Nikoll Lesi: Kush e njeh nga afër Altin Dumanin, e di se nuk guxon as kryeministri e as presidenti t’i bëjnë presion

23 Maj 2024, 11:55Politika TEMA
Nikoll Lesi: Kush e njeh nga afër Altin Dumanin, e di se nuk guxon as

Nikoll Lesi ka bërë një shënim në gazetën e tij, për paraqitjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.

“Kreu i SPAK, Altin Dumani, ishte para komisionit parlamentar të ligjeve.

Ai foli qartë, prerë dhe saktë. Nuk la asnjë hamendje që mund të rrëshqiste mes fjalëve, aq me tepër kur je para politikanëve të opozitës dhe pozitës, përherë mediat krijojnë dyshime apo përceptime sipas orientimit politik që kanë pronarët e tyre.

Edhe pyetjet e bëra në komision kishin hapësira për ta ç’orientuar kreun e SPAK, por realisht Altin Dumani ishte korrekt me çfarë tha. Ai di të flase troç.

Kreu i SPAK deklaroi në mënyrë ultimative se nuk ka njeri që i bën presion atij në punën si prokuror dhe si drejtues i prokurorisë së posaçme.

Nënkuptohej, pa i përmendur me emra, se ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta. Por Dumanit, kush e njeh nga afër si prokuror, nuk guxon as kryeministri e presidenti t’i bëjnë presion.

Altin Dumani nuk hezitoi të fliste hapur para publikut se ka disa drejtues të policisë së shtetit që bashkëpunojnë me krimin dhe kjo mbetet ulëritëse, sepse nga policia qytetarët duan ndëshkimin e banditëve dhe jo që kriminelët të ndihmohen pikërisht nga drejtues të lartë të policisë.

SPAK ka firmosur disa urdhër arreste për policinë e Shtetit, dhe me sa duket prokurorët e SPAK janë shumë të kujdesshëm kur hetojnë në bashkëpunim me policinë, sepse kanë frikën e nxjerrjes së sekretit hetimor.

Është e tmerrshme se si mund të guxojë një drejtues policie të punojë për krimin dhe jo për shtetin.

Me sa duket, nga ajo që tha Altin Dumani, duhet të kemi edhe drejtues të tjerë në policinë e Shtetit të cilët mund të arrestohen.

SPAK-u është në ofensivë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Por edhe prokurorët janë njerëz e jo alienë, ata duhen inkurajuar nga publiku dhe politika, ndonëse publiku në të vertetë ka besim në nivele të larta të SPAK-u. Prokurorët e Posaçëm kanë nevojë për mjedise pune dhe ndihmës në numër më të madh sikurse e mira do të ishte që kërkesat e tyre për ripërtëritje mandati (kush e dëshiron) të miratohen nga parlamenti, natyrisht që duhen 94 vota deputetësh, pra pozita dhe opozita.

Kjo politikë, nga të dyja anët, i ka marrë frikë dhe mëri prokurorët e SPAK, e mezi presin të ikin nga ajo detyrë, ndonëse edhe prokurorët nuk ia përtojnë dhe po firmosin fletë arreste pa ndrojtje.

Nëse siç flasin publikisht nëpër takime e mitingje, se janë për ndëshkimin e klasës politike të korruptuar, duhet që parlamenti ta votojë këtë ndryshim kushtetues që këtë vit, pra t’ju plotësohet kjo kërkesë e logjikshme dhe ligjore.

Altin Dumani flet në emër të SPAK, ndaj ai tha sot se paratë e krimit të organizuar dhe indirekt të klasës politike të korruptuar, janë pastruar dhe po pastrohen në ndërtim, resorte turistike, kulla, etj si në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Durrës, Lezhë etj.

Përderisa Dumani e theksoi këtë gjë duhet të kenë dosje nën hetim për politikanë, oligarkë apo mediatikë që kanë hedhur dhjetra milionë euro në këtë fushë dhe në këto zona. Dhe e verteta mbetet siç pohoi Altin Dumani, para e madhe po pastrohet.

Publiku pret nga ai dhe prokurorët e SPAK arrestimin dhe sekuestrimin e pasurive të tilla të krijuar nga pastrimi i parasë së zezë kriminale.

Dumani foli në emër të prokurorëve të SPAK para deputetëve pa iu dridhur syri, sepse misioni dhe detyra e tyre është pikërisht të hetojnë deputetët, kryebashkiakët, ministrat, kryeministra, president dhe zyrtarët tepër të lartë.

Ata kanë arrestuar dhe po hetojnë politikanët me të lartë të këtyre 33 viteve. Dhe që pritet të kemi lajme të reja nga kjo hierarki…

Ndaj SPAK dhe BKH-ja po bëjnë histori dhe po nguliten në HISTORI.

Nëse nuk ndikohen nga politika dhe klanet rivale në politikë e në media, atëhere historia do të vijë pas tyre”, shkruan ai në gazetën e vet.

13 Komente

  1. A
    Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

    Plotesisht e drejte kjo qe shkruan Nikolle Lesi,i cili,se bashku me Mero Bazen e stafet e tyre e kane provuar ne kurrizin e tyre dhunen e shfrenuar te pushtetit berishist ndaj tyre personalisht e ndaj gazetave te tyre respektive.Kjo eshte lufte, e mira kunder se keqes, e drejta kunder mafies dhe kjolufte ja vlen te fitohet e duhet te fitohet,aq me teper sot kur ne krah te SPAK-BKH-se eshte USA,BE, Grand Bretagna. Mos mbeshtejta e parlamentit,PS- PD zyrtare e partive te vogla parlamentare er kerkesat e ligjeshme e te drejta te Dumanit ne emer te SPAK-ut do te thote lufte kunder sistemit te ri te drejtesise dhe mbeshtetje e heshtur e krimit,korrupsionit dhe e politikaneve antiamerikane e antieuropiane,te strehuar ne dy bandat politike shqoptare ,ne te madhen dhe ne te voglen te emertuara LSI=Parti e Lirise dhe Partia "e madhe" Berishiste= foltorja ,rithemelimi=klani me i rrezikshem antiamerikan shqiptar.Votimi ne parlament sa me pare i kerkeses se Dumanit eshte imediat dhe i domosdoshem.Nikolle Lesi ka te drejte!

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      or ti shoq te gjitha te ashtuquajtura parti politike perfshi cdo organizem politik nuk jane asgje tjeter vecse banda kusaresh dhe krim i organizuar. Dumani duhet qe ta dije kete fakt sepse tek financat e pratise shikohet dhe lavatricja e politikes

      Përgjigjjuni
    2. E
      Erdogan

      Lesi ka kohe qe nuk besohet. Pi ilace ndaj stresit nervor dhe eshte ne varesi te tyre dhe jo te koshiences se vet prej zagari.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pyeteni ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqj

        Na mbushe mendjen o Kole Le(he)si, langaraq i tere pushteteve! Prandaj i rri gati-tu atij Lil Beqes ky Dumania sa here i shko atje ne SPAK e nuk ja mba b...aspak ta arrestoje ndonese jane me qindra milion EURO te zhdukur prej tij me ato Koncesionet mafioze kur ishte minister SHENDETESIE!

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Lufta kundër kriminelëve nuk është e lehtë, por jo e pamundur. Të thërrasësh SPAK në interpelancë ,ku përballë të jenë shkelësit e ligjit, nuk ka metër dhe peshore t'a masë ! Komisioni i ligjeve është i mbushur me mëkatarë. Ka shumë policë,nën urdhërat e "shefave "që përgjojnë qytetarët, për përfitime ekonomike.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiu

            Aman Lesi se si ke shkruajtur ti, ma drodhi shpirtin se më kujtove xhaxhin Enver. Ai të bëj detyrën, se ti e di që koqet e dashit nuk këputen e të bien në mbërdhe që ti kapin Dumani. Dumani kur i kërkoj të falur Mulit që nuk e njeh SPAK-un duke e quajtur skap do të thotë që ai thotë fjalët që i kanë regjistruar amerikanët. Duhet lufta kundër të koruptuarve, por puna duhet të fillojë nga rrënjët që mori jetë demokracia tonë e sëmurë, degët këtu janë. Paçim fat në punën e nisur.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Kaq i fortë është Dumani sa i duhet Nikollë Lesi si spokesperson.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tung

                Une prisja qe Dumani te pergjigjej se ka presion nga politika!!! Dumani mebka lenenpershtypjen e nje injoranti qe mezi lidh dy fjale!!! Te tjerat do te shohim nese do kete bythe te arrestoje KBT e KM

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  dakort o lesi eshte dumani po ku e ke gjykaten hajdute kriminele,qe kap spak dhe i nxjere gjykata

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ela

                    Kur kete e thot Nikolle Lesi, ne skemi pse mos ta besojme. U krye Nikollë!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sqarim

                      Avash o Nikolle se po behesh me keq se Spiropali e po na ben. Dumanin Skenderbe. Ptu rrace muti. Po dumani dash shupenze , dhe niveli i tij u pa sidomos nga dy daljet e fundit. Lerini more idiotlleqet se torolliset dynjane. Jo Duman po edhe Dushmani te jete nuk leviz pa udherrefyes. Ata qe e sollen aty , dihet kush, ja terheqin fijet edhe Dumbmanit edhe Irenes Gjokes edhe kujtdo qe eshte aty.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        ala besoni o te mjer nga xhonsi i lopcarit Llalla

                        pranej vun shqiptari tan jeten ,se sa ma shum e mashtrojn ,ala m'sum beson

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          e po...

                          Altin Dumani foli troç , por Sali Berisha e ka bere zyre pritje shtepine e tij dhe s'pjerdh fare per ligje e vendim gjykate. Bile e shtron me raki e mish qe nga gjermanet e deri tek kosovaret. Gjykata ben sehir, apo.........ee, s'e prekin dot. Pa hequr koken, nuk ngordhen gjarperinjte. Te gjitha duken si fertune ne gode. Pike. Do e shtyjme si ta shtyjme sa te rrojme se e gezuam kete liri e demokraci sa e gezon i vdekuri nen dhé.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje