Dritan Shano: Si e përjashtoi Berisha në vitin 1993, Genc Rulin nga qeveria!

15 Dhjetor 2022, 22:10Politika TEMA

Dritan Shano: Si e përjashtoi Berisha në vitin 1993, Genc Rulin nga

Dritan Shano eksperti i ekonomisë, ishte i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Ish—themelues i PD, anëtar i qeverisë pas ’92 Shano ishte pjesë e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave kur në krye ishte Genc Ruli. Zoti Shano, tregoi në Dritare TV si e larguan Rulin nga drejtimi i ministrisë, për shkak të akuzave për kontrabandë.

Dritan Shano: “Genc Ruli ishte ministër kur diskutohej druri i arës. Kishte dyshime asokohe për transporte të paligjshme të drurit të arrës. Akuza që nuk u verifikuan, por edhe nuk përputheshin dot me figurën e Rulit. Unë i përkas atij grupi njerëzish që jam ndarë nga opinion publik dhe i besoj institucioneve. Dhe për sa kohë institucionet nuk provuan akuzat, për mua akuzat nuk qëndrojnë.

Në 1991 në krye të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ishte Genc Ruli. Në atë kohë filloi dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Guardia di Finanza.

Genci më mori në kabinetin e tij. Vinte çdo ditë, një metër e gjysmë faks nga Guardia di Financia, që raportonte pozicionin e anijes Sotirios.

Ata e kishin gjetur dhe ne nuk dinim asgjë për të. Mendoni një ministër të ri që merrte k/të faks çdo ditë, në një kohë idealizmi. Policia jonë e kap dhe i merr librat anijes, por anija ikën.

Anija mendohet se kishte cigare kontrabandë dhe mbase edhe armë. Por nuk u konfirmua. Kjo i kushtoi Genc Rulit, largimin nga qeveria.

Rudina XhungaE kujt ishte anija?

Dritan Shano: Mbase e atij që e hoqi, dhe e shoqëroi për të ikur.

5 Komente

  1. A
    Agroni

    Dritani ka thene te verteten per anijen qe kontrabandonte me lejen e Berishes dhe Zhulalit. Te gjithe pjesmarresit ne operacionin e sekuestrimit jane gjalle, anija u largua me urdher te Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Semi

      O Shano...e njohim dhe Rulin...po ti nderron cdo 4 vjet qendrim here me njerin e here ne tjetrin....sa per instituacionw ato mungojne ne Shqiperi te pakten nga 91 e ketej.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shprsa ime

        Ju të gjith pa përjashtim jeni shkaktar të tragjedis se popullit Shqiptar. Mos-kallxim krimi

        Përgjigjjuni
        1. I
          I ardhuri nga larg

          Dritani ka thene nje pjese te se vertetes. Historia duhet plotesuar. Kur bllokohet anija Sotirios nga organet tatimore qe vareshin nga Ruli, ky i fundit shkon te kryeministri Meksi, ne godinen perballe (Kryeministria, pasi Ministria e financave ishte ne godinen e Komitetit Qendror). E diskutojnë rastin dhe dakordësohen qe anija t'i nenshtorhej procedurave ligjore. Ruli del dhe shkon ne zyren e tij. Sapo arrin atje, bije zilja e Meksit. Ky i thote që ta lere te lire anijen. Ruli, njeri i mençur, kuptoi se Kryeministrin mund ta komandonte vetem Presidenti - Sali Berisha. Kete pjese te historise Shano nuk e thote. Eshte pune e tij.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Shprehja: "Nese do te dish shkallen e korrupsionit etj, ne veprimtarine e nje shtetari, ndiq pasurine!", tregon se sa i korruptuar ka qene apo/dhe eshte nje shtetar apo politikan. Kete nuk i kane bere ndonjehere Genc Rulit, apo dhe gencërve te tjere, sidomos te atyre që gjithe jeten e kane kaluar si rrogetare shteti.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje