FOTO/ Çuçi në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë: Vetëm në këtë fazë janë rreth 400 të punësuar nga zona

18 Dhjetor 2022, 17:40Politika TEMA

 

FOTO/ Çuçi në Bazën Ajrore të NATO-s në

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëherazi edhe drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Berat, ka inspektuar punimet në ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Çuçi thotë se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se ky investim ka nisur të ketë një impakt të madh ekonomik për zonën.

“Ky investim përveç peshës së re strategjike që i jep vendit tonë në sigurinë evropiane, ka nisur të ketë një impak të madh zhvillimi edhe për zonën. Vetëm në këtë fazë të punimeve janë rreth 400 të punësuar nga Kuçova. Përfitimi nga ky projekt madhor do të jetë i mëtutjeshëm për gjithë qarkun Berat”, thotë Çuçi.

Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vitit 2023.

2 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Po pse thua rreth mor pede dhe nuk numrin e sakte psh 374? Kushtu te meson gruaja e dyte te flasesh ne publik? Tani nja pyetje une: e hoqet drejtorin e policise ne Tirane. Mire bete, por perse e cuat drejtor policie ne Fier? Parate qe kane paguar ata te Viktoria Invest per ta mbajtur i ke marre ti, Lul Basha apo Rrumbullaku?

    Përgjigjjuni
    1. p
      paqe dhe biznese per rritje ekonomike

      Po pse moj Kim nuk ndertuat qofte nje fabrike er te punesuar njerez neper biznese private, po mburreni me baza ushatarake... Mire eshte qe te na ndihmioni per mbrojtjen, po ne nuk duam vetem ushtare, arme, lufte...Ne duam paqe dhe biznese.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje