Partia Socialiste festoi dje 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet ku drejtues dhe figura të saj politike folën për historinë, organizimin dhe objektivat e forcës politike që prej vitit 1991. Në fjalën e tij, Blendi Klosi e cilësoi PS-në si një “strukturë të gjallë” që, sipas tij, i ka shërbyer Shqipërisë nga dita e themelimit deri në fazën e integrimit europian.
Klosi tha se socialistët duhet të ndihen krenarë për rrugëtimin 35-vjeçar të partisë, duke theksuar se PS-ja sot, nën drejtimin e Edi Ramës, është kthyer në një “makinë fituese”.
“Kjo parti, Partia Socialiste e Shqipërisë, sot nën drejtimin e Edi Ramës, është bërë një makinë fituese. Fitojmë çdo garë, fitojmë çdo betejë, përgatitemi për zgjedhje dhe përgatitemi për të fituar çdo betejë”, u shpreh Klosi.
Ai përmendi rezultatet elektorale të PS-së, duke thënë se partia vjen në këtë përvjetor “më fituese se kurrë”, me 83 mandate në Parlament, 55 bashki të drejtuara nga socialistët dhe 62% të votës së emigrantëve.
Klosi u ndal edhe te anëtarësimet e reja në parti, duke deklaruar se vetëm në dy fushatat e fundit janë anëtarësuar mbi 50 mijë anëtarë të rinj.
“Vetëm në dy fushata ne kemi anëtarësuar anëtarë më shumë sesa kundërshtari ynë ka të gjithë anëtarësinë e partisë së tyre të rrënuar tashmë”, tha ai.
Në mbyllje, Klosi falënderoi themeluesit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në Partinë Socialiste, ndërsa shprehu bindjen se, me drejtimin e Edi Ramës, PS do të vazhdojë të fitojë dhe të çojë përpara objektivin e integrimit europian.
“Me Edi Ramën dhe lidershipin e tij ne do të vazhdojmë të fitojmë. Do ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe do të ndërtojmë Shqipërinë Europiane së bashku me të gjithë socialistët”, u shpreh Klosi.
Bravo, disa PS nē BE kan marē tatpjetēn, panvarsisht eksperiencēs,adaptimit, modifikimeve,investimeve,premtimeve, angazhimeve, apo pērputhjeve bashkpunuese me fusion nē mes tyre.Koka flak merr nga problemet vetjake, jo mē tē futesh nē jetēn e njē biznesi, njē abalfabeti, njē emigranti apo projekti tē domosdoshēm.
Po , ......dhe nder te rinjte spikat : //////// Emri : Zeqine ////// Mosha : 27 //////// Telefoni : Hajfone 17 pro maks //////// Cmimi : 7 mije e 7 mije e 7 euro ///////
Po per ato 19 ose 20 pallate ose ndertesa tek ish klubi Parizani cfare mund te na informoje Diarreja? Nuk kemi degjuar per "Hajfone" (Aiphone) 17 pro Maks 7 mij euro por nejse kjo eshte gje tjeter.
Fitore keni atehere kur ata qe dergohen nga kryetari ne qarte te deleguar, te mos ngaterohen ne punet e Bashkive, te policise dhe te IMT per problemet e pronave ne kurriz te qytetareve qe jane pronar te trojeve. Shihni punet e partise. Institucionet I dine mire kompetencat e tyre. Vjen ere jo e mire.
Me te organizuar se Enveri nuk jeni...... e megjithate vjen nje dite.....
Ps nuk ka 35 histori thjeshtë është nderruar emri nga Partia e punës në ps
Keta socialistet jane patronazhiste ne gjak. Kshu jane, thjesht hetojne dhe germojne per kedo. E kane trashegimi nga regjimi. Kot bejne si moderne, jane llum qe merren me jetet e te tjereve. Atyre pensionisteve qe i votojne qorrazi mire ua bejne qe i lene me dy leke pension
Per momentin jane aty ku duhet te jene per hir te kombit.
A u sqarua çeshtja e viles qe ke lene nen emrin e Shakohoxhes ne Dhermi?