Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, analisti Yzeiri: Po përpiqet të ruajë balancat, sistemi i drejtësisë i marrë peng nga disa prokurorë

26 Maj 2026, 15:15Politika TEMA
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, analisti Yzeiri: Po përpiqet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj tregon se ende ka institucione që përpiqen të ruajnë balancat në një sistemi drejtësie të marrë  peng nga disa prokurorë.

Kështu u shpreh gazetari Ilir Yzeiri në Report TV, teksa komentoi kthimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë të kërkesës për lirinë e kryebashkiakut të Tiranës. Yzeiri tha se pret që edhe Gjykata e Lartë të japë një vendim të argumentuar mirë dhe të garantojë prezumimin e pafajësisë për Veliajn.

“Përballë këtyre shkeljeve, klimës që është krijuar me skandalin që prodhoi arrestimi i Erion Veliaj, besoja se do të kishim një përgjigje racionale nga Gjykata Kushtetuese. Në kulmin e presionit mbi Erion Veliaj, kur edhe qeveria dukej sikur ishte kundër tij, Gjykata Kushtetuese zbatoi ligjin dhe tha që Veliaj nuk mund të shkarkohet se ai është kryetari i bashkisë në detyrë. Kjo të bën të shpresosh që të paktën ka mbetur një institucion që përpiqet të ruajë balancat në një sistem drejtësie të deformuar të marrë peng nga disa prokurorë. Unë kam shpresë që edhe Gjykata e Lartë do të ndjekë të njëjtën rrugë dhe do të japë një vendim të arsyetuar mirë dhe bindës nëse Veliaj duhet të dalë nga burgu ose jo. Gjykata e Lartë duhet të tregojë që do të bëhet një garant i sigurimit të të drejtave themelore të njeriut dhe ruajtjes së balancave mes palave dhe të sanksionojë presumimin e pafajsisë".

Yzeiri komentoi edhe pretendimet e bëra në media se ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, i cili tani është qytetar i lirë pasi ka vuajtur dënimin e shkurtuar për çështjen “Toyota Yaris”, është “non grata” nga autoritetet greke për shkak të detyrës së tij si prokuror fillestar i çështjes Beleri.

“Hakmarrja e Mitsotakis ndaj asaj që bëri drejtësia shqiptare me Fredi Belerin nuk ka marrë fund. Gjyqtari Bani dhe prokurori Ols Dado janë akuzuar nga media si të vënë në shërbim të qarqeve greke” tha Yzeiri.

5 Komente

  1. E
    Eri

    Po tallin koqet te gjithe, po bejne sikur po japin drejtesi, vec po zvarriten dhe tallin leshte me fatin e njerezve.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Mercenari me emrin Ilir Yzeiri qenka paguar dhe vazhdonka te rruaj paret dhe benifitet 5D te Lali mashtruesit. Qenie te peshtira.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Bobobo sa te ndyre keta puthadorasit e Lali Dhjerit.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ozzy Osborne

        Trego sa rroga në forma sponsorizimi ke marrë nga bashkia Tiranë pastaj dil e leh o spiun sigurimi. Spak-u është institucion i financuar nga USA dhe BE per të ngritur sundimin e ligjit të shtetit shqiptar jo për hajdutët që e kanë sunduar.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cubi

          Drejtesi leshi o yzeiri. E komandon sali krimineli. Te pakten deri sa te jete krimineli dhe keta gjygjtar e prokurore te tipit olsi dado te formuar tek plepat ska drejtesi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje