Dosjet e ‘nxehta’ në SPAK, Frrok Çupi: Altin Dumani s’mund t’i zgjidhë i vetëm çështjet

20 Dhjetor 2022, 14:09Politika TEMA

Dosjet e ‘nxehta’ në SPAK, Frrok Çupi:  Altin Dumani

Analisti Frrok Çupi u shpreh se është e pamundur që kreu i SPAK t’i zgjidhë të gjitha çështjet.

“Pesha që rëndon mbi Dumanin, një pjesë e saj është thjeshtë shpresë nuk është e vërtetë. Pjesa tjetër është një peshë që bie mbi të për shkak të mungesës së institucioneve. Nuk është e mundur që t’i zgjidhë të gjitha gjërat”, u shpreh Çupi në një intervistë për Euronews Albania.


Ai renditi edhe dosjet e “nxehta” që sipas tij janë: inceneratorët, Gërdeci, Kompleksi Partizani dhe 21 janari.


Më 16 dhjetor, Altin Dumani u zgjidh kreu i ri i SPAK. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi. Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan  për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dumani zuri vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, është në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Prap ky cari? Cfare lloj robi eshte more. Po mbylle mor kafshe, thjesht mbylle.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje