Miratohet me votat e mazhorancës rezoluta anti-korrupsion, të hënën në Kuvend! PS: Armë shtesë që të çojmë reformat përpara

23 Maj 2024, 13:28Politika TEMA
Miratohet me votat e mazhorancës rezoluta anti-korrupsion, të

Më 9 vota të mazhorancës është miratuar projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Projekt rezoluta kalon të hënën në seancën plenare më 27 maj.


Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Ndërkohë nga ana tjetër Ermonela Felaj tha se parlamenti nuk mund të jetë pasiv.

Elisa Spiropali: Procesi i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posaçëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara. 

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe parlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit.

Opozita abstenoi. Tabaku tha duhet gjithëpërfshirje dhe se nuk mund të miratohen copa letre.

''Lufta ndaj korrupsionit duhet kthyer në prioritet kombëtar. I takojnë këshillit kombëtar të Integrimit. Janë një pjesë që nuk i bën dot mazhoranca pasi nuk kontrollon dot veten mazhoranca.

Parlamenti sot ka nevojë për një gjithëpërfshirje, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët dhe mos të miratojmë copa letre. Lufta kundër korrupsionit ka qenë këtu e 3 vite më parë prioritet i joni.

Sa i takon Komisionit s’kemi akoma një qartësi se çfarë roli do të ketë ky komision. Janë një sërë elementësh që lidhen me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Lidhet edhe me insutucionet e drejtësisë, kush garanton se do të kemi një proces që nuk e zhbën reformën në drejtësi'', - tha Tabaku.

3 Komente

  1. Ferri

    Popo!!!! Rezoluta do shpetoje vendin nga korrupsioni!!!! O pikaaaaa, pika!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Lol, po pra me miratim te Spiropillit…

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqipja

      Hajdutet do te luftojne korrupsionin ne marrveshje me shpellarin antishqiptare....Turp dhe vetem turp ...kane frike burgun qelbesirat e alleances se qelbesirave....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje