Vota e emigrantëve, Krashi: Të plotësohen boshllëqet ligjore

18 Dhjetor 2022, 20:00Politika TEMA

Vota e emigrantëve, Krashi: Të plotësohen boshllëqet ligjore

Dita Kombëtare e Diasporës, solli në Tiranë këtë të diel koordinatorët shqiptarë nëpër botë, në Evropë e SHBA, që përfaqësojnë të emigruarit e vendit. Në një tryezë të gjerë, me pjesëmarrje dhe të kryeministrit Rama, Këshilli Koordinues i Diasporës dhe ministra të qeverisë, diskutuan për urat lidhëse mes atyre që jetojnë brenda vendit, dhe atyre që jetojnë jashtë vendit.

Lavdrim Krashi, kryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe Emigracionin, për ABC News theksoi jo pak herë detyrimin kushtetues, për plotësimin e boshllëkut ligjor. Viti 2025 nuk duhet të ketë më diskutim dhe në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duhet që jetë e reflektuar dhe vota e emigrantëve.

“E para është mundësia e votimit që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi sepse të drejtën e jep kushtetuta. Çdo qytetar shqiptar ka të drejtën e votës. Problemi është që në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre, duhet që sot, në kushtet e tanishme, të vijnë në Shqipëri për të votuar.”, tha Krashi.

Kjo ishte mbledhja e dytë që bëri Këshilli Koordinues i Diasporës. Kryeministri Rama propozoi që mbledhja e ardhshme të bëhet pas disa muajsh, me pjesëmarrje dhe të përfaqësuesve nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Partia Demokratike reagoi për Ditën Kombëtare të Diasporës nëpërmjet Sekretarit për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha. 

3 Komente

  1. s
    saimir

    Akoma vazhdojne dallkauket shqiptare me emertimet emigrante! Shumica e atyre qe kane ik e u kane lene targen ju sumeshpuarve qe rrini e fryni syte atje jane qytetare shqiptare por dhe qytetare ne vendet ku kane shkuar pike.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bora, shiu dhe Ramziu

      Mos, se ju prish festa e vitit te ri Ramaxonit kur permendni emigratet, armiku i tij numer 1 dhe shqiptareve ne pergjithesi...presim detin Jon, vendimin , nga Nderkombetaret neser...lol....... = Sa dem i kashkaktuar shqiptarteve ky bast ard.....i radhes...

      Përgjigjjuni
    2. Çunat e Tironës jo malokë.

      Bora... i hëngshi atë që thuhet troç MUTIN çunit të Tironës EDI RAMËS, ju monstrat e gardhit të Berishës dhe të Metës (e do me apo pa -j- në fund këtë spiunin e shokëve që në Fakultet, Sekretar Rinie, klysh Partie)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje