
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi të hënën se qeveria ka miratuar një kredi 30 milionë euro për mbrojtjen civile, ku parashikohet edhe blerja e dy mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve.
Ndërkohë, Peleshi pranoi se flota e helikopterëve e Forcave të Armatosura vijon të jetë jofunksionale për shkak të problemeve me mirëmbajtjen dhe se nuk është gjetur ende zgjidhje për marrjen e helikopterit “Cougar” të parkuar në një magazinë zjarrfikësesh në Itali.
“Italia është angazhuar për të mbështetur sistemin e mbrojtjes civile me një financim 30 milionë euro në formë huaje,” tha ai pas mbledhjes së qeverisë, duke saktësuar se huaja do të përdoret për ndërtimin e sallave operacionale dhe trajnim për emergjencat civile.
Ministri bëri të ditur se parashikohet dhe blerja e 2 mjeteve ajrore për fatkeqësitë natyrore, por i pyetur nga BIRN për vlerën e tyre, ai tha se nuk e mund të thoshte vlerën, por do të gjendeshin mjete të lira që mund të përballoheshin brenda kësaj kredie.
Peleshi pranoi se problematika e mirëmbajtjes me flotën e helikopterëve vijon prej disa vitesh dhe se në gatishmëri ishin vetëm dy mjete nga 7 të tillë që kanë Forcat e Armatosura.
“Gadishmëria nuk është 100 për qind,” pranoi ai, duke shtuar se “është në gatishmëri një helikopter Cougar që është për emergjenca civile dhe një tjetër që është për emergjenca mjekësore”.
“Sfida më e madhe që ne kemi kur investohet në mjete ajrore të reja është mirëmbajtja, nuk kemi kompani të specializuara për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore dhe na duhet të blejmë këtë shërbim jashtë,” shtoi Peleshi, duke ripërsëritur të njëjtat probleme për të cilat ka raportuar 6 muaj më parë edhe në Kuvend.
“Jo të gjitha kontratat performojnë siç duhet dhe pastaj futemi në kalvare pengesash si ajo me helikopterin Cougar që është në Itali dhe u bënë shumë, 2 vjet,” theksoi ai.
Peleshi tha se ministria ka vendosur që ta dërgojë helikopterin e mbetur në Itali në agjencinë e NATO-s për shërbimet e mirëmbajtjes sapo të çlirohet nga kontrata.
Sipas tij, kostot e mirëmbajtjes janë shumë të mëdha për qeverinë dhe vendimi për t’ia deleguar agjencisë së posaçme të NATO-s prokurorimet për këtë çështje do t’i japë zgjidhje situatës.
Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.(BIRN)
Kur i blene nuk e dinin koston e mirembajtjes??
"cougaret" francez qi ishin eksperimental i bleu Sala, qi nuk merrte vesh nga kostot por nga paret. "Non grata" dhe ben imami mashtrun amerikanet, kompanin "sikorsy", qi prodhon helikopter "sikorsky" per Marinen dhe presidentet, nga ajzenhaueri e regani deri ke bushi, klintoni, bajdeni. Jane botu dokementa, qi flasin per korrupsionin e sales me "cougaret", qi agjencia BIRN, autore e shkrimit, e din mire ket histori, por e fsheh per me shajt ushtrine shqiptare. Helikopteret difektoz francez jan ble qysh ne vitin 2010. Pesun avari, u rrexun ne Dukagjin. Po te ofroj nji shkrim qi gjeta ne internet. Në vitin 2009, në ueb-in e ish-Avokatit shqiptar të Prokurimeve, është botuar ankesa e kompanisë amerikane “Sikorsky International Operations INC”, nr. 738 prot., datë 07.12.2009, ku pretendohet për parregullsi në zhvillimin e procedurës së prokurimit për blerje helikopterësh me ngarkesë mesatare shumërolesh, me fond limit 11 000 000 000 lekë, zhvilluar më 30.10.2009, nga Ministria e Mbrojtjes. Por AVP-ja nuk e bëri publik Vendimin e vet nr. 738/3. Më 12-15 qershor 2010, ish-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, bëri një vizitë zyrtare në Francë. Në Paris u prit në një takim të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes nga homologu i tij, ministri francez i Mbrojtjes Erve Moren (Herve Morin), i cili qëndroi në këtë post në periudhën 18 maj 2007-14 nëntor 2010. Në fund të vizitës së tij në Francë, Imami shkoi dhe në uzinën “Eurocopter” në Marsejë, ku po prodhohej helikopteri i parë "Cougar" Alb 001 për Shqipërinë. Si ish-Kryeministri Sali Berisha, edhe Imami kanë refuzuar kompaninë amerikane “Sikorsky” të helikopterëve të CH-53 “Sea Stallion”, gjë që shkaktoi bujë ndërkombëtare. Madje amerikanët i shisnin më lirë. “Sikorsky” u ankua dhe në MM, edhe tek Avokati i Prokurimeve. Më kot. Berishës dhe “gjeneral” Imamit u duhej mbështetja franceze nëpërmjet blerjes së helikopterëve francezë. Për këtë u kalua me urgjencë një ligj i posaçëm. Ka një kabllogram të 10 majit 2009 të ambasadës amerikane lidhur me shqetësimet për tenderin e dyshuar si të korruptuar për blerje helikopterësh nga Shqipëria. Argumentohej se me ketë tender i bëhej padrejtësi kompanisë së famshme “Sikorsy”, që prodhonte helikopterë për flotën ajrore “One” të Presidentëve më të fuqishëm të botës, Marinën dhe Ushtrinë [“Marine One” (Marina Një) është sinjal i thirrjes i çdo avioni të Korpusit të Marinës / këmbësorisë detare të SHBA, në bordin e të cilit ndodhet Presidenti amerikan. Zakonisht kemi të bëjmë me helikopter të operuar nga skuadrilja e helikopterëve të Marinës numër 1 [Marin Helicopter Squadron One] (HMX-1) "Nighthawks", i përbërë nga ose “Sea King Sikorsky VH-3D” i madh ose nga më i ri, me i vogël VH-60N “White Hawk”. Të dy helikopterët quhen "White Tops”. Çdo avion i Korpusit të Marinës, në bordin e të cilit ndodhet zëvendëspresidenti pa Presidentin ka sinjalin e thirrjes “Marine Two” (Marina Dy)]. Të refuzosh “Sikorsky”-n me çmim më të ulët se “Cougar”-i, të gënjesh përfaqësinë në Tiranë, për amerikanët është shembull korrupsioni, që cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së. Prej këtej e ka burimin gjithçka shkruhet në shkrimin e BIRN-it. Ky rrjet duhet të konsultonte procesverbalin e mbledhje së komisionit përkatës, LIGJ Nr. 10 222, datë 4.2.2010 PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË "EUROCOPTER" PËR FURNIZIMIN ME 5 HELIKOPTERË TË MESËM SHUMËROLËSH; KONTRATËN NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EUROCOPTER PËR FURNIZIMIN ME PESË (5) HELIKOPTERË AS532 AL COUGAR DHE PAJISJET SHOQËRUESE Nr. 12 / 2009 17.2.2009.
po kta jane shkerdhata jo Politikane . Kto jane Elikopteret Difektoze qe u harxhuan Miljona pafund ,nga Banda e shkerdhates se shpelles .Maloku specialsite i injorances dhe kta Pushtat sot nuk ndihen ,ne vend qe te kerkojne Hetim kush i bleu dhe cilat jane Kostot qe jane financuar kta Elikoptere shkatarraq .Njeri perfundoj me Gramoz Pashkon ne Dete sepse keshtu eshte kur ve nji Shpellar nji funderine qe s'ja ka iden asgjeje vec tradhetine -pabesine - vjedhjen e krimin . Kta jae Pushtat sot qe nuk ndihen per asnji Krim Financiare te bere nga saleh berrisha ose ndryshe Cari me Syze , Asnji Hetim dhe Kostot i paguan populli i zhytur ne Mjerim nga kjo Kaste e ndyre Politikanesh dhe imagjinon Cari me Syze kakarit cdo dite Medieve kunder ktyre Pushtave dhe bo ala si me qen Politikan hej !
na duhet edhe nje gjujtes bombardues F35
Mbaje ne bythe tende dhe te Likes
Kesaj rradhe blini ca skrap nga ndonje shtet tjeter…!!!
Paaftesi dhe kusari!
Franca ishte vendi i parafundit qe nenshkroj Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit per te hyre ne Eu..dhe kete e beri me Kushte...nje nga keto ishte edhe Blerja e Helikopterve Cugar..pra gjithcka u be me te futur...kuptohet qe berisha dhe imami kane Pjesen e tyre, ne perfitim.. 1-Greqia "Mike" dhe Gjitonja jone Jugore ishte VENDI I FUNDIT ne Eu.-qe nenshkroj Marreveshjen..por edhe kjo..mori c´fare i donte qejfi nga Politikanet Shqipetare..lol 2-Shqiperia pse blene Mjete Transportuese-Luftarake apo civile kur nuk ka Personel Mirembajtje???????