Ish aleati Selami Jenisheri sfidon Berishën: Eja në debat, të të mësoj si drejtohet opozita (VIDEO)

26 Maj 2026, 15:25Politika TEMA
Ish aleati Selami Jenisheri sfidon Berishën: Eja në debat, të

Ish-deputeti Selami Jenisheri e ka ftuar në një debat televiziv publik kreun e PD, Sali Berisha. Ai thotë se Berisha është i paaftë për ta drejtuar opozitën dhe se do ta bindë për këtë.

Pasi “këshilloi” me sukses ish trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho, për teknikat e reja në futboll, duket se misioni i radhës i ish deputetit Jenisheri është mësojë Berishën si drejtohet opozita.

Më tej, Jenisheri deklaroi se është i vetmi deputet që i ka sjellë qeverisë shqiptare 140 miliardë lekë të vjetra dhe se kjo ka qenë detyra e tij si deputet.

Jenisheri: “I lutem zotit Sali Berisha që të pranojë ftesën time për t’u përballur me mua në cilindo televizion që dëshiron, që ta bind se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare dhe t’i tregoj se opsioni i partisë sonë e çon jetën e çdo shqiptari përpara, gjë që është detyrë e çdo politikani.

Ish-deputeti Selami Jenisheri është ai deputet që ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë deputet për 35 vjet: i ka sjellë Edi Rama në tavolinë 140 miliardë lekë të vjetra. Dhe kjo është detyra që kam kryer si deputet. Do t’i bind të gjithë shqiptarët se nuk e meritojnë që Sali Berisha të drejtojë opozitën”.

4 Komente

  1. B
    Bravo shkodra

    Berrisha Pilinçi Kujtim Gjiza Jenisheri jane ne nje kategori......po ata qe i shkojne pas valle çfare jane !......

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jenisheri e mund Saliun

      Bra o Jenisheri. Edhe ti e mund Saliun, sepse ai tash edhte vetem nje kufome qe lengon nga mortja!

      Përgjigjjuni
      1. W
        W

        Saliu eshte fut me merit ne klubin e Jenisherit,Pelincit,Gjuzit etj.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZGJOHU POPULL

          VDEKJE BERISHES SHPETIMI SHQIPTAREVE

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje