Kushtetuesja e ktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë, avokati: Veliaj duhet të hetohet me “detyrim paraqitjeje”

25 Maj 2026, 22:40Politika TEMA
Kushtetuesja e ktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë,

"Një vendim të pritshëm" e ka cilësuar avokati Arbër Hoxha vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Në studion e "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se pas këtij vendimi duhet të zëvendësohet masa e sigurimit ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Në këndvështrimin e tij, avokati Hoxha thotë se masa më e përshtatshme tani për Veliajn është ajo e detyrimit të paraqitjes.

“Do të ishte spekulim nga ana ime që të thosha që automatikisht pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë do të prishë dhe do të ndryshojë masën e sigurimit, por sigurisht që në raport edhe me vendimmarrjen e vetë Gjykatës së Lartë, Kolegji Penal duhet të justifikojë dhe duhet të thotë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm tanimë, sepse nuk jemi më në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet kanë përfunduar dhe duhet të thotë pse zoti Veliaj duhet të qëndrojë në burg, nëse masa e sigurimit nuk zëvendësohet. Për mua duhet të zëvendësohet masa e zotit Veliaj. Bëhet fjalë për masën e sigurimit, arrest në shtëpi ose detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore. Për mua, masa më e përshtatshme tanë do të ishte detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore, sepse zoti Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës”, tha avokati.

Sipas tij, nëse masa e sigurimit zëvendësohet, Veliaj do të mund të ushtrojë plotësisht funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Ai i ka të kthyera funksionet edhe pse është me masë sigurimi arrest me burg. Praktikisht, vendimmarrja e tij është e cenuar dhe është e deleguar, por në qoftë se do t'i zëvendësohet masa e sigurimit, patjetër që ai kthehet plotësisht në detyrë ashtu siç duhet të jetë në një vend të qytetëruar”.

Avokati Hoxha thekson gjithashtu se duhet të zëvendësohet masa e sigurimit edhe ndaj ish-presidentit Meta.

“Besoj edhe zoti Meta duhet t'i zëvendësohet masa e sigurimit për aq kohë sa hetimet janë përfunduar”.

6 Komente

  1. L
    Lubi Malltezi

    Meta ka treguar qe eshte njeri me rrezikshmeri shoqerore. Eshte njeri qe ka dhunuar policet bashkiake dhe ka kercenuar disa here te tjera me dhune. Meta e meriton plotesisht te jete ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. Çati

      Hahaaa dhe keni besim tek Gj.L. se mud të gjykoi drejtë ?

      Përgjigjjuni
      1. Çati

        Çfarë kriteri duhet të plotëdohet që të kem të drejtën e komentit ?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire_._._._.Straits

          ........Pyetje nga nje njeri i thjeshte : "...Zoti avokat , une jam gruaja e atij personit te akuzuar per lidhje te paligjshme te energjise , i vetevrare para ca kohesh ne burgun e Peqinit ku mbahej ne paraburgim , i harruar nga te gjithe.....Perse ju z.avokat nuk u ngritet atehere te thoshit njelloj si per Veliajn , qe burri im te gjykohej ne gjendje te lire ??? Perse tani , per Veliajn apo VIP-at e tjere te politikes , u bete kaq te ndjeshem ? A nuk ishte edhe burri im njeri , ashtu si edhe Veliaj ???......Faleminderit nese me jepni pergjigje !!!!".....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foni

            Avokatët tanë janë thjesht politikanë, jo mbrojtës ligjor, ku çdo mendim apo kërkesë e mbështesin mbi ligj. Çfarë avokat mund të konsiderohet ky kur deklaron: "Për mua duhet të zëvendësohet masa e zotit Veliaj..."dhe vazhdon e shpalos bindjen e tij se zoti Veliaj "...patjetër që ai kthehet plotësisht në detyrë ashtu siç duhet të jetë në një vend të qytetëruar”.!!! Dhe për t'na bindur përfundimisht shton se "...edhe zoti Meta duhet t'i zëvendësohet masa e sigurimit për aq kohë sa hetimet janë përfunduar”. Por nuk thotë se mbi cilat konsiderata duhet vepruar në këtë mënyrë vetëm për këta dy të arrestuar dhe jo për dhjetra e qindra të tjerë të cilët qëndrojnë në qeli në pritje të përfundimit të gjykimit, kur kushtetuta e përcakton qartë se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Ton

              E gjithe lufta per paraburgimin filloi kur u cenuan interesat e miliardereve te pushtetit. Asnje i varfer nuk do perfitoje nga kjo....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje