ushtrie " qe informon , qe u thot njerezve sec behet ne kete Bote , ne keto 34 vite " Liri " ( nuk Po permendim diktaturen , sepse atehere fjala e lire , ne mos e pushkatuar , dergjej neper bodrume ) , ju nuk keni thene asnje here te verteten . Ju nuk I keni shpetuar inercionit ... Ta perkufizodh 26 Majin , nje nga pikat me kulmore dhe me ekspresive te antidemokracise , si veper veper te ne demokrateve dhe Jo te njerezve te Partise se Punes , me Sali Berishen ne krye , dhe ne anen tjeter , Po Njerezit e kesaj partie me Gramoz Rucet ne krye .... Kjo eshte genjeshter , kjo eshte poshtersi , per te mos thene kriminale . Do te prrmend dy gjera : Qe ne momentet e para kur themelet e e diktatures Po lekundeshin , parallel me aktet dhe veprimet e shemtuara , deri ne vrasje njerezish , permes gojeve te leifeneve te komunizmit warkullonin edhe fjalet : " Kjo eshte demokracia " . Keto ishin skenate te stisura , te komanduara prej misionareve te PP-se ( qe Po e sundojne kete vend me Berishen dhe modelin berishist ) , ne shenje hakemarrje ... E dyta : e keni degjuar " Shkumezimin gerrnjare " te Sali Berishes ndaj Gramoz Rucet ku e akuzon se , ne 97 -ten , nga " Frika e Saliut " na qenkesh arratisur I veshur me fustan ... Po ne ato dite, qarkullonin fjale se G. Ruci Po "Arratisej " ( " Per t'i shpetuar Saliut ) per ne Greqi si zotni , I shoqeruar nga vete Njerezit e Berishes , ish ministri I brendshem e te tjere. ( Duke saktesusr edhe rrugen : mbi uren e Gorices se Beratit ...!) Pra , kete tester te ndyre dhe kriminal beni mire ta gelltisni per vete dhe Jo t'ua servirin njerezve si te verteta , sepse , e tilla , kuterbon Krim ....