Konferenca e 8 Ndërqeveritare, Rama pritet në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës

26 Maj 2026, 19:25Politika TEMA
Konferenca e 8 Ndërqeveritare, Rama pritet në Bruksel nga Kryeministri

Kryeministri Edi Rama është pritur në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.

Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Gjë që sipas kreut të qeverisë u arrit në një kohë rekord, për vetëm 12 muaj!

1 Komente

  1. T
    Tirana

    Kryeministri nacionalist Bart, pērpiqet prej 25 vitesh tē dēboj mbretin Albert, philip, elisabeth,(me origjin gjermane), dhe tē shkēputet nga Wallonia francophone, duke rrēmbyer Brukselin.Ju ka hequr pagēn e papunēsis 2024-2026, rreth 200 000 burra, grave ( me origjin tē huaj).Kērkesa pēr ndihm sociale kalon dosja 6 muaj pa pērgjigje.Kostoja jetesēs 8 m2 800 euro nē muaj 200 euro drita dhe gaz 20 euro uj.(2 muaj garanci pagesa cash) duhet kontrat pune pa limit dhe prova pagesēs .Gjatē funksionit tē tijē si kryeministēr, vitin e kaluar u gjet njē i ri nga Shqipēria i varur nē njē semafor.Shqiptarēt po vdesin urie pasi borxhi publik ēshtē 112 % dhe kan objektiv ta ulin nē 100% duke prer kempin dhe pagesa tē tjera solidariteti.vitin 2025 e vizituan 21 belg Shqipērin, ku 6 kishin arrdhur bērē video, 3 bēnē aksident me makinēn e marrē me qera nē aeroport, dhe 2 veta shkuan nē zona tē thepisura, ku u mobilizuan polic dhe ushtar me i lokalizuar nē 2 tē natēs.Shtet racist dhe anti Shqipri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje