“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

13 Shkurt 2026, 08:50Kronika TEMA
“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha

Pasi lëshoi molotovë dhe dogji Tiranën, Sali Berisha ka lëshuar sot gojën ndaj zëvendëskryeministres me fyerje seksiste. Por, ndërsa burrat socialistë kanë heshtur, deputetet zonja e kanë vënë përpara kreun e PD-së.

Ministrja e Brendshme Koçiu e ka quajtur gënjeshtar dhe gjakatar, ndërsa Sara Mila i kujtoi atij sa herë ka djegur Shqipërinë, siç tha ajo, për të ndenjurat e tij dhe të familjes së tij.

Analisti Frrok Çupi theksoi se deputetët e mazhorancës treguan në seancë disa vë vërteta, për të cilat vuan Shqipëria dhe për këtë ka një fajtor: Sali Berishën.

Ai theksoi në “Tirana Live” se Sali Berisha kur planifikon mbajtjen e protestave, ai synon edhe të vrasë për të fituar pushtet.

“Deputetët e mazhorancën guxuan dhe treguan disa të vërteta të thjeshta, të vërteta për të cilat sot vuan Shqipëria dhe ka një fajtor. Treguan çfarë ndodh. Duke parë këtë seancë dhe atmosferën e ditëve të fundit, e tëra mund të titullohet si “vrasje e paralajmëruar”. Ditën kur Berisha mbledh një protestë, ajo ka për qëllim vrasjen e dikujt”, tha ai.

Analisti u shpreh se drejtësia duhet të veprojë mbi dhunën e ushtruar nga Partia Demokratike, në protestën e saj kombëtare.

“Ai synon të përdorë vrasjet për të fituar pushtet. Sali Berisha e ka dollapin plot me kafka. Pse është i pandëshkueshëm Sali Berisha, edhe pse është në një situatë ku ndodhet në polin e krimit? Institucionet e drejtësisë të reagojnë për ngjarjet në protestë.”, tha ai.

9 Komente

  1. E
    E

    Po Qupi, ke te drejte!

    Përgjigjjuni
    1. r
      realisti

      O Frrok mos u lodh kot,institucionet e drejtesise jane te zene shume me letra anonime,me pergjime telefonatash dhe nuk kane kohe te veprojne per vrasjet. Vrasjet kane ndodhur tanime le te presin vrasesit,le te vrasin perseri por mos te na ikin ndonje telefonate...

      Përgjigjjuni
      1. S
        SHKËRDHITA

        Sakte, paster, bukur. Frroku eshte xhakete e vjeter dhe burre malesor i zgjuar e me karakter. Kjo eshte thirrje qe te parandalohet skema e agjenteve sllavo-helen te Tiranes. SPAKU te mos rrije te numeroje viktimat pastaj, e te ktheje koken ne krahun tjeter. Lidheni kete qen te zgjebosur, terhiqeni zvarre SHKINEN e Tropojes qe ka 35 vjet qe punon cdo dite kunder Shqiperise! VEPRONI TANI !!! Jam 100% dakort me Frrokun ne kete pike.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I indinjuari 35 vj3çar

          Kam nje mendim: More kemi vite dhe vite qe Sali Berisha gjen shesh dhe ben pershesh.Perse valle kjo situate kaq e rende vetem politike ne shqiperi? Drejtesia e "vjeter dhe e re"edhe pse populli u shqye nga goja per te bere drejtesi ajo nuk duket gjekundi,po pse vall? Sepse ky institucion eshte i tere i ngritur nga ai dhe femijet e tije kjo nuk diskutohet.Nje veprim qe nuk lejohet dhe nuk eshste demokratik por per shqiperine disi shkon te ngrihet nje popull i tere dhe me deshiren per te gjetur drejtesine ti bjere mbare drejtesise dhe Saliut me gjithe banda qe ka ne veprim.Mbaj mend dhe me kujtohet qe per here te pare ne shqperi hidheshin ne ere shtyllat e tensionit te larte por jo nje here po sa here desh Saliu etj,etj,etj, jam ilodhur me keto bema.Populli or populli duhet ta marre situaten ne dore ose nje drejtesi shqiptare ndryshje shqiperi nuk ka.Populli ti beje gjyqin Sali berishes dhe Edi Rames ne fund te dale hapur kush eshte shqiptar dhe kush eshte Serb.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Atdhetari

            Te mos lejohet te dale rrugeve si zagar. Kemi apo nuk kemi shtet e polici? Ku eshte forca e shtetit per ti thene ndal rrugaceve qe duan gjak. Mos I kaloni ngjarjet me lehtesi. Keni akoma pa denuar vrasjet e 21 Janarit, apo prisni dicka tjeter? Shqiperia eshte e te gjitheve dhe e te reneve ne lufte. Nuk ju perket krimineleve qe u qeshin syte kur shohin gjak. Pushteti te tregoje forcen kur behet fjale per qetesine e qytetare.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lasgushi

              Drejt Frok,porngrije stekën pak,kundër KM,SPAK,e drejtuesve të policisë.Që lejënë këto krime dhe nuk e arrestojmë skixofrenin Sali.I cili shkatëroi Shq,vrau dhe do të prapë e akoma ta fundosë në krime.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Teper thjesht Frok!Thauju atyre qe kane 13 vjet ne pushtet dhe qe ti ju lepihesh cdo dite te bejne shtet dmth te arrestojne Sali Berishen dhe te gjithe keqberesit e popullit shqiptar edhe ne rradhet e PD edhe ne rradhet e PS dhe problemi zgjidhet!

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kris

                  ceshtja eshte e thjeshte.cojeni Saliun dhe Edin ne ballkonin e shtepive te tyre dhe biem ne qetesi

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    joti

                    Për këtë drejtësi e ke llafin për atë që ka merituar emrin SKRAP,ky kanë bythë këta plera ti afrohen Sali non gratës...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje