
Viti i ardhshëm do të nisë me një çështje me rëndësi për politikën, për të cilën janë përplasur jo pak, opozita me qeverinë.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve te Jashtme, zonjës Olta Xhaçka.
Kushtetuesja ka vendosur që seancat për çështjen Xhaçka të çelen në datën 18 janar 2023, ku brenda të njëjtës ditë do të trajtohen dy padi, në të dyja palë e paditur Kuvendi dhe deputetja Xhaçka. Opozita ka argumentuar në kërkesën për Gjykatën Kushtetuese se mandati i deputetes së Partisë Socialiste Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.
Kompania që do të ndërtojë një resort luksoz në bregdetin e jugut, ka marrë nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi. Duke iu referuar ligjit për konfliktin e interesit, deputetët demokratë sjellin si argument se përfitimet nga pasuria publike e bashkëshortit te ministres së Ramës janë njësoj sikur të ishin të rregjistruara në emër të vetë ministres. Prandaj, sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet te vendosë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Vetë Ministrja i ka rrëzuar më herët këto akuza dhe është shprehur se nuk ka asgjë të paligjshme në vendimet e qeverisë.
Partia Socialiste ka rrëzuar dy herë kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, që do të përfshinte edhe hetimin e përfitimit të pasurisë publike nga bashkëshorti dhe familjarë të tjerë të zonjës Xhaçka. Për rastin e shpalljes investitor strategjik të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, grupi parlamentar i PD, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Investimet Strategjike.
Por megjithëse kanë kaluar 6 muaj nga ky denoncim Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me çështjen e radhës të politikës.
Heshtja bere ndaj Drejtesise per Gerdecin e akoma me Skandaloze per 21 Janarin ku gjithcka duket hapur se Kryekrimineli saleh hamuti Vrau 4 protestues ,nga frika se po i ikte Pushteti nga Dora , Heshtja per Vilat e zaptimin e gjithe Lalzit ,mbas fallsifikimit te Pronesise te tokes ne Lalz ku as gjate kohes kur ndertoheshin Vilat atje ,ju Pushtat nuk reaguat Asnjiher , po ju a kthen Zoti ne Bumerang sepse jeni maskarenje qe Heshtet dhe vazhdoni te hesjtni per Banden Esadiste dhe Kriminelet qe duhet te denohen me shume se 1000 - vjet Burge per demat shkaktuar ktij vendi . Nuk krijuar asnji nji Komision Hetimi per Shkaterrimine Uznave e Fabrikave e gjithcka u trashegua nga ishPushteti Punes se Shqiperise ashtusi Heshtet mbas Vjedhjes Skandaloze te Thesarit te Shtetit qe ne X vend te Botes do ishte bere name me Arrestime qe nga Presidenti deri ke Kryeministri etj ,kur duhet qe kta ishin ata qe mbanin Pergjegjesite se kta Urdheruan zhvendosjen nga Skrapari ne Krrabe qellimishte ,nga ku e Vodhen dhe ju muter Heshtet ,prandaj mire t'ju behet sepse paskeni qen te njejtit muta per kte vend .Maskarenje te peshtrire jeni te gjithe
Zonja Xhaçka, kur do ta largoni ambasadoren Yri Kim? Procedurat qe filluat, sa do te zgjasin? Çdo behet me subvencionin e Pronave ne bregdet.. Vodhet çfare vodhet, mjàfte . Ikni tasb!
Me duket se po i vjen fundi kesaj Ministre biznesmene milionere qe dashuron sie cmendur Parane