Integrimi, Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel

26 Maj 2026, 08:20Politika TEMA
Integrimi, Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8

Mbahet sot në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, një zhvillim i konsideruar si ndër momentet më të rëndësishme në procesin e integrimit europian të vendit. Takimi pritet të shënojë një etapë të re në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke hapur rrugën drejt fazës përmbyllëse të bisedimeve me bllokun europian.

Konferenca zhvillohet në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe organizohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, COREPER. Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja, si dhe vendosja e standardeve përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”, që konsiderohet një nga grupkapitujt më të rëndësishëm të negociatave.

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit pritet të konfirmojë përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria për kapitujt kyç që lidhen me funksionimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike. Në këtë grup përfshihen Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Po ashtu, pjesë e Grupit 1 janë edhe Kapitulli 5 për prokurimin publik, Kapitulli 18 për statistikat dhe Kapitulli 32 për kontrollin financiar, fusha të cilat konsiderohen themelore për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Vendimi i vendeve anëtare për të avancuar me këtë fazë të negociatave vjen pas një serie raportesh pozitive dhe vlerësimesh nga institucionet europiane për progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit. Në mënyrë të veçantë, BE-ja ka vlerësuar avancimin në forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike dhe vijimin e reformave strukturore të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit.

Një peshë të rëndësishme në këto vlerësime vijon të mbajë reforma në drejtësi, e konsideruar si një nga shtyllat kryesore të procesit të negociatave. Sipas raporteve të Bashkimit Europian, Shqipëria ka shënuar progres në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Institucionet europiane kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të reformave për garantimin e transparencës, funksionimit të administratës publike sipas standardeve europiane dhe krijimin e një klime më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

7 Komente

  1. T
    Tirana

    27 vēndet e BE-sē u thonē shtetasve tē tyre "mafia shqiptare", ku tē rinjtē merren me vrasje,prostitution,drogē., ndaj mund tē antarsojn qeverinē, por kurrē Shqipērin, pasi jan mefiant nē reagim,kēshillim,intervenim, bisedē,akte,bashkpunim,shkēmbim, transparenc,efikacitet., nē situat lufte,paqe, katastrofe natyrale,sexon turistik veror, dimēror, aktivitete sportive,kinematografike, muzikore.Lēvizje e lirē,tē drehta tē barabarta, distanc., janē gjithē kēta veçori qē do kenē ftohje me ta,panvarsisht inteligjencēs artificiale, arsimit,lidhjes miqesore dhe martesore,aleancave apo rrethanave.Ka gjithmon njē mur, njē bllokad, njē ngērq ( te i madh dhe i vogēl)

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire_._._._Straits

      Do u diskutoka per : "...Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore..”-------.........-----Besoj Palloshi do te thote :"....Ne kemi miratuar dhe zbatuar reformen ne drejtesi....Kaq "peshq te politikes" u arrestuan per korrupsion.......por , pastaj pame qe na ngecen ne rrjete ca "peshq te medhenj" si Lali me Liken.....keshtu qe i beme nje "Update te vogel" reformes dhe miratuam "Nxjerrjen nga qelia te qelbesiarve te politikes" , dhe se shpejti Lali , Likja ...do dalin , ......Balluku , Saliu ..nuk do te hyjne kurre brenda.........oh , tani jemi shume mire , "Rrofte Reforma ne drejtesi , krijimi dhe krenaria e PS" .....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        Tirana, nga psikiatria ke shkruar ? Po pse, lejohen celularët në psikiatri?

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        Vazhdojne talljet me integrime dhe konferenca lol Ne boten reale, populli i ashtuquajtur skiptar meson ne TV shteteror si kryet bayromi, si theret cjapi dhe gjera te tjera arabe per popullin turkarab.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ariu

          Vaxhdon mbledhja , e mafjes europiane Epsteinet po mashtrojne , dhe grabisin njerez ne gjithe boten, Oligarket Epstein e Sorrosi, vjedhin burime e pasuri ,shkatrrim brutale i popullesis kudo ne preteksine luftes,

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            More Ariu, po vras mendjen, kush ja u ka mësuar shqipen juve antishqiptarëve ?

            Përgjigjjuni
          2. s
            spiuni

            Delegacioni shqiptar ka Ministrin Ferid Hoxha qe ka provu se kush eshte , agjent e spiun Ka bashkejetusen e tij qe e coi Ambasadore ne BE ne vendin e vet dhe per te cilen u hap Ambasada e Shqiprise ne Belqjik kur Feridi nuk ishte minister qe te ishin bashk te dy Ambasador Feridi Ambasador BE ne Bruksel Bashkejetusja Albana Lutfi Dautllari Ambasadore ne Belgjik/ Bruksel nderkoh qe Belgjika nuk ka Ambasad ne Shqiperi - goca e Sekretarit te Par te PPSH Keto jan shkelje dhe turp Fridi e trajton Ministrin si pronen e vet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje