Për analistin Plator Nesturi, PD-ja e Rithemelimit e “kishte ndier” që priteshin zhvillime nga SPAK (arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe masa e sigurisë ndaj Sali Berishës për dosjen Partizani), dhe kjo ishte arsyeja që disa ditë më herët nisën trazirat në Parlament.
Megjithatë, deputeti demokrat Luan Baçi nga radhët e Rithemelimit, i ftuar pasditen e së enjtes në “Ditari” në A2 CNN, theksoi se ishte mazhoranca ajo, që e trembur nga bashkimi i opozitës, “kërkoi të godiste Berishën duke përdorur SPAK-un në mënyrë që ai të tërhiqej."
Madje, sipas zotit Baçi, as trazirat e sotme në Kuvend nuk ishin bërë me plan, por u vendosën gjatë mbledhjes së Grupit. Dhe, hapi i radhës i Rithemelimit sipas tij, do të varet nga qëndrimi i mazhorancës.
Nga ana tjetër, Nesturi theksoi se aksioni i nisur javët e fundit në Parlament është politik dhe jo opozitar.
“Opozita vetë është e fragmentizuar brenda saj, edhe brenda atyre 43 deputetëve, kemi qasje të ndryshme,” shtoi ai.
Kujtojmë se seanca parlamentare e kësaj të enjteje u përfshi nga tymi i flakadanëve. Opozita tentoi bllokimin e punimeve por arriti të ndalonte vetëm fjalën socialistëve pasi pikat e parashikuara në rendin e ditës për t’u votuar u miratuan të gjitha.
Pavarësisht kësaj, Sali Berisha e quajti aksionin si një grevë të përkohshme, ndërsa me largimin e deputetëve, në sallë u fut Policia e Shtetit, duke e konsideruar Parlamentin skenë krimi.
Mos i merrni ne intervista keta te PD se jane svertitur tek populli, aktet e tyre jane te atij mjerani qe e kupton qe e ka humbur davane dhe kerton qe te duket se exziston , palaco antikombetare, terroriste..
Pirdh o Baci, pirdh se do marresh gishtin e mesit prape, sic e more ne Elbasan.
Sesi mund të bëhet burri kaq gomar me dëshirë dhe të nxjerrë nga goja të tilla kopaçe, është e pabesueshme. Edhe ta kalosh nëpër mend një fill të tillë logjik, të vjen ndot nga vetja.
Po po. Frikë nga PeDe
ky fytyre miu po bredh ketej nga komuna parisit sot te kujdeset per bizneset e tij se mos puntoret i thyejne ndonje karrike,ndersa per ti ber qefin kriminelit sali thyen karriket e parlamentit
Komente interesante.
Interesant
ore a jeni ne terezi qe i thoni luan thimit zoti ...a e kuptoni cdo te thote fjala zoteri .po eshte titull o vella . eshte titull qe merret si respekt per personalitetin ,sjelljen ,gjuhen ,veprimet ..per cfare dallohet ky karabush ,per personalitetin ,per sjelljen vulgare,per gjuhen e shprishur ,per veprimet e papergjegjshme puthadore,,,per cfare mund ti thuash ketij horri zoteri